Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka thënë se Konstandin Xhuvani duhet të ishte në burg.
Sipas Tahirit, Xhuvani nuk duhet të ishte liruar nga gjykata pas krimit të parë.
Tahiri duke folur në emisionin “Opinion” akuzoi gjykatat se po zhbëjnë gjithë punën e madhe që bën policia.
“Sipas meje zotëria duhet të ishte në burg.
Sic duhet të jenë dhe shumë të tjerë që i nxjerr gjykata duke ricikluar si stërkala kriminalitetin në Shqipëri. Kur nuk merreni me sistemin gjyqësor dhe kjo është pjesa më e rëndë.
Imagjino një i arrestuar nga policia për vrasje me paramendim, ai lirohet nga gjykata. Kështu dhe kur një pedofil dhunon një të mitur dhe ai lirohet dhe pret që prindi i vajzës së përdhunuar të mos bëhet kriminel? Merruni me gjykatat që lirojnë njerëz kriminelë dhe jo me policinë që i arreston dhe i vë para detyrës”m tha Tahiri.
Në lidhje me sherrin në Gjirokastër në 25 prill 2014, Tahiri tha se policia mori të dhëna në rrugë operative se Kostandin Xhuvani ishte fshehur në Lazarat.
Sipas ministrit për këtë shkak ai u vendos në listën e personave që kundërshtuan me armë aksionin e policisë.
“Nëse keni merakun se i kemi rënë në qafë zotërisë, dy janë variantet që mos kompleksoheni, se mirë që pyesni në mënyrë të padrejtë, (ndërhyn Fevziu), mos më ndërprisni. Komunikata për shtyp e Policisë së Shtetit ka renditur një listë gjatë aksionit në Lazarat që sipas të dhënave operative rezultonin të përfshirë. Në Lazarat, Policia e Shtetit u përball me rezistencë të armatosur dhe u detyruam ti bënim publikë dhe taktikë policore qoftë dhe nëse gabonim pak, por që të bënim të ndjeheshim në mënyrë nominale nesër.
Dhe në rastin e Lazaratit ndaj zotërisë nuk është ngritur akuzë kurrë nga prokuroria. Ju po tregoni vetë që policia ka bërë detyrën, dhe pse ishte djali i deputetes. Unë po të doja ti bëja nder Luizës, ia bëja nderin, ia fshija emrin, por nuk është fare kështu. Emri ishte në listë Nipi i nëndrejtorit të shtetit Kulici shkoi gjuajti në një lokal nate dhe nuk është kapur ende”, tha Tahiri.
I pyetur se përse nipi i Kuliçaj nuk është kapur ende, Tahiri u përgjigj: “Nuk e gjejmë dot ku është. Nuk është hata që nuk gjenden njerëz që janë në kërkim.
Policia e bërë punën në të gjitha rastet, këtu e kemi tejkaluar pak se e kemi vënë emrin, një çikë gabim”. /b.l
Shiko cfare trapi, “zoteria” thote.
A eshte marre I pandehur ky “zoteria” mor “zoteri”?
Edhe pas hekurave ne menyren me skandaloze Ministri I drejtohet me respect
Policia e shtetit mor “zoteri”, cfare ben?
Pret te vriten e te masakrohen “zoterinjte”, nga “zoterinjte” dhe del per deklarata.
Kjo eshte platforma juaj per parandalimin e krimit?
A kane policet ndonje urdher per kontrollim armesh?
Vetem gjoba I ke udhezuar “zoterinjte” e tu police te mbledhin?
Po kur nuk jua futi dhe nja 5 a 6 si puna juaj ai “zoteria”..shpetuat mire.
# mirel: C’ia fut kot, edhe ti…. Te therrasesh dike “zoteri”, ne keto raste merr kuptimin e perçmimit, pse e ke kaq te beshtire ta kuptosh :/ ?
O po te lumte , je trim o cun. Ti duhet te vazhdosh sic e ke nisur. Bravo.
Nuk akuzon njeri policine e shtetit ,qe kap dhe liron kriminelet .Ngerci ne kete vend eshte se ,Gjykat nuk jane te pavarura nga pushteti,dikur i PD -se
sot i Rilindjes dhe, per kete kemi shume fakte .Persa i perket kryekriminelit Xhuvani ,gjykata eshte teper fajtore qe e liroi ,pooor nje
Faj teper te madh, ka dhe mama Luize ,qe del dhe qurravitet ne koference shtypi per aktet makaber te kriminelit te saj .Nje prind i mire duke e njohur djalin e saj, teper problematik ,drogmenin qe ka ,duhet te mos pranonte qe djali te lirohej. qysh ne krimin e pare qe ka bere,por Luiza nuk ka qene kurre nje Nene e denje per te edukuar prej se vogli djalin e saj dhe akoma nuk eshte dhe nuk do te behet kurre. Faktet flasin qe ajo i ka mbuluar aktet e psikopatit te saj .Ardhja e djalit te saj ne parlament
tregon qarte ,qe mama Luize eshte pale me krimet e djalit te saj ,prandaj ai nuk ndalet se vepruari .Jam e bindur qe po kjo mama Luize, qe na u qurravit ,do te beje te pamunduren ,per hire te miqesise qe ka me Ramen ta nxjerri kriminelin e saj ,me fallcitete nje njeri me te meta mendore ,qe do
te thote ,ai nuk denohet asnje dite.
Prandaj nuk me mallengjen shume familja Xhuvani ,por perkundrazi ndjej neveri.
GAZETAR INJORANT PSE NUK THERISNI NE STUDJO NJE GJYQTAR HAJDUT PO I KERKONI LLOGARI ATIJ QE PUNON??
Akoma nuk morrem pergjigje se si ishte e mundur qe nje njeri i shpallur ne kerkim ne Lazarat del para kamerave ne ambjentet e Parlamentit dhe nuk i futet gjemb ne kembe.
Kemi te drejte te dime te pakten kush e organizoi ate shfaqje publike te shemtuar.
Po ky e ka mir
o Sajmir askush nuk ti besoi ato te mbremshmet,
kam frike se jane te verteta po e kemi me merak tju besojme se jeni bere ne pergjithesi shume matrapaza
http://bit.do/A-u-tolerua-Xhuvani-nga-policia
Po policia cfare ben me parandalimin e krimit. policia mund te justifikohet se nuk mund te parandaloje nje vrasje ne familje pasi nuk ka patur informacion ne lidhje me konfliktin por jo ne rastin e Xhuvanit. Si mundet qe ky person leviz neper tirane , i armatosur, me lende narkotike, frekuenton lokale ne mes te tiranes , ne orare te vona dhe duke ditur qe eshte me precedente te rrezikshem per jeten e njerzve, si persona qe ka vrare, ka kundershtuar policine me arme , dhe nuk eshte kontrolluar asnjehere nga policia. si mundet qe policia nuk ka informacion se lokalin qe keta frekuentonin dhe qe ndodhet perballe ambasades amerikane shitet droge, kokaine.
Fajin e ka Gjykata thot ky rrypi. Per çfare arsye gjykata nuk duhet ta kishte liruar? Ky juristi i paafte çfare budalliqesh flet? A nuk eshte prokuroria dhe policia organi kompetent per te arrestuar “zoterin” Xhuvani? çpun ka gjykata more gaforre?
Gjykata, gjykon ne baze te argumentave dhe fakteve qe prokuria i sjell ne gjykim. Tani, nqs ti si prokurori (e korruptuar) i sjell mbroçkulla, çfare duhet te bej gjykata? Te sajoj sipas qefit apo fantazise?