Tifozët kuqezinj kanë gati një befasi për Platininë në ndeshjen e sotme Francë-Shqipëri

14 Nëntor 2014, 11:12Sport TEMA

Ndeshja ndërmjet Francës dhe Shqipërisë është miqësore, por për “Tifozat Kuq e Zi” ajo paraqet vlerë të madhe.

Grupi i tifozëve që përkrah kombëtaren shqiptare do të jetë prezent sot në Rennes të Francës, ku luhet ndeshja, ndërsa ka paralajmëruar befasi për kombëtaren shqiptare, por edhe për presidentin e UEFA-s, Michel Platini.

“Tifozat Kuq e Zi” janë të revoltuar lidhur me vendimin e UEFA-s lidhur me ndeshjen e ndërprerë ndërmjet Serbisë e Shqipërisë.

Shqipëria e humbi atë takim me rezultatin zyrtar 3:0 dhe ky vendim i UEFA-s preku ëndrrën e adhuruesve të Shqipërisë për kualifikim në evropianin e vitit 2016 që mbahet në Francë.

Për vendimin tifozët fajësojnë Platinin, që edhe para vendimit kishte lënë të kuptohet se e vlerëson Shqipërinë fajtore.

Prandaj, ndeshja me Francën, përveç për të përkrahur Shqipërinë, tifozëve do t’u shërbejë edhe për të protestuar kundër Platinit, shkruan Koha Ditore.

“Fati deshi që menjëherë pas asaj poshtërsie që ndodhi në Beograd dhe vendimit të diktuar nga Platini, kalendari na vë përballë Francën. Ku ka më mirë sesa t’u tregojmë bashkëqytetarëve të Platinisë se me cilin njeri kanë të bëjnë”, ka thënë të enjten për “Panorama Sport”, Artim Elmazi, përfaqësues i TKZ-së për Zvicrën.

Ai ka treguar se janë bërë të gjitha përgatitjet për të përkrahur kombëtaren, por edhe për t’i bërë befasi Platinit. Ka treguar se tifozët do të mblidhen në Rennes në orën 15:00 dhe do të ndajnë detyrat.

TKZ-ja, më të rëndësishme se ndeshjen e vlerëson mesazhin që do t’ia japë Platinit, por edhe Francës e Evropës.

“Platini na injoroi në Beograd duke mos na lejuar të përkrahim skuadrën tonë. Tani është radha jonë që t’i tregojmë anën tjetër të medaljes. Sigurisht përtej kësaj ne do të mbështesim skuadrën tonë me shpresën se edhe në këtë miqësore ne mund të marrim një rezultat pozitiv”, ka shtuar Elmazi./b.l

9 komente në “Tifozët kuqezinj kanë gati një befasi për Platininë në ndeshjen e sotme Francë-Shqipëri”

  1. Tolis says:

    Nje gje e mire po vjen
    Bravo tifozat qe nuk dorezohen kurre

    http://bit.do/Cfare-kane-pregatitur-tifozat-sonte-per-Platinine

  2. Sali=Geddaf says:

    Tifozat te kene kujdes e mos te bejne budallalleqe, si ofendime e gjera jo te hishme se nuk ka lezet te behemi qesharak ne sy te botes!

  3. komunalja says:

    A e degjuat se FIFA ka nxjerre Katarin dhe (kë tjetër)Rusinë si te pafajshëm ne procesin për korrupsion! Amen, une jam Jezu Krishti & Muhameti njëkohësisht!

  4. komunalja says:

    Platini = përzierja e sportit me politikën = Qelbësirë

  5. Jari says:

    Kujdes nga Duka, shijaksi agrar I pulastrenave. Ai , si ne Serbi, eshte kunder KuqeZinjve

  6. anna says:

    Hajt mo se dhe bota njesoj SI ne jane vetem kane me shume leke kaq sduhet me ta vrasim mendjen si iu dukemi sidimos francezve

  7. Amadis Hali says:

    Te lutem a mund na veni nje link per nje live stream me e pa ndeshjen?

  8. Eli says:

    Kujdes,ndryshe mumd te thone keta jane problematike kudo.Mos harroni presim vendimin e gjykates.

  9. enter says:

    Si konfirmim qe e keqja e Shqiperise vjen nga Shqiptaret.

    Keta kuqalashet bejne mire te rrine sus sot ne stadium, te mos na felliqin ne mes te Parisit.

    IDIOTE!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje