Partia Demokratike vijon akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar të mbajë përgjegjësi për privilegjet dhe paprekshmërinë që kishte krijuar për autorin e vrasjes së katërfishtë të ndodhur në Tiranë dy ditë më parë.
“Nuk harrohet z.Rama skandali që i parapriu vrasjes së katërfishtë në Tiranë, më kot mendon se i lave duart me teatrin me dy akte të luajtur në Kryeministri.
Autori i vrasjes, ishte në kërkim nga policia, por ai ishte ndryshe nga qytetarët e tjetë rë vendit, kishte privilegj e mbrojtje, ndaj bridhte lirshëm në Tiranë me pistoletë në brez.
Zoti Rama, dje, sot, e gjithnjë do të jesh përgjegjës për këtë ngjarje të rëndë, pasi ti i ke dhënë imunitet vrasësit, i ke dhënë mbrojtje. Ai falë teje ishte i paprekshëm”, theksoi Grida Duma, Koordinatore e PD-së.
Në vijim ajo shtoi se është fakt që Konstadin Xhuvani ishte në kërkim prej datës 26 prill të këtij viti dhe është në kërkim për vepra të rënda penale, për kanosje me armë të qytetarit, për armëmbajtje pa leje.
“Por policia e lejon, sepse ai është djali i miqve të tu, ai ka lejen për të bërë ctë dojë. Sic rezultoi fatalisht, ka lejen edhe për të vrarë, dhe jo për herë të parë.
Kjo është një përgjegjësi e rëndë, më e rënda që një politikan, apo më shumë, një kryeministër ka mbi shpatulla. Një përgjegjësi që ti z.Rama duhet ta mbash. Duhet ta mbash ti, ministri yt, drejtori yt i Policisë.
Jeni sot në borxh me shoqërinë shqiptare. Duhet të veproni e të mbani përgjegjësinë, pasi ajo që ka ndodhur është një humbje dramatike e katër qytetarëve, një tragjedi për familjet e të afërmit e tyre, por është gjithashtu një vrasje e ligjit, e rregullit, e sigurisë publike në vend.
Keni vrarë zoti Rama besimin që duhet të kenë qytetarët tek shteti. Se nuk mund të besojnë më kur një i kërkuar nga policia, me precedent të fortë penalë, nuk ndalohet sepse është miku juaj.
Dhe jo vetëm kaq, por e dorovisni edhe para kamerave të kërkuarin nga policia, në oborrin e Parlamentit, aty ku duhet të jetë shenjtëria e ligjit, për ta përdorur politikisht kundër opozitës.
Nga kjo ngjarje ka dalë e qartë para gjithë shqiptarëve se krimi ka lidhje me qeverinë. Se krimi ka një kryeministër. Që jeni ju z.Rama. Aq më shumë rëndohet pozita juaj, sa më shumë i ikni kësaj përgjegjësie, sa më pak skuqeni para kamerave teksa përsërini deri në mërzi dokrrat e përditshme”, tha Duma.
Në vijim ajo shtoi se Rama e ka kthyer Shqipërinë në një kamp internimi për qytetarët që vënë një tullë, që rregullojnë catinë e shtëpisë, që nuk paguajnë dot dritat se s’kanë me se të jetojnë, ndërkohë që krimi po arrin majat ku për një javë kemi 10 viktima. /gj.k/
Duket se opozita ka shteruar dhe ka vdekur. Keta thone shyqyr qe ndodhi vrasja se nuk kishim per cfare flisnim, nderkohe qe populli ka njemije halle dhe nuk i behet vone fare per vrasjen e drogaxhinjve. Disa kriminele me pak.
Opozite palaco bashke me kete.
T’ju vije turp qe perdorni kete ngjarje te rende si sulm politik shume turp dhe per ty qe te nxjerrin per keto fjalime kaq meskine.
Po ik o Grida na lere rehat se sjeni me te mire ju aman se namin bete.
Perkundrazi o Grida se ngjarja nuk u mbajt e fshehte per publikun dhe doreheqjen e dha Xhuvani cfare duhet te beje me teper Rama me teper te jape doeheqjen qe tju beje qefin ju.
Futja kot i thone kesaj po te perdor dhe ty PD-ja me keto deklarata pa lidhje qe si beson asnje.
Epo kur flasin edhe keta te PeDes per krim e vrasje…!
Keta te gjithe duhet te ishin ne burg tani nga Saliu deri te LUl-loqja!
Ptuu rrace e poshter!
Vitin e kaluar dmth 2013 u denua me burgim te perjetshem Ilir XH. per vrasjen e 6 personave ku ndermjet tyre Komisari i SHjakut(emri s’me kujtohet),ku vellai i ketije krimineli ishte zv-Kryebashkiak ne nje kumune te rrethit te Durrsit,çeshtja e krimit nuk duhet poliçtizuar por te gjithe se bashku Pozit,Opozit STOP KRIMIT..!
Grida.ca bun cuni jot nuk e ka fajin berisha, po ata te 4 ne bulevard kur do kerkoni falje ju.ose kur do denohen pucistat.lere pastaj gerdeci.turp turp turp
Keta te PD paskan qene budallenj kopmlet mor jahu, keta kane vrare me doren e vet 4 veta ne bulevard edhe pastaj nuk kane futur njeri ne burg
http://bit.do/Rama-mban-pergjegjesi-per-vrasjet
O parti rrugaçesh, kerkonui te barazoni ED RAMEN me mostren tuaj te krimit SALI BERISHEN meqe ai vrau kater njerez te pa fajshem ne bulevard dhe mbrojti kriminelet dhe bashkefojtoret e vet,po çfar e lidh tek e fundit ED RAMEN me drogaxhit e RRUGES o plera drogen armet dhe mutin ne kte vend e futi antishqiptari spiuni UDBse dhe kryekrimineli keti vendi sali berisha me zagaret dhe rrugaçet e partis tuaj PDse, nuk perzihet mielli me krunden iku koha juaj ai rrugaç do mari denimin e meritum por nuk esht e jema me qe esht deputete qe i tha ik e vrit dynjan,se nuk e dinte sheqerja se çfar bir kurve dhe krimineli ishte i biri SALIU, SE SHEQEREN NUK E PIRDHTE saliu JO TI TREGONTE SE PO VRISTE TER SHQIPTARET, ikni debila me kto skema mashtrimi se nuk ju beson me njeri letyra parti rrugaçesh