Kreu i FRD-së Bamir Topi thotë se Sali Berisha vijon të drejtojë PD, ndërsa shton se bojkoti nuk është veprimi i duhur pasi vendi i opozitës është në Parlament. I ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, Topi shkon edhe më tej duke u shprehur se Berisha “po krijon dinasti si Kim Jong Un”. Topi ndërkaq u ndal edhe tek raportet Presidencë-Qeveri, duke u shprehur se duhet të gjendet një gjuhë e përbashkët komunikimi në mënyrë që t’i jepet zgjidhje çështjeve të tilla si zgjedhja e 2 anëtarëve të Gjykatës së Lartë, apo guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, të cilat po mbahen pezull. Sipas Topit, kryeministri Rama gabon që po i lë hapësirë Presidentit Nishani, pasi zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës së BSH i takon Parlamentit, dhe më pas Presidenti zgjedh mes tyre Guvernatorin.
Ish-presidenti Bamir Topi, njëherësh kryetar i FRD, tha se Këshilli i Lartë i Drejtësisë duhet të pastrohet nga influencat politike, duke u ndalur konkretisht tek shkarkimi i ish-nënkryetarit Çefa dhe ish-anëtarit Lelçaj. Sipas Topit të dy këta anëtarë të KLD ishin “lidhje të shkurtra të mazhorancës së kaluar, njëri i Berishës e tjetri i Topallit. Ndërkaq, ish-presidenti Topi u ndal tek rëndësia e realizimit të reformës në drejtësi, duke theksuar ruajtjen e pavarësisë së institucioneve.
Sa i takon bojkotit të opozitës në Kuvend, kreu i FRD-së Bamir Topi tha se ky është një veprim i gabuar, pasi vendi i opozitës është në sallën e Parlamentit.
Ndërkaq, kreu i FRD-së tha se forca politike që ai drejton do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 2015, por nuk përjashtoi edhe koalicionet.
Qeveria ka nisur aksion në disa fusha, duke e quajtur këtë nisme vendosjen e shtetit ligjor. Ndërsa opozita e quaj vendosjen e shtetit policor. Ju si e shihni?
Të gjithë e kemi parë se ka një rritje të intensitetit të deklaratave, nga ana e kryeministrit në radhë të parë, e të tjerëve më tej. Më duket se në rast se do ta krahasojmë me lojën duket sikur është sulmues që ka marrë topin, vazhdon të triblojë, dhe në një moment kërkon të shikojë ku i ka shokët, por shokët janë mbrapa. Bëhet fjalë për një shtet ligjor. Asgjë nuk mund të ketë progres në këtë vend nëse nuk shkon drejt zbatimit të ligjit dhe vendosjes së parametrave të shtetit ligjor. Askush nuk mund të dalë kundër një abuzimi që ndodh qoftë me energjinë elektrike, që për hir të së vërtetës duhet thënë se ka një abuzim shumëvjeçar. Edhe vetë zoti Rama ka qenë 11 vjet kryetar bashkie, dhe kjo nuk zbeh kthesën që ai si politikan dhe kryetar i qeverisë të ndërmarrë hapat për rivendosjes e zbatimit të ligjit. Por kanë ndodhur edhe dëme. Për ata që dëshirojnë të kenë një qytetar normal kjo është pozitive. Sidomos kur hapësirat publike janë zënë.
Po a po bëhen këto prishje sipas ligjit apo janë selektive sikurse thotë opozita?
Me sa kam parë unë ka edhe selektivitet. Kjo nuk i shpëton politikës shqiptare. Në rast se kryeministri Rama dëshiron të jetë vërtet i suksesshëm në një nismë që duhet të përshëndetet sa i takon rikthimit të hapësirave publike, nuk duhet të ketë selektime. Nëse bëhen kalkulime të tilla këtij ia prishim, këtij jo, atëherë nuk ka sukses.
Gati po i rrëzohen në bllok dekretet e Nishanit në Parlament. Si e gjykoni?
Më vjen keq për shtetin dhe institucionet, të cilët kur ndryshojnë pozicionet u rritet ndjeshmëria. Dhe disa harrojnë se kur ndryshojnë pozicionet ato që i kanë bërë paraardhësit, u vjen radha ta pësojnë edhe vetë. Mendoj se këto dy pozicione shumë të rëndësishme duhet të gjejnë një zgjidhje, pasi vendet vakante në Gjykatën e Lartë krijon probleme. Janë mijëra dosje të akumuluara. Situata duhet të zgjidhet. Ka një lloj kryeneçësie nga të gjitha palët. Të derjetën e propozimit sipas Kushtetutës e ka presidenti. Metodikën që zgjedh presidenti e ka sipas Kushtetutës. Parlamenti sheh përputhshmërinë me ligjin dhe kushtetutën, dhe më pas futet në një vullnet për të vepruar. Por në shumicën e rasteve ku vullnet ka qenë politik, dhe dekretet e presidentit janë rrëzuar.
Javën e kaluar u shkarkuan dy anëtarët e KLD. Ju e quani të padrejtë shkarkimin e tyre?
Unë nuk kam pasur mekanizmin, por apriori do thoja se zv.kryetari i KLD dhe anëtari janë lidhje të shkurtra më anëtarë të mazhorancës së kaluar, njëri i Berishës, e tjetri i Topallit. KLD duhet të pastrohet nga influencat politike.
Kujt i takon të zgjedhë Guvernatorin e BSH?
Zgjedhja e anëtarëve të BSH i takon Kuvendit. Presidenti zgjedh kur i jep mundësinë Kuvendi, dhe në momentin kur guvernatori zgjidhet është njëkohësisht edhe anëtar. Ndërsa presidenti në momentin kur i jepet e drejta zgjedh një kryetar mes anëtarëve. Institucionet në rast se vazhdohet të mbahen peng se nuk janë në gjendje të zgjedhin, atëherë zgjatet edhe kriza. Parlamenti zgjedh anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, dhe presidenti do zgjedhë një prej tyre. Kryeministri Rama gabon që po i lë hapësirë Presidentit Nishani, pasi zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës së BSH i takon Parlamentit. Më së fundi e ka kuptuar se presidenca s’ka qenë butik. Është një institucion për të cilin respekti ka munguar. Gjithmonë ka patur probleme me mazhorancën. Mungon respekti formal, se deri ku mund të luhet në politikë.
Opozita është jashtë parlamentit. E gjykoni normale sjelljen e saj?
Jam shprehur gjithmonë kundër bojkotit. Debati duhet të bëhet në Kuvend. Arsyeja është se ajo që ka pasur në mendje, në qendër të filozofisë për të marrë peng, e për të çuar aty ku çohen pengjet zakonisht. Berisha po krijon dinasti si Kim Jong Un. Historia ka filluar dhe duhet të mbyllet me emrin e tij. Të gjithë të tjerët janë fatkeq. Ja kanë lënë zotit Ruçi të bëjë opozitë. Vazhdojnë notojmë me peshqit në ujëra që s’dihet ku do të shkojë. Kongresi i tyre ishte si kongreset e dikurshme. Është parodi. Por edhe tragjedi për pozicionin që duhet të ketë një opozitë. Një vend demokratik ka nevojë për opozitë. Askush nuk mendon se ku ka shkuar ekonomia. Edhe unë i kam bërë një ftesë Presidenti Tadiç në 2011 me akordin e forcave politike dhe të ndërkombëtarëve, edhe unë kam qenë në Beograd. Kam qenë i pari që kam ftuar në Vlorë presidentët. Vizita e Tadiç nuk u zhvillua sepse nuk e kishte kurajën të vinte, e donte një ftesë për të thënë “u ftova”. Por duhet të jemi dinjitozë, dhe jo me deklarata pasiononte. Por në radhë të parë duhet të interesohemi për problemet që kemi ne në hapësirën shqiptare. Kemi mungesën e opozitës në parlament në Shqipëri, e ndërkohë nuk është zgjedhur një qeveri në Kosovë, ndërsa në Maqedoni shqiptarët zihen në parlament.
E majta ka ardhur në pushtet e bashkuar, dhe ka humbur kur ka qenë e ndarë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me të djathtën. Si e shihni klimën tashmë në PD?
Është klima e tillë që ata e kanë vizionin aq të errësuar saqë nuk dalin dot nga ndërtesa e tyre. Ata janë në një krizë strukturore. Të gjithë janë në alarm. Nuk e shoh te mundësia e një oferte apo bashkëpunimi, por e shoh më gjerë. Ata kanë prishur balancën.
FRD do marrë pjesë në zgjedhjet lokale?
Sigurisht që do marrë pjesë dhe FRD në zgjedhje. Por është ende për të folur. Anëtarët e FRD kanë të drejtë të vendosin të bëjnë koalicion, por do të jetë një koalicion parimor.
Thatë që jeni të hapur për koalicion me të gjitha partitë?
Sot është herët. Kemi një zhvillim politik shumë dinamik dhe politik. Sot po merremi me veten tonë, me forcimin e strukturave, me komunikimin në të gjithë Shqipërinë.
Z.Topi. Jeni nder te paket Politikane te Kompletuar.
Posedoni te gjitha vlerat e saj.Fale kesaj ju kini Sot
nje Parti Vlerash,me njerez si vetja,te shtruar por edhe me
Nervin e Progresit.Ndaj konsideroheni si Ämbulanca” e
E mergjences. Shpejtoni ta shpetoni te Djathten.
Jemi te bindur se e kini shtuar shpejtesine edhe pse
rruget ku po ecni jane nga me te shkateruarat.
Pergatituni per zgjerimin e Stafit.Kerkesat do te verrshojne.
E Djathta ka nevoje per Oxigjen.
Udhetim te mbare dhe te suksesshem ne dobi te ketij vendi
qe ka filluar te ndertoje Shtetin e Vertete.-Urime
Mos e lavdero shume se ky plehre ka marre 200,000 euro per cdo anetar te KLDs qe ka zgjedhur ne kohen e tij!
Nuk eshte kaq i paster sa duket!
Jo po ky kur i ngrys vetullat i duket vetja se ka te drejte.
Na mbyten budallenjt thuaj.
O bame po mjaft me berishen se ke 7 vjet qe na lodhe,apo hajt ti biem se ashtu ka qejf ed rama?
Z. Topi , ju keni te drejte kur flisni, edhe kur veproni duket qarte bonsensi.
Por keni nje problem, ju dhe disa intelektuale te formuar per se mbari. Problemi eshte se keni formim qytetar qe ne gjeneze dhe te tille formim kane vetem 20% e popullsise te ne . Ne kete revansh qe ka marre fshatarsia zor se futet ne binaret e duhur. Nuk te ben qytetar nje diplome qe mund ta kesh marre edhe me te gjitha dhjeta, mund ta kesh marre ne universitetet me te spikatura europiane, apo te kesh punuar me eliten e emrave te profesionit . Formimi i njeriut fillon qe diten qe lind dhe hapat e para jane kryesore , e keto hapa ti meson nena fshatare, gjyshja fshatare, gjyshi, babai, vellezerit, motrat, komshijte etj te gjithe fshatare. Kur behesh per te ikur nga fshati nuk ke c’ medukohesh me nga kultura e kudo qe te shkosh edhe femijet po shtu do ti mesosh. E per hir te vertetes keta fshatare kane shumicen ne cdo krah te politikes dhe ne do jemi gjithmone ne doren e tyre. Keshtu eshte shkruar per kete vend
Formim qytetar ky qe nuk la vend gjykatesi pa shitur me sekser si spahiu dhe sali shehu ??? Qytetari nuk vjedh dhe ka moral. Ky eshte hajdut dhe mosmirenjohes
Bashkohem plotesisht me ju ! Ne Shqiperi mungon nje klase politike “qytetare ” ne kuptim e plote te qytetarise si menyre te menduari dhe te jetuari sepse ne Shqiperi dominojne klasat politike “katundare” qe si baze te tyre kane konfiktin e perhershem dhe parimin ” rrej se dicka do te mbetet “… Uroj qe partia e Z.Topi te synoje te Cilesia sepse me tane keta katundare qe ka Shqiperia luften per sasine e perfaqesimit e ka te humbur !
Besoj se z.Topi ka tani tagrin moral qe te formoje te djathten europiane shqiptare.Eshte shume e veshtire sepse te djathtes ne Shqiperi nuk i eshte bashkuar nje elektorat qe te le shume te shpresosh.Ne fillimet e 90-tes populli por ne vecanti rinia studentore dhe ajo shkollore,kerkonin kalimin nga diktatura ne demokraci,por te themi te verteten nuk eshte se ata iu bashkangjiten PD-se me pas.Vetem pak syresh e bene kete.Kontigjenti qe iu bashkangjit kesaj partie perbehej nga te gjithe ish te denuarit ordinere qe kishte Shqiperia atehere.Me marrjen e pushtetit radhet filluan te mbushen gradualisht me pragmatiste qe motiv te vertete ne jeten e tyre kane zhvatjen!!Te gjithe keta tani bashke me familiaret e tyre nuk bejne me shume se 30% te votuesve shqiptare.Vetem nje perqindje fare te vogel prej ketyre mund te rrembeje Z.Topi nga pjesa e ashtuquajtur e djathte.Burimi i vetem nga mund te terheqe perkrahes eshte elektorati gri.Ne momentin qe partia e tij mund te shkoje diku tek 30%-shi ,mund te besojme qe ne vendin tone te mos kemi me kete konfliktualitet politik,qe ne kushtet e sotme nuk soset kurre.Kam bindjen, qe pacim fat qe kjo dite te vije sa me shpejt dhe se te gjithe do ta shohin se sa e lehte eshte rruga per tu integruar perfundimisht ne E.U!