Serbia po bëhet gati të shtroi tapetin e kuq të parin kryeministër shqiptar pas shtatë dekadash, nën një klimë të tensionuar dhe masa të rrepta sigurie.
Megjithatë, tre ditë para vizitës së Edi Ramës në Beograd, e cila negociohet prej më shumë se një viti, axhenda është ende objekt i diskutimeve mes dy palëve.
Vizita e inkurajuar nga Brukseli ishte planifikuar të zhvillohej më 22 tetor, por tensioni pas ndeshjes Serbi-Shqipëri përfshiu në debate të ashpra zyrtarët më të lartë të dy shteteve. Një telefonatë mes Ramës dhe kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiç e shtyu vizitën për në 10 Nëntor, pasi dy homologët ranë dakord të linin pas mosmarrëveshjet e shkaktuara për përgjegjësinë e incidentit në stadiumin “Partizani” të Beogradit.
E ndërsa delegacioni shqiptar po bëhet gati për “udhëtimin historik”, pala serbe nuk ka zhdoganuar ende përfundimisht detajet e vizitës së kryeministrit shqiptar. E këtu, pika më e nxehtë e negociatave ka qenë takimi i kryeministrit Rama me komunitetin shqiptar që jeton në luginën e Preshevës.
Ambasadori shqiptar në Beograd pohoi në një bisedë telefonike për BIRN se negociatat për axhendën e vizitës nuk ishin mbyllur ende. E megjithatë, ai konfirmoi se është rënë dakord që kryeministri të realizojë vizitën e tij të parashikuar në luginën e Preshevës.
“Vizita në Preshevë do të zhvillohet ashtu siç ishte planifikuar,” i tha ambasadori Ilir Boçka BIRN-it.
Sa i përket pjesës tjetër të axhendës, ende nuk ka një draft final. Megjithatë, BIRN mësoi se Rama do të zbresë në aeroportin e Beogradit, së bashku me delegacionin që e shoqëron në orën 09:30 të mëngjesit të së hënës. Më pas, delegacioni do të shoqërohet në masa të larta sigurie drejt hotelit “Hyatt”, ku do të qëndrojë kryeministri shqiptar.
Draft-axhenda përcakton orën 11:00 si nisjen e pritjes zyrtare, me himnet kombëtare të dy vendeve në pallatin “Serbia”. Përgjatë një ore e gjysmë do të realizohen takimet Rama-Vuçiç dhe i ministrave të Jashtëm, Bushati-Daçiç. Në 12:30, dy kryeministrat do të mbajnë edhe konferencën e përbashkët për shtyp, një moment ky tjetër delikat për shkak të qëndrimeve të kundërta, që kryeministrat pritet të kenë për incidentin e Beogradit.
Në orën 18:00, Rama pritet të mbajë fjalën në tryezën e bashkëpunimit Shqipëri-Serbi, që është planifikuar të zhvillohet në hotelin “Frankensteiner“ në Beogradin e ri. Vizita në bashkinë e Beogradit, ku sipas axhendës së para-incidenteve pritej të merrte „Çelësin e qytetit“ mbetet për t’u konfirmuar.
“Ne duam të hapim një kapitull të ri në marrëdhëniet me Serbinë”,-tha ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në një intervistë për Euractiv. I pyetur për incidentin e Beogradit, ai tha se nuk do të bënte asnjë lidhje me tendencat nacionaliste në Shqipëri. “I vetmi projekt që vendi ynë po ndjek është pranimi në BE”,-tha Bushati.
Por presidenti serb, Tomislav Nikolic nuk është ndikuar nga afrimi i vizitës së Ramës për të zbutur tonet ndaj Shqipërisë. Në takimin e së premtes me kryeministrin francez, Manuel Valls, Nikolic denoncoi ato që ai i quajti provokime në rritje të shqiptarëve në rajon. Në këtë shtrat mosbesimi dhe tensioni po i jepet dora e fundit, vizitës së parë të një kryeministri shqiptar në Beograd pas vitit 1946.
*Marrë nga BIRN
Aman o serb lereni Ramen te vij, lereni te behet lider i ballkanit!?
Rama,nuk duhet te kercei sipas muzikes allaturka,e cila ka 600 vjet qe kendohet nga maja e xhamive .E ardhmia e shqiperise eshte evropa e cila kalon permes gjitonesise se mire………….
Enver Hoxha pa (brrrk) vizite me Titon…,Titua e emeron gjeneral Enver vetem e vetem se I fali (Kosoven)….Edi I gjate cfare do ti fale UDB se (Sali sllobodankes)?? Dhe nese nuk ifalr A Do te kethejet i GJALL?
Ja ke futur kot kesaj rdhe or kokebosh!
qe te flasesh per enver hoxhen o “liatris” shko e laje njehere gojen. ai ishte burre e jo cube, ia kishin friken derisa ishte gjalle. sa per kosoven, nuk ishte e lehte te bindje forcat aleate perendimore dhe ruset, duke pasur parasysh qe ish-jugosllavia ishte vendi i trete ne evrope persa i perkete viktimave te L2B.por ti je nje injorant, qe eshte e kote te futem ne komunikim me ty.
do e flliqin Ramen atje dhe me siguri do shenohen incidente te renda protokollare, rrjedhimisht dipllomatike! duke pare retoriken akuzuese dhe percmuese qe japin mesezhet e Tomislav Nikolicit,do ishte mire Rama te mos shkonte fare ne Beograd.
Politikane leshi.
I terheqin burokratet e Brukselit per hundesh si leshko.
Gjithcka do shkoj sipas skenarit serbo franko anglo rus.
Shqiperia duhet te mbylli boterisht gojen dhe te japi siguri absolute se do frenoje endrren e Shqiperise se Madhe dhe se do filloje gjuetine e shtrigave ndaj nacionalizmit shqiptar.
Kush mund te genjehet dhe shpresoje mardhenie miqsore me urrejtjen serbe, antishqiptarizmin e saje pervec politikaneve shqiptare qe ne vend te mbrojne me dinjitet ceshtjen kombetare sic eshte njohja e shtetit te Kosoves shkojne te bejne paraden e nenshtrimit, kur jo me larg se sot Presidenti serb foli me urrejtje per shqiptaret.
me kta fytyra do bejme miq qe te shkojme ne evrope…na e ka percaktu evropa me force detyrim te behemi shok me korraket serb….me dhune na dhane fene e anadollakve turq..tani me dhune te behemi shok me serbin…
ok bravo Z Rama
mbas shekujve ne sundimin otoman Serbia eshte shkaktarja kryesore e vuajtjeve te kombit shqiptare Serbia solli ne pushtet diktatore e vegla te tyre Zogu Hoxha Berisha dhe gjithe klasa politike qe kemi sot .Nga kjo menyr e te sjellurit ndaj Shqiperise ata Jo vetem nuk kane fituar por kane vuajtur njelloj si ne nga diktatura e tyre nacionaliste.Ndoshta ka ardhe koha te kuptoj se mbajtja e Shqiperise ne zoterim e ben ate edhe me te humbur
Po Presheva a eshte ne axhenten e Kryeministrit
Serbet jane ne veshtiresi shume te madhe.Presidenti Nikolic arratiset nga Serbia sepse Beogradin e viziton Kryeministri Shqiptar.Kjo eshte Serbia e Evropianizuar post-Milloshevic??Ky eshte nje trepikesh tjeter ne favor te Shqiperise,mbas trepikeshit te pare,kur Kryeministri Vucic u mendua disa dite nese do priste Homolugun e tij,qe ai dora vete e kishte ftuar per vizite me 22 Tettor.
A nuk mund te shkruani pa gabime, qe te filloni te quheni shkrues, pastaj koka te medha te gazetarise. Nuk thuhet dhe shkruhet “të shtroi”, por “të shtrojë”.
nuk arrij ta kuptoj te gjithe kembemguljen e edi rames per te bere viziten ne serbi .menjehere mbas ndeshjes serbia beri shtyrjen e takimit zyrtar . te njejten gje duhet te bente dhe edi rama . serbia e shtyu nje here shqiperia duhej ta shtynte dy here daten e takimit . e per me shume mbas gjithe sjelljes te padrejte te serbise ndaj popullit dhe shtetit tone .
Viziten dhe shtensionimin e mardhenieve Shqiperi-Serbi nuk e dyan veten nacionaliste serbe dhe fatkeqesisht edhe poltikanet qe sot derjtojne shtetin serb por qe te detyruar nga evropa duhet ti thone “derrit” daje. Por ne kete rrast ata po tregojne se jane ata “derrat” e prpambetur te evropes.Shqiperia dhe popujt tane fitojne nga kjo vizite. Shqiperia ngrihet ende me art duke treguar qellimet e saj per bashkpunim dhe paqe ndersa popujt tane perfitojne pervecse paqetimit edhe bashkpunimin ekonomik per nje jete me te mire.