Rama nuk bëri as heroin e as patriotin, por detyrën

15 Nëntor 2014, 12:46Politika TEMA

Nga Halil Matoshi*

 

Duke dashur që ta mbajë pushtetin perms monopolizimit të gjuhës (“Kosova është Serbi”) elita politike në Beograd vazhdon t’i rrejë serbët dhe në gënjeshtër e sipër, ka nisur t’i besojë rrenës së vet… Rama s’e bëri heroin as patriotin në Beograd, por e bëri detyrën në mënyrën e tij. Ju kujtohet se detyrën në Beograd e bëri edhe ambasadori kosovar, Lulëzim Peci, por mënyra e tij e la pa punë. E në Preshevë Rama u shkri në turmë, si një aleat i mitit të “Shqipërisë së madhe”

Elitat postmoderne (ish-fashistë të Slobodan Milosheviqit dhe pasardhës të çetnikëve, radikalë të Vojislav Sheshelit) u bënë bashkë në një performancë tejet të dobët dhe primitive për ta menaxhuar disi humbjen e Kosovës, para serbëve agresivë e të painformuar. Para budallenjve të magjepsur nga pushteti i elitave fashiste serbe. Por duket ashiqare se kanë dhimbje të përzier me frikë dhe Vuçiq e Nikoliq, nuk po kanë as kurajë dhe as guxim t’u thonë serbëve: Kosova shkoi – ta ruajmë fytyrën!

Këtë paranojë të oborrit e dëshmoi edhe vizita e Edi Ramës në Beograd. Kryeministri shqiptar nuk e bëri heroin as patriotin e madh (pas performancës “heroike” me dron as që mundet!?) Rama e bëri profesionalisht detyrën e politikanit si burrë shteti… Madje është vështirë e kuptueshme përse shqiptarët nga një shtetar në detyrë kërkojnë gjithnjë flijime, kërkojnë heroizma buçitëse!? U pa sheshit se Rama ende nuk e ka mësuar leksionin e Brukselit, pra as gjuhën “e thatë” që preferon selia e BE-së, kur i ulë përballë shqiptarët kosovarë dhe serbët.

Prandaj kryeministri shqiptar para se të merrte mendimet e këshilltarëve të tij, është dashur ta takonte Lulëzim Pecin, ish të ngarkuarin e Hashim Thaçit me punë në Zyrën e Kosovës në Beograd, i cili ra viktima e parë e shqiptimit të faktit Kosovë e pavarur, që duhet ta njohë edhe Serbia!?

Ambasadori kosovar, Peci, shkoi në Beograd dhe një ditë të bukur tha: “Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe se atë duhet ta njohë edhe Serbia”. Në të parë një fjali ‘political correct” Kosovarëve veçanërisht u kujtohet fare mirë ky rast i ambasadorit, të cilit ia hëngri kryet (politikisht) pikërisht kjo fjali korrekte, ky fakt i thënë serbisht dhe midis Beogradit!? Madje i ishin përplasur në fytyrë edhe një potpuri sharjesh nga shefi i tij i deriatëhershëm. Dhe po ta pyesësh sot ambasadorin se çfarë nami paskësh bërë në Beograd, as ai vetë nuk di të thotë, pos që qetësisht përsërit: “E bëra detyrën!” Por detyra e tij nuk ishte që ta thoshte një fakt historik, detyra e tij ishte që ta heshtte atë!?

Të thoshte: Kosova dhe Serbia kanë perspektivë evropiane. Kaq dhe mjaftueshëm. E Rama kishte një borxh për ta larë para shqiptarëve në shtëpi, atij i ishte bërë presion që të mos shkonte fare në Beograd, natyrisht nga krahu nacionalist i politikës së Tiranës. Dhe ata pak veta që thanë se ai duhet ta bëjë detyrën e burrështetasit dhe s’ka qare pa shkuar (sepse këtë e kërkonte BE-ja, posaçërisht Berlini, por edhe Ëashingtoni) i thanë po ashtu se ai duhej t’i kërkonte Serbisë ta njihte Kosovën e pavarur! Dhe vetë jam ndër ata opinionistë që s’e kam vënë në dyshim fare shkuarjen e Ramës në Beograd, porse më kanë vërshëllyer jodurimtarët shqiptarë, nacionalistët që rëndom zgjohen pas furtunës.

Por më duhet ta pranoj: e kam thënë publikisht në një televizion të Tiranës, se Rama duhej t’i kërkojë Beogradit ta njohë Kosovën e pavarur, prandaj s’e kam ndërmend t’i bie mohit e ta qortoj, siç po bëjnë tashti disa “nga ne”!? Dihet se bërja e detyrës në rrethana të tilla nuk të sjellë gjithnjë famë dhe nuk të bën patriot, por ta nxin jetën, si Lul Pecit!? Mirëpo Ramës i shkrepi, sepse konteksti i pasincidentit me dronin në Beograd kërkon koka të nxehta, fjali ikonike, flamuj kuqezi në duar burrash të egër dhe krenari ballkanike.

Dhe ai u bë i dashur brenda ditës për shumë kosovarë! Madje duke i bërë ta harrojnë Sali Berishën!? Pra kalkulimi i tij iu shpagua, ndonëse mund të marrë ndonjë vërejtje të vogël nga Brukseli. Kosova shtet i pavarur nuk është dhe nuk duhet të jetë më pjesë e ligjërimit retorik-patriotik të liderëve ballkanikë, sepse nuk është punë e tyre!? Kosova tashmë është një fakt, një çështje e zgjidhur me luftë! Për Kosovën e pavarur është bërë lufta 72-ditore e NATO-s kundër forcave serbe të sigurisë, dhe ai që e përmend për namin personal veç koritet. Mirëpo Rama e përmendi faktin litar në shtëpinë e të varurit! Në kohën kur Serbia është në gjendje të stresit posttraumatik, duke e vuajtur plagën e humbjes së Kosovës.

Vuçiq dhe krejt Beogradi e dinë tashmë se Kosova është një shtet i pavarur në fqinjësi, por ata duan që kjo të mos u thuhet ndër sy. Kosova është shndërruar në zemëratën më epike serbe, sidomos për mendësinë kuaziimperialiste, siç është Vuçiq. Rama e përmendi Kosovën, sepse jo vetëm që do ta humbiste krahun nacionalist në shtëpi, por dhe shumëkush nga ne – kosovarët – do t’ia vinim barrën e mëkatit në qafë, si një gur mulliri. Porse nëse ka pasur marrëveshje paraprake me homologun e tij serb, që të mos e zë ngoje Kosovën, jo së paku në konferencën e shtypit, atëherë Rama e ka përdorur Kosovën për të krijuar epërsi psikologjike karshi Vuçiqit diletant.

Pra e ka abuzuar emrin “Kosovë” sa për mujshi ballkanike dhe në kontekst të incidentit me dron në stadiumin e “Partizanit.” Ramës racional i duhet të bëjë diçka edhe për turmat, votuesit e tij, sidomos tashti pas rikthimit të nacionalizmit të braktisur shqiptar (që aktualisht në Tiranë duket i shpifur!?), i cili po merr përmasat e histerisë kolektive.

“Aleksandër… ky është një fakt – po i thoshte Rama – duke e siguruar atë që në Tiranë mund ta thotë “të vërtetën e tij” për Kosovën lirshëm. Porse Aleksandër, si fëmijë i llastuar, tepër sederli ose tepër frikacak thuhet t’i jetë shfryrë kryeministrit shqiptar gjatë tërë drekës: “Edi, pse ma bëre këtë”? Çka d.m.th. ky rënkim dhe shfrim fëmijëror? Inatet ballkanike s’kanë të sosur, edhe pse narrativat e mëdha në epokën e globalizmit janë sosur tashmë, duke lënë prapa vetëm tymnajë performatizimi, si ai me dronin… Nacionalizmi ekspansionist serb që u rrit në fashizëm gjatë viteve ’90 ka “prodhuar” breza të tërë “azganësh” (Delije!?) që ende vazhdojnë ta shohin Serbinë me optikën imperiale dhe serbët si “popull hyjnor”.

Kurse në sofër kanë fare pak bukë. Si të gjithë ballkanasit. Pra Vuçiqit pos që i janë skuqur veshët nga inati infantil, që po e dëgjonte një shqiptar tek ia thotë ndër sy një të vërtetë, ai duket se me këtë shpreh edhe një dozë joracionale frike: Pse ma bërë këtë? Derisa media e fuqishme botërore vizitën historike të kryeministrit shqiptar në Beograd e cilësoi si të dështuar, ngase ajo është dashur ta hapë një kapitull të ri në mes të dy popujve e jo ta mbyllë edhe këtë deriçkë. Sidoqoftë vizita ndodhi, disa marrëveshje që i do Brukseli u nënshkruan dhe një deklaratë në vete as nuk ndreq dhe as nuk prish punë.

Sidoqoftë Kosova mbetet në mes! Sepse fakti “Kosovë e pavarur dhe sovrane” është në mes të dyja shteteve, Serbisë dhe Shqipërisë, prandaj kur dikush në Tiranë e cilëson Serbinë si fqinj verior të Shqipërisë e abuzon këtë fakt. Nuk u bë nami! Ish-drejtori politik i UÇK-së po bisedon dendur me serbët, e lëre më kryeministri shqiptar – së këndejmi – Rama i detyrohet shtetit që udhëheq dhe Brukselit, por jo Kosovës, sepse ai nuk ia ka ndonjë borxh.

Në Beograd edhe amerikanët dhe evropianët sikur i janë bindur një tradite – me ua përfillë krenarinë rustikale azganëve serbë – mos me ua hallakatë plagët në shtëpi, prandaj vlen ajo që e tha Daniel Server se diplomatët perëndimorë privatisht ua thonë serbëve se Kosova e pavarur është punë e pakthyeshme, porse në publik ua përkëdhelin sedrën, duke u thënë se Kosova dhe Serbia duhet të shikojnë kah e ardhmja. E në Preshevë nisën të bien tupanët që me agun e së martës.

“Unë jam një preshevar” – ka thënë Rama – nga ndjenja se po e torturon një gjynah që askush s’ia vë në shpinë. Pati thënë J.F. Kenedy në Berlin: “Unë jam një berliner”, për t’i ndarë vuajtjet me gjermanolindorët. Pati thënë dhe një Vaclav Havel: “Unë ndihem kosovar” për t’ua lehtësuar atyre dhimbjet e luftës… Por Kenedy dhe Havel kanë bërë shumë për ata me të cilët bashkëndienin dhe nuk kanë bërë vetëm parulla boshe, për të mbledhur pikë politike në shtëpi. Pra në Preshevë Rama u shkri në turmat nacionaliste duke mos u veçuar para parullave për “Shqipërinë e madhe.”

Dhe jeta e njerëzve atje nuk do të ndryshojë, mund të përkeqësohet madje!? Mijëra shqiptarë dolën ta presin Ramën me mesazhin: “Presheva, Bujanovci dhe Medvegja janë Shqipëri”. Dhe kryeministri shqiptar e relativizoi maksimalisht këtë parullë: “Kjo gjë nuk prish punë për asnjë palë, ne do t’i respektojmë ata njerëz. Në fund të fundit jetojnë në një territor të Serbisë dhe e drejta e tyre është që të flasin çfarë të duan. Kjo nuk cenon ndonjë gjë për takimin tonë mes dy shteteve”, tha Rama. D.m.th. shumë preshevarë i la në injorancën e tyre, duke ua njohur të drejtën e shprehjes së lirë, porse ua bëri me dije se jetojnë në shtetin serb.

U shfaq dhe një pankartë në të cilën shkruante: “Të bashkuar për një qeverisje mbarëkombëtare” dhe besoni, nuk po e kuptoj semantikën e saj!? Nëse kryeministri shqiptar tha në Beograd se Kosova e pavarur është një fakt i Pakthyeshëm, atëherë për cilën qeverisje mbarëkombëtare angazhohen preshevarët dhe ç‘kuptim ka kjo për ta!? Nuk i vë asnjë faj turmës, po ç‘duan të na thonë liderët politikë të Luginës përmes këtij selami?

Që janë ngritur kundër pavarësisë së Kosovës ose pavetëdijshëm e cenojnë atë!? Apo – fali Zot – se s’dinë çfarë bëjnë!?. Nëse Edi Rama në intervistën dhënë “Frankfurter Allgemeine Zeitung” tha: “Shqipëria e madhe nuk është projekti yni, siç nuk është as flamur yni apo flamur i ndonjë Shqipërie tjetër që ne gjoja planifikojmë, ajo copë tekstil, që e stërngarkuar me simbole shqiptare, u valëvit mbi stadiumin e Beogradit. (…) Projekti ynë i vërtetë është një Evropë e madhe, jo Shqipëria e madhe”, atëherë vështirë të kuptohet mesazhi i tubimit në Preshevë.

Një burrështetas i vërtetë nuk u bindet turmave. Rama duhej të deklaronte hapur kundër mesazhit të asaj pankarte në Preshevë dhe t’ia thoshte ndër sy të vërtetën popullit atje – siç ia tha Vuçiqit – ndryshe, del se ai ka abuzuar me përmendjen e Kosovës së pavarur gjatë vizitës në Beograd, apo e ka përmendur sa për ta shpëlarë gojën…

*Koha Ditore- Titulli është redaksional

44 komente në “Rama nuk bëri as heroin e as patriotin, por detyrën”

  1. Dhe kush o i interesuar ktu ne shqiperi,
    per “Komentin e ktij majmuni mediash”,
    mbi viziten e Kryeministrit Shqiptare ne serbi ???!!!

    Hik mer kurva mediatike e boni dicka per shtepine tuaj ,
    per ate cop vend ku kan peshty pertoke,
    ngeli Politika Shqiptare dhe Vleresimi vizites z.Edi Rama te merren majmunet e kosoves.

    1. Ilir Hoti says:

      Ky eshte nje gomar qe mbane mbi shpine dy tre shoke te tij ,seicili me i degjeneruar se tjetri………..

  2. Dhe kush o i interesuar ktu ne shqiperi,
    per “Komentin e ktij majmuni mediash”,
    mbi viziten e Kryeministrit Shqiptare ne serbi ???!!!

    Hik mer kurva mediatike e boni dicka per shtepine tuaj ,
    per ate cop vend ku ju kan peshty pertoke,
    ngeli Politika Shqiptare dhe Vleresimi vizites z.Edi Rama te merren majmunet e kosoves.

    1. meritoni says:

      hahahahhahhahahahahha,po knaqem kur po i lexoj komentet e njerzve,te cilet vetem nje liber ne jeten e tyre e kane lexu,ABETAREN!
      DHE PRAP PRTENDOJNE SE DINE DIçKA?!

      TURKOFAGOS,DRVISHE,ku jeni?
      vetem ju mundeni mi dhene kuptim ketij debati,ju jeni qershia mbi torte!

      sa lehte eshte te provokohet injoranca!

      1. TONI says:

        O SHOKU ABETARE SHKRUHET( Turkofagos Nikitas Stamatelopoulos Greek revolutionary in the Greek War of Independence.
        DHE TJETRA SHKRUHET dervish OSE darves) O SHOKU ABETARE MESO TE SHKRUASH NJE HER PASTAJ BEJ PICI VICI.

        1. MERITONI says:

          TONI

          hahahahahahahaha,ti mesohu ti perdoresh shenjet e pikesimit!

          ato nuk jane per zbukurimin e fjalise,por,per ti dhene kuptim fjalise!

          injoranca,injoranca i ka fajet,ti nuk ke faje,fajet i kane ata 5 mije mesusit e pakualifikuar,te cilet te kane mare ne qafe!

          a bene te pyes diçka?
          jane dy vellezer frasheri,si i kane emrat ata?
          -njeri e ka emrin NAIM.
          -tjetri si e ka emrin?
          hahhahahhhaahhahaahhaahhaahahha!

  3. Mali i Tomorrit says:

    Sa shume te paska djeg vizita e kryeministrit Rama ne Beograd or Matosh! Sipasteje Rama dyhet ti perkedhelte koken Vuçiçit ne Beograd, ashtu sikurse shume diplomate te there te huaj. Po ne se nuk do tjau thoshte shqip dhe troç kryeministri shqiptar nga kush pretti or Matosh? Nuk po ju gjendet karari juve analisteve? po te heshte Eama ne Beograd do ta quani grek, proserb, pro sllav etj. Tani qe foli shqip dhe kerkoi qe dhe shqiptaret e Lugines te kene te njejtat te drejta dhe liri sikurse pakicat serbe dhe minoritetet kudo ne Europe po e nxirni Ramen nacionalist. Rama or ti Matosh eshte nje shqiptar 24 karat si ti dhe si une. Beni mire te sqaroni kush eshte dhe cfare ka bere per shqiptaret e Kosoves, por veçanerisht per llogari te shtetit serb ish kryeministri Sali Berisha. Porbejeni mire ama jo me patriotizem fallco.

  4. Ilir Hoti says:

    Nuk na u nda ky si ‘miza pas bythes kalit’..Do te tregoj se eshte dikushi..vuan shume se nuk ka origjine te qarte!!! Nuk ka pse te te ,vuajn’ edhe per shqiptaret!!!! Nje krijese e degraduar qe di shqipen!!

  5. çentrale says:

    ky Fatosi e bushati duan te bejne shume trendy dhe jane gati te japin edhe bythen per te share shqiperine

  6. nuk harroj says:

    ja ke fut kot plako!e permendte diku dikur shpellari kosoven dhe tipa sahan lepirsish(qe nuk jane dhe pak mes jush gazetare)na e quanit skenderbe.Sigurisht qe rama beri detyren,por detyra behet edhe kur shet nafte te shkiau,kur dorezon trimat e UCK-se te shkiau.kjo eshte diferenca,dikush ben detyren ndaj atdheut,dikush e ben si burrat e dikush si tradhetar.Ju Matosh me ke jeni?

  7. Kujto says:

    Cdo shqiptar e ka per detyre te mbroje interesat e vendit te tij
    Kudo qe te shkojne ne cdo vend te botes

    http://bit.do/Vazhdojne-te-kritikojne-Ramen-per-marrveshje-te-fshehte-me-Vucic

  8. tetovari says:

    Ju komentuesit e kesaj gazete idioteske sdini tjeter vetem te mbjellni urejtje ne mes shqiptareve ju e keni kete devize nga koke pa lari mero idioti e sa per fjalet e rames ne beograd i shkreti u tregoi serbve se kosova eshte e pavarur se dinin serbet prandaj si dhurate i dhan darke sa qesharake

    1. X says:

      o hibrit primitiv ,o tetovar ,o kokkar shko e komento ne shoqerin tende ne siri,
      ajo eshte tema qe ti mundet te kuptosh e komentosh

  9. Agroni says:

    Shume je zgjatur ne kete analize z.Halili dhe perfundimi eshte thjesht nje deshtim apo me mire nje deshmi per klanin e fuqishem serb qe egziston fuqishem ne Kosove.Lenia pa pune e ambasadorit te Kosoves vetem pse tha ate qe kosova eshte shtet i me i ri dhe serbia duhet ta njohe nuk eshte gabim i Rames por i klanit serb qe ben ligjin ne KOSOVE.Edhe ketu ne Shqiperi zagaret e serbit bene po te njejten gje duke e qojtur viziten e z.Rama te deshtuar,mos fole ne emer te gjith shqiptareve etj…etj…qe pa dashur jane njelloj si ata qe denuan ambasadorin e Kosoves.Qe k/ministri i nje vendi ka per detyre te mbroje me dinjitet shtetin e tij dhe popullin e kudo ndodhur shqiptar kjo dihet dhe RAMA kete e beri ne menyre te shkelqyer,por nuk e kuptoj se ku te dogji ty kaq shume vizita e TIJ ne Presheve apo parulla qe ata mbanin.Me me ngadale o ushtari SALIUT se popullin nuk mund ta mashtroni me dhe nuk eshte faji i Rames qe e nxori zbuluar agjentin e serbit Sali Berisha dhe zagaret e tjere qe shkruajne brockulla.Zbrit ne toke HALIL dhe shikoje realitetin ne sy duke vleresuar ate qe duhet dhe duke bere ballafaqimin me ish qeverine e SALUKUT qe sa here kishte probleme serbia me Kosoven ky majmun i vinte zjarin Shqiperise.

    1. suzana(Kosove) says:

      Ke shume te drejte Agron, keta qen bir qenesh, gjithemone kane qene berthama e tradhetise ne Kosove, keta qen gjithemone kane pase tryezen plot, si ne kohen e Jugosllavise, te Milloshevicit, gjate luftes, pas luftes…dhe keta le qe vazhdojne si me pare, por nuk ju trembet syri fare, cfare te them, jemi popull legen, ua botojme shkrimet anti kombetare, ua lexojme ato, deri kur keshtu? Tragjike kur nje popull aq i vogel si ne, nxjerrim nje perqindje aq te madhe spiunesh e pederesh, turp.

  10. Edi says:

    O Halil MUT-oshi o karagjoz e lapangjoz e ke bythen te lyer me kos.

  11. JARI says:

    PO SALI KRIMINELI DETYREN BERI?? PO CFAR MUT SHKRIMESH BENI I THONI TE BARDHES E BARDH DHE TE ZEZES E ZEZ

  12. Dean says:

    Prap ky,Debil,qe s’di te FLAS Shqip???????

    1. elinor,.,.,. says:

      Dean; how ya doing kiddo?
      Mos u merzit se i ri je, do mesosh edhe te flasesh shqip.

  13. AJO says:

    Shume neveri e kam kete person. ANTI-SHQIPTAR.

  14. Miri says:

    Matoshi, eshte matosh. Mbiemri tij tregon, saktë se kush është! Por, më së miri pyetni nga Presheva se kusht është ky cop mishi me dy sy.

  15. evgjitngrenesi says:

    o matosh ,o mercenar pa identitet,pse na can ate veglen me keto idiotizmat e tua? se cfare malli je e dime te gjithe ne i themi vetes shqiptar,kudo qofshim ne ballkan. do vdisni nga marazi ju jashtqitjet kombetare,duke filluar nga ty,nexhmedin serbo-turku,lubonja,bushati,berisha,dhe gjithe koteci i sorrosit ne te dy shtetet shqiptare. plaset nga inati qe ideja e shqiperise se bashkuar po shkon perpara.ju,mercenaret jevgo-shqiptare jeni me te merzitur nga ky proces sesa serbet. po shyqyr zotit qe ne realitet ju jeni nje grusht njerezish inferiore qe thjesht ju amplifikon shtypi antishqiptar i shqiperise.
    populli shqiptar,si ne shtetin shqiptar te shqiperise,ashtu edhe ne shtetin e perkohshem shqiptar te kosoves,eshte pro krijimit te nje shteti shqiptar ne ballkan. ngritja e shtatores se ismail qemalit ne prishtine dhe asaj te isa boletinit ne vlore, e verteton me se miri kete. ju,minjte serbise dhe greqise po e ndjeni kete gje,prandaj nxitoni ta pengoni. por,nje gje te dini mire,sot nuk jemi ne 1914-n,dhe per nje grusht plehrash si ju,nuk ka nevoje per avni rustem. te gjithe ju do perfundoni si ardian klosi. ky eshte fati i minjve.

  16. Murlani says:

    Kur degjoj kte Matosh oviç , kam degjuar dhe tipin Berat oviç te Fevzoja oviç ne opinion oviç mendoja sa keq e justifikojne vuajtjen shekullore te shqiptarve te kosoves kto tipa te shitur .

  17. Nuk shikoj asnji lloj ndjenje te sinqerte ,prej shqiptari tek ky matoshi !
    Perkundrazi !
    Pershkrimin qe ai ben ,mire e ka ,por eshte si te thuash ,sikur une te jem ne rruge ,dhe perballe meje te rrezikohet nga aksidentimi prej nji makine ,nji femije 6 vjecar, i cili eshte i ketij Matoshit ,dhe une hidhem e i shpetoje jeten femijes,dhe ky te me thote se bera ….detyren si qytetare dhe si patriote !

  18. mirel says:

    Me logjiken time I them Matoshit “BRAVO”.
    Mesazhi per politikanet shqiptare eshte “Mesoni gjuhen e thate qe duhet te perdorni me Serbine”.
    Aty I ka thene te gjitha.
    Dhe Rama qe bredh lart e poshte dhe e mundi serbin kaq lehte.
    Vertet e besoni?

    1. aishe says:

      Mireeeel, te keqene nena sa te mencme te kam!vetem se je shkurtabiqe e shtrembaluqe edhe pak tullace.

  19. garip says:

    Ky bashke me ate rroten e KA… tjeter qe i lepin bythen Frangajt te tv klanit,armand KA…, vetem vrer nxjerrin nga goja dhe fjale qe vetem ata i kuptojne….fare e keqe muti…

  20. asper says:

    Halil, ti thua: “U shfaq dhe një pankartë në të cilën shkruante: “Të bashkuar për një qeverisje mbarëkombëtare” dhe besoni, nuk po e kuptoj semantikën e saj!? Nëse kryeministri shqiptar tha në Beograd se Kosova e pavarur është një fakt i Pakthyeshëm, atëherë për cilën qeverisje mbarëkombëtare angazhohen preshevarët dhe ç‘kuptim ka kjo për ta!?”
    Kryeministri i Shqiperise nuk nuk mund te rije me dylbi et et shohe gjithe pankartat ne nje manifestim dhe as nuk ka detyre te te spjegoje ty se ç’ka ndermend ndonje preshevar.
    Dhe shprehesh po ashtu:
    “Rama duhej të deklaronte hapur kundër mesazhit të asaj pankarte në Preshevë dhe t’ia thoshte ndër sy të vërtetën popullit atje – siç ia tha Vuçiqit – ndryshe, del se ai ka abuzuar me përmendjen e Kosovës së pavarur gjatë vizitës në Beograd, apo e ka përmendur sa për ta shpëlarë gojën…”
    Atehere une te them nese e ke degjuar, lexuar, me te vertete fjalen e Rames atje apo ja fut si kau peles.
    Ja çfare deklaroi Rama atje:

    “Kjo është ajo që unë kam folur drejtpërdrejt, hapur dhe shkoqur në takimin kokë më kokë me Kryeministrin Vuçiç, të cilit ia kam bërë shumë të qartë se ne shqiptarët nuk jemi në një betejë të përbashkët për ndonjë Shqipëri të Madhe, por jemi në një betejë të përbashkët për një Europë të Madhe, që ka vend për të gjithë shqiptarët dhe që duhet të përfshijë të gjithë shqiptarët, sigurisht, bashkë me të gjithë të tjerët.”

    Une nuk mendoj qe mendimi duhet te jete unik i njesuar per te gjithe shqiptaret, por jo qe t,ja atribuosh Rames ato qe te sugjeron Lubonja, Kaç Islami apo Preç Zogaj

  21. human says:

    More mut-osh,

    Akoma nuk e ke kuptue se Shqiptaret e Shqiperise, nuk duan me te degjuar ?

    Madje edhe mediat ketu, bejne gabim qe te lejne hapesira qe te shkruash ato zhgarravina, qe nuk i hyjne ne pune kurkujt.

    Hik tashti, e mos u duk ma, se boll na ke merzit.

  22. EfraimDiveroli says:

    Po Ibrahim Rugova apo Sali Berisha pse nuk e ben detyren ???

  23. Nallbani says:

    Abu Halili el Halali bin Matoshi al Xhelali ibn Baloshi na knaqi,
    vari Ljubo Lubonjen, hehehehe, me mertheje gazi – pardon!

  24. tonia says:

    Me që ke përdorur një shprehje anglisht po të them që nuk është korrekte.Thuhet “politically correct” dhe jo “politic correct” siç e ke shkruajtur ti.Kur kërkon të bësh të “diturin”, pa qene i tillë tregon se sa budalla je në te vërtetë dhe jo vetëm ti por edhe kush të dëgjon e të boton.

  25. Toni says:

    Matosh!Për të treguar “erudicionin” tend dhe se flet edhe anglisht ke perdorur fjalet “political correct” që nuk janë fare korrekte ne gjuhën e folur dhe të shkruajtur anglishte.Thuhet “politically correct” dhe jo si e ke shkruajtur ti.Kur do të tregohesh i ditur ,pa qënë i tillë tregon ,ne fakt,sa budalla je e jo vetëm ti ,por edhe ata qe merren me ty.

  26. Ky Eshte Lubonja I Kosoves , qe mendimet e tyre Jane shume kontraverse dhe shume idioti ke ,

    1. Ilir Hoti says:

      lubonja ka qene ‘liberal’ por duket pas burgut dhe pleqerise…jo vetem ka rrjedhur,por ka pjerdhur fare nga trute…Mendoj se ‘matoshat’ te degjeneruar ne prejardhje gjenetike dhe ne moral..pa identitet,zvarranike te atyre qe i ushqejne…..kane platforme te mbeshtetur ne kete ‘moral’ te tyre te deshtuat..opinioni shqiptare duhet te jene shume i ashper me keta funderrina te rrezikeshme te shoqerise tone te shendoshe………….

  27. Votrenk says:

    a akoma po han tum ti Matosh?

  28. lulezim says:

    Ky Halil Matoshit eshte kufoma me e ndyre e trojeve shqiptare. Ekzemplar i vertete i modelit te shtirur e te peshtire qe ka konvertuar hicin ne ksuhedi cfare gjeje. mallkuar qofte kus e promovon ende kete hale te rrezikshme

  29. Mallakastrioti says:

    @@@ Halil “Palloshi”, e prisja reagimin tende,ju perseri po reagoni me Gjuhen tuaj te HELMATISUR duke vene n je Shenje “Barazimi” Ndermjet asaj qe tha Z.Edi Rama..dhe ndwermjet asaj qe na Paska then edhe Ambasadori kosovar ne Beograd..deklarate te celen e Ditkeni vetem ju.
    @@@Me Gjuhen tuaj te Helmatisur kerkoni te Zbehni Viziten e Edi rames ne Presheve,dhe kerkoni tu thoni Shqipove te Kosoves Lindore, ju kot po Bertisni per Edi ramen..ju prap se prap jeni Shtetas Serbe..
    @@me Kompleksitetin qe po ju Karakterizon, si dhe me Udhezimet qe merrni nga instruktoret tuaj te Burgut (UDB-ja),po na Tregoni perseri se ju Jeni nje i “Moderuar” dhe Realist, qe i kapni levizjet, dhe Shpjegoni ngjarjet ne Menyre Decizive.
    @@Halil Palloshi,sado te perpiqesh ti dhe me c´fare do ngjyre te Pershkruash..prape se prap nuk Ben dote ate qe kerkojne “Ustallaret” e tu(UDB)-nga ti.Ti nuk ke FORCE, me Penen tuaj ,te Mohoshe ENTUZJAZMIN e Preshevarve nga vizita e Kry.Ministrit Rama ,qe njekohsisht eshte edhe Kry.MInistri MBARESHQIPETARE….
    @@Ti Halil Palloshi, perseri po del Ne Anen e Serbeve..sepse ne fund te fundi je i paguar nga Ata, qe te vjellesh vrere dhe Helmatisesh marrdhenjet ndershqipetare…por ti Halil ..nuk ke per tja arritur sepse tashme te Njohin te Gjithe..dhe shiko mos u “Kruaj” shume me Shqipetaret…lol

  30. astrit says:

    Nuk eshte ne shijet e mija arsyetimet e ketij Halil Matoshi por ne nuk kemi te drejte ta ofendojme e te shajme çdo njeri e jo ma nje shqiptar qe shkruan ato qe ai ndjen.
    Ka shume mundesira qe te kundershtohet mendimet e Matoshit dhe pa e ofenduar. Keni rene ne kurthin e atij budalles qe hodhi nje gur ne lume e ne u turrem per ta nxjere e budalla po kenaqet

  31. seldi says:

    ti ore mjeshter qe shkruan …fatkeqsisht per ty e kemi kuptuar te gjithe qe ti je proserb… a nuk ishe ti qe akuzove kombetaren shqiptare per ndeshjen ne serbi?? a nuk akuzove ti LORIK CANEN? ik o njeri e gezo me serbet per lirimin e sheshelit e mos u mer me kryeministrin shqiptar e as me ate kosovar …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje