Një nga femrat më të pushtetshme në Hollywood, aktore, këngëtare dhe tekst-shkruese, Barbra Streisand mbetet ende një femër, ku klasi nuk është zbehur aspak as pas viteve që ikin.
72- vjeçarja, fituese e çmimit Oscar është fotografuar në New York me një veshje që të kthen pas në vitet 80′.
Streisand shihet e veshur e gjitha me të zeza, një byzyluk lëkure në dorë dhe flokët e bëra me pak valëzime.
Barbra, e cila ka hyrë në histori si një ndër femrat, e cila për hir të famës nuk bëri asnjë ndërhyrje kirurgjikale, sot shihet më në formë se kurrë, ndryshe nga shumë kolege të saj, të cilat falë ndërhyrjeve estetike në të 50-at e tyre duken jo vetëm shumë të plakura, por të shpërfytyruara./j.h