Valeria Lukyanova, vajza e quajtur si Barbie njerëzore është sulmuar nga disa persona afër shtëpisë së saj në Ukrainë.
Lajmin e ka konfirmuar vetë vajza barbie, e cila ka thënë se është sulmuar natën e Halloween në hyrje të apartamenit të saj nga dy burra. Ajo ka postuar edhe foto të plagëve të marra teksa ka theksuar se ajo prej 2 vjetësh është kthyer në shënjestër të një fushate urrejtjeje ndaj saj.
Valeria ka thënë se nuk i është nënshtruar asnjë ndërhyrjeje kirurgjikale për tu dukur si barbie, përveç rritjes së gjoksit të saj për tu dukur më normale.
“U sulmova në hyrje të pallatit tim nga dy burra të maskuar. Ata dolën nga errësira dhe me sulmuan. Ata nuk thanë asgjë dhe nuk u përpoqën të më grabisnin. Ndodhi shumë shpejt dhe ata më goditën në kokë disa herë. Nëse nuk do të ishte shfaqur fqinja ime nuk e di çdo të kishte ndodhur”, është shprehur Valeria, e cila me siguri ka pamjen e femrës më joreale në botë./j.h