Shkëlzen Maliqi, këshilltar i kryeministrit për Rajonin ka theksuar se vizita e Kryeministrit Rama në Beograd do të thyejë akullin mes dy vendeve ndërsa bën të ditur se për këtë vizitë është punuar për gati një vit.
“Ekipet kanë punuar intensivisht këto ditët e fundit për vizitën, janë përgatitur deri në detaje ndërsa është punuar për gati 1 vit”, tregon Maliqi për ATSH.
Sipas tij, pritet që të thyej akullin mes dy vendeve edhe pse shton Maliqi, ekziston frika se mos mesazhet e Ramës do të jenë të papëlqyeshme për ta.
“Rama nuk është ndonjë eksponent i ekstremizmit që ata të frikësohen. Ata kanë frikë për çështjen e sigurisë, e sidomos në Preshevë. Nuk pres shumë, do të nënshkruhen disa marrëveshje protokollare. Më shumë është për të thyer akullin. Ka qenë anomali ajo që ka ndodhur që për 70 vjet të mos ketë këto marrëdhënie të nivelit të lartë. Duhet që kjo të tejkalohet” deklaroni këshilltari i kryeministrit për rajonin.
Përsa i përket vizitës së Ramës në Preshevë, Shkëlzen Maliqi tha se nëse nuk do të lejohej që kryeministri shqiptar të shkonte aty, do të ishte anuluar vizita në serbi.
“Presheva ka qenë prezente që nga fillimi i përgatitjeve. Nuk do të realizohej vizita nëse nuk do të ishte kjo ndalesë. Është një pjesë e politikës që ka kryeministri Rama për rajonin, atje ku ka shqiptare për ti bërë pjesë e integrimit. Do të bisedohet çështja e të drejtave të shqiptarëve të Preshevës. Ka shumë marrëveshje që nuk janë realizuar, shqiptarët në Luginë nuk ndihen të sigurt dhe nuk kanë të gjitha të drejtat që iu takojnë. Në Beograd do bëhet një lloj avokature për të drejtat e tyre”, deklaroi Maliqi.
Sa i përket çështjes së Kosovës, ai tha se kryeministri Rama do të kërkojë në një farë mënyre njohjen e pavarësisë.
Ndërsa për takimin me presidentin serb, Tomislav Nikoliç, Maliqi tha se nuk ka qenë dëshirë e të dy palëve./b.l
Nuk the asqe te re zotnij Maliqi.
Merre rrogen e mos fole.
Sigurisht qe Rama do kerkoj njohjen e pavaresise se Kosoves, por mendoj se cdo gje ka nje kosto ose ndoshta nje kompromis. Kush eshte ky kompromis? Ndoshta mund te behet nje “leshim” per Kosoven Veriore dhe si kompromis te saj te kerkohet Kosova Lindore (Lugina e Presheves).
Me qene une k/minister ty,as roje kallamoqi.
Derrat kishin bere dasem.KAQE per sote!
Kshiltare i k/ ministrit,as vete ky, nuk e beson.
Turqeta MANO!…i themi ne prej shipnije.
Ti zotri Kuxiani, ia hongesh bolet Shkelzenit, ok?
Kuksjan me pelqejne argumetet e tua.Gjithe ato argumente qe ke ,ta mbush mendjen menjehere.Merru me ” kallamoqet”
Sikur varet pavaresia e Kosoves nga brockullat e Rames! Rama e perdor politikisht per ceshtje elektorale kete problem, por e verteta eshte se pavaresia e Kosoves varet nga Serbia. Neqoftese Kosoven nuk e njeh Serbia se pari, atehere dy shtetet permanente e keshillit te sigurimit ne OKB (Rusia dhe Kina) si dhe pese shtetet e Bashkimit Europian dhe Vatikani, nuk kane per ta njohur kurre ate. Pra finalizimi i pavaresise se Kosoves, ne nje fare menyre varet ne menyre indirekte nga Serbia. Te shohim se neqoftese Serbia do ta pranoj pavaresine, ne nje te ardhme te afert apo te larget. Deri tani ata thone se nuk do ta pranojne kurre.
Rama paska gjetur nje “keshilltar” te “denje” per ceshtjet e rajonit. E ka shume mire Kuksiani me siper, qe ky gabuzhel nuk ben as si dordolec per te trembur sorrat ne are! Rama ka bere gjithe te tredhurit dhe gjithe cmendurit me nje inteligjence nen minimalen, keshilltare. Kjo dihet shume mire.