Kryetari i Komunës së Graçanicës Branimir Stojanoviç ka deklaruar se takimi i Kryeministrit të Serbisë Aleksander Vuçiç me atë të Shqipërisë, Edi Rama duhet të kontribuojë në qetësimin e situatës në Kosovë, e cila sipas tij është e tensionuar.
Sipas Kosovapress, Stojanoviç ka fajësuar edhe mediat për këtë situatë, duke thënë se pret nga institucionet e sigurisë që mos të lejojnë dhunën ndaj serbëve.
Sipas tij, takimi i dy kryeministrave duhet të kontribuojë në qetësimin e situatës, e cila nuk ka qenë kështu që disa vite në Kosovë, por që është krijuar pas ndeshjes në mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila u ndërpre. /gj.k/