Mateo Kovacic karikon Interin në prag të derbit me Milanin.
Mesfushori kroat në një intervistë u shpreh se ndryshimi në stol dhe marrja e drejtimit të skuadrës nga Roberto Mancini u ka dhënë më shumë zemër zikaltërve, që do të synojë të rikthehet me cdo kusht te fitorja me kuqezinjtë e Inzaghit.
“Nuk na mbetet gjë tjetër vecse të rikthehemi te fitoret, në skuadër ka mbrritur një trajner shumë i fortë që do të na ndihmojë të përmirësohemi. Disa rezultate pozitive radhazi do të na shërbenin për të fituar besimin në vetvete dhe për ti bërë gjërat mirë në të ardhmen.Ky derbi është i rëndësishëm për tu rinisur, për të ndryshuar dhe për të fituar vetëbesimin. Përsa i përket rezultatit të ndeshjes fiton Interi im” deklaroi kroati
Për Kovacic derbi i kësaj të diele është shumë deciziv edhe pse luhet vetëm për javën e 12-të të Serisë A italiane./f.b
Ju gazetare te dashur, dini ndonje fjale tjeter pervec fjales “nxeh”?????
Nxeh per futbollin, nxeh per shalet, nxeh per setin fotografik, nxeh per dimrin.
Mos u beni kaq bajate!!!
Kovacic NDEZ, NDEZ, NDEZ, NDEZ, NDEZ derbin.