Ish- portieri legjendar i Juventusit, Stefano Tacconi, i ka shkruar letër Michel Platinis për ndeshjen e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë. Ai ka kërkuar nga kreu i UEFA-së, me të cilin kanë luajtur së bashku, që ndeshja e 14 tetorit të përsëritet.
Kjo është letra e plotë e Stefano Tacconit
I dashur Michel
Unë Stefano Tacconi po të shkruaj këtë letër miku im, si Ambasador i Paqes i Qendrës së Paqes mes Popujve të Asizit (qytet simbol në rajonin e Umbrias, duke përfituar nga rasti i ndeshjes miqësore Itali-Shqipëri, ku isha i ftuar si dëshmitar i një iniciative solidariteti në favor të popullit të Genova-s. Gjatë kësaj iniciative pata rastin të konstatoj personalisht sesi populli shqiptar i’u bashkua me një entuziazëm dhe bujari të jashtëzakonshme nismës së ndërmarrë nga mikja ime e dashur, Keda Kaceli, dhe pashë sesi sërish futbolli mundet të jetë promovues solidariteti dhe përçues mesazhesh plot shpresë.
Shumë vite kanë kaluar nga koha kur unë e ti kryesonim me skuadrën tonë,garat sportive kudo në botë dhe shumë gjëra kanë ndryshuar qëkur në fushë dhe në dhomat e zhveshjes, i thoshim njëri-tjetrit se ishim më të mirët. Dhe ne për një kohë shumë të gjatë, vërtet që ishim më të mirët. Dhe jam i sigurt se shpirti jonë sportiv dhe ndjenjat fisnike e ndershmëria që na udhëhiqnin gjatë çdo ndeshjeje, nuk kanë ndryshuar.
Më kujtohet mirë kur thoshim me njëri-tjetrin se duhej të ishte gjithmonë “fusha e blertë” ajo që duhej të jepte përgjigjen kundrejt të gjithë atyre që na provokonin me insinuata dashakeqe mbi fitoret tona të shumta; dhe siç e dimë mirë, fusha jonë, ato përgjigje i dha për një kohë shumë të gjatë e të paharruar, si gjatë ashtu dhe tani, pas karrierës, kur ishim kampionët e futbollit: unë si një ndër lojtarët me më shumë tituj në botë, e ti që mban sot detyrën e lartë të Presidentit të UEFA-s.
Unë gjithnjë e më shpesh si Team Coach sportiv, por mbi të gjitha si Ambasador i Paqes dhe Solidaritetit në botë, ndërsa ti si gjyqtar i paanshëm, pikërisht i asaj fushe ku dikur unë e ti ishim protagonistë, së bashku.
Pikërisht në emër të miqësisë së veçantë që ende na lidh – i dashur miku im i vjetër, shok i mijëra betejave – të shkruaj për të të thënë se e ndoqa me trishtim të madh ndeshjen Serbi – Shqipëri, që u zhvillua në Beograd më 14 tetor; dhe po si shumë të tjerë, të dashuruar pas futbollit siç jemi ne, shokë të topit, nuk mund të mos vëreja se si një spektakël i mrekullueshëm si ky i yni, i lindur me idenë që të bashkojë popujt, ndonjëherë i ndan.
Nuk flas për ato gjëra që ndodhën gjatë atij takimi dhe që gjithkush i pa, pasi secili i komenton dhe i interpreton sipas dëshirës, por flas duke menduar për gjithë ata miliona qytetarë serbë dhe shqiptarë, të cilët me bindjen dhe dëshirën për të parë një ndeshje futbolli, panë një spektakël të shëmtuar ngado që ta kapësh. Sporti nuk është dhunë, është paqe dhe miqësi! Unë besoj, i dashur Michel, që pjesa më e madhe e njerëzve të mirë, ka të drejtë të të kërkojë që ajo ndeshje fatkeqe të ripërsëritet, madje edhe me dyer të mbyllura.
Siç të thashë nuk i futem çështjes për si rodhën ngjarjet, as për përgjegjësitë inviduale apo kolektive të këtij apo atij që ushtroi atë dhunë të turpshme, por mendoj se bota e futbollit duhet t’i japë një mesazh të fortë e të qartë atyre që mendojnë se mund ta shëmtojnë e shfuqizojnë.
Kjo për të thënë sa më fort e qartë, që sporti – ai i vërteti, ai që bëhet me këmbë dhe zemër dhe jo me grushta e gurë – në fund fiton gjithmonë dhe nuk mund të jetë kurrë pre e instrumentalizimit për arsye politike, etnike apo fetare.
Besoj se të njoh aq mirë sa të mos gabohem me bindjen se nuk do e humbasësh rastin për të na treguar të gjithëve, edhe njëherë, se sporti nuk është vetëm ekonomi, biznes dhe politikë. Le ta përsërisim pra atë ndeshje që duhet harruar dhe qoftë kjo festa e futbollit.
Qoftë më në fund ky rasti ku familjet e dy vendeve të gëzojnë për aksionet e skuadrave të tyre. Qoftë një rast për t’u njohur, për të dhënë mesazhe paqeje dhe pajtimi; përndryshe nga ajo ditë do të mbetet përgjithmonë veç inati dhe mllefi i palëve dhe hidhërimi i tifozëve, ndërsa ne që besojmë në vlerat e sportit, do të kemi humbur rastin për t’a bërë futbollin lajmëtar të paqes, të vlerave, të ndershmërisë dhe të miqësisë.
P.S. Mos harro se më ke borxh dy ndere mik i dashur: së pari fitoret e shumta që kemi korrur së bashku dhe së dyti cigaret e panumërta që më kërkoje gjatë kohës së kaluar bashkë në futbollin italian. Të kujtohet? Ja pra ky është rast i mirë për të dalë barazim dhe për t’i këshilluar njëri-tjetrit që të mos pimë më duhan.
Të përqafoj vëllazërisht.
Marrë nga Lajmi.net
bojkoto futbollin komplet.eshte gjeja me duhur
Tani shpejt e shpejt te bejme Tacconin qytetar nderi, ti japim celesat e qytetit, te ndertojme nje lokal me emrin Tacconi, dhe mbi te gjitha te themi qe Tacconi eshte me origjine Shqiptare…
Ha mut ha !
Tacconi,njeri shum fisnik!Kusheri i pare me nje tjeter yll i futbollit Italian si Roberto Baggio.Po ta lexosh me vemendie letren,mesazhi per Platini eshte ;”sa shum paske ndryshuar!” dhe vertet,Platini ka ndryshuar shume.Uroj qe ylli Francez te mos kete nje fund te turpshem,duket se eshte drejt asaj rruge.
Nje kendveshtrim i paster, i cili i jep forcen e vertete sportit… te jete i argetues, i drejte me fitoren dhe percjelles i mesazhit te beshkejeteses mes kundershtareve sportive. Faleminderit per kulturen e dinjitoze qe na solle
Nje kendveshtrim i paster, i cili i jep forcen e vertete sportit… te jete i argetues, i drejte me fitoren dhe percjelles i mesazhit te beshkejeteses mes kundershtareve sportive. Faleminderit per kulturen dinjitoze qe na solle
Bravo Tacconi!Asnjehere nuk jane bledhur bashke ne nje stadium aq shume shqiptare sa ne Gjenove.Kjo ndodhi e jashtezakonshme, eshte me shume dhe do te kujtohet me gjate se edhe klasi i Platinise
Keshtu ndihmon Serbine ky.
Shume i zgjuar po na ndihmoka.
cfare perseritje mer, ata u rrahen aty vetem 3:0 ne tavoline ose me mire keshtu sic eshte 0 ne 0 ata.
Bukur.Sportistet e medhenj jane dhe njerez te medhenj.Respekte.
Po ky t,,,, po te jete kaq miqesor me shqiptaret pse s thote te verteten.
Ti jepet tre pikshi kombetares ashtu sic jane rregulloret e futbollit per kete njgjarje,
Na dashka te miren ky neve!!dmth me fitore te serbise futen ata ne loje (atu ku jane me nje pike ,zere te skualifikuar ,me nje tre pikesh na kalojne edhe neve.!!
BRAVO ka akoma njerez ne bote qe me mendjen etyre te kthjellet me fjalen etyre te arte dhe me zemren edashuruar me sportin ne pergjithesi na tregojne se kemi shume per te mesuar nga ta qofshin arti kultura dhe sporti ura e bashkimit per gjithe popujt ne mbare rruzullin tokesor
Ide shume e mire per mendimin tim.
Do te kisha deshire qe te shikoja nje ndeshje sportive futbolli
Serbi- Shqiperi.
…po paskeni pire dhe cingare ju, me te miret e fubollit, he…
Faleminderit per kete leter, (dhe intimitetin e cingareve qe ndave me ne)
zoti Stefano Tacconi
Serbi – SHQIPERI 0 – 3
Jo perseritje te ndeshjes por 3-0 per Shqiperine e ndeshkim per Serbine.Edhe ky shoku i mpire qenka,anon Serbi!
ekzakt…dhe imagjino keta paskan qene edhe miq…ndoshta kesaj rradhe do behet me i ndjeshem Platini, ose me sakt me pak i korruptuar
http://bit.do/te-gjithe-ikonat-e-futbollit-mbarekombtar-i-kerkojne-Platinise-te-perserite-ndeshjen-Shqiperi-Serbi
Mire ja ka then,po nuk ke kujt ja thua,se ai o mik nuk te njehe me. Platinia eshte bere me grabitqsri i Europes. Po te behej prape ndeshja sdo qe keq.Ishalla te degjon.
E paskan paguar serbet kete qe te riluhet ndeshja, se dolen rru e qeth me Shqiperine dhe jane me nje pike ne fund te grupit. Ndeshja nuk duhet te riluhet, i duhet dhene trepikshi Shqiperise ne tavoline pa asnje diskutim.
Ja pra, Stefano Tacconi, qenka me te vertete njëri prej tyre qe shtrojne udhen e paqes globale duke mbeshtetur demokratizimin e popujve dhe shteteve, si dhe duke shmangur dasite artificiaale ideore prej kastash potente fetaro-politiko-ekonomike.
po ky ca fute fitilat kote…renditja duhet te jete keshtu si eshte tani…ne po luajtem me serbet ne fushe asnjanjese e kemi te sigurt humbjen…mos te na rritet mendja kote tani..te jemi cik realist..