Braçe: Të bëhen publike faturat e energjisë që paguajnë Basha e Berisha

24 Nëntor 2014, 13:48Politika TEMA

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë Erjon Brace kërkoi sot bërjen publike të faturave të energjisë që paguajnë kreu demokrat Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha,

Kërkesa u parashtrua gjatë mbledhjes ku ministri i Energjitikës po raportonte në komision në lidhje me pr/buxhetin e vitit 2015.

Sipas deputetit socialist, Basha dhe Berisha nuk janë parë asnjëhërë në sportelet e pagesave të energjisë, për të dhënë shembullin e tyre. “

“Nëse e bejnë një herë të vetme këtë gjë, le të kundërshtojnë çdo gjë politikisht tonën”, tha Brace.

“Duhet të zhbëjmë të gjithë vendimmarrjen kriminale të Sali Berishës dhe të gjithë atyre që kanë menaxhuar bashkë më te sistemin elektroenergjitik shqiptar.

Nuk ka më kuptim që ne të paguajmë edhe për vendimet e atij. Do ta besoj këtë njeri që i dhimbset buxheti i shqiptarëve, kur ta shikoja njëherë në radhën e pagesës së energjisë elektrike për të dhënë shembullin e tij konkret.

E keni parë ndonjëherë Sali Berishën në 22 vjet të shkojë të hyjë dhe të trokasë në sportelin e energjisë elektrike. T’u japë një shembull gjithë qytetarëve të republikës së Shqipërisë dhe të thotë: Ja unë po paguaj energjinë elektrike.

Bëjani njëherë publike faturën e energjisë elektrike se nuk bëhet qameti. Bëjani njëherë të vetme publike faturën këtij njeriu.

E ka dyfishin e shtëpisë sime, apo trefishin e shtëpisë që ka babai e nëna ime e të tjerë familjarë të zakonshëm të Republikës së Shqipërisë dhe sinqerisht jam kurioz të di sa e ka faturën e energjisë elektrike ky njeri?

Sa e ka faturën e energjisë elektrike ai tjetri që ka duplex mu në mes të Tiranës dhe e mban të ndriçuar nga mëngjesi deri në darkë.

Është kryetari i Bashkisë së Tiranës ky dhe kryetari i opozitës.

Të dalin dhe të japin njëherë shembullin e tyre, pastaj të kundërshtojnë çdo gjë politikisht tonën, çdo gjë le ta kundërshtojnë, po le të japin shembullin e tyre të qytetarisë. Është gjëja më minimale që mund të bëjnë”, theksoi Brace. /gj.k/

20 komente në “Braçe: Të bëhen publike faturat e energjisë që paguajnë Basha e Berisha”

  1. keli says:

    Brace Mashtruesi po po qe se faturat i paguen nje familjar tjeter dhe jo kryefamiliari nuk ben? PO ku ke pare qe shkon kryeministri te paguaj faturat ne zyren e pagesses? Po pse kane sekretaret more tuaf?Po flet si shpifes i mendesise komuniste more morracak i kuq

    1. b.sh. says:

      O i madhi Brace:
      Per Saliun dhe Lulin,Faturat e Energjise
      Elektrike jane si te shkulesh nje Qime bythe a derezi.ne
      krahasim me kerdite ne vjedhje qe kane bere
      nder vite.Per keto po presim;qe ti shohim
      perpara Drejtesise nje sahat e me pare.
      Kjo o z.Brace eshte edhe aresyeja qe po
      kercejne si Prifti nga belaja,pasi e dine mire
      qe kjo kerkese ju ka shkuar ne Dere.Sepse;
      po te mos na kishin vjedhur keta,sot nuk do kishim
      nevoje per te bere reforma kaq shternguese,qe do
      te thote se Korupsioni i tyre na ka bere Hatane.
      Te uroj shendet dhe Pushken Top!

      1. rrem vogli jr. says:

        Shoku Erion !

        Mos te duket vetja trim se je ne Qeveri.
        Kerkoja te gjithe deputeteve dhe qeveriarreve dhe kryetareve te partive faturet oe tegoi a I paguajne.

        Jo vetem kundershtareve te tu humbesa, nuk eshte trimeri perkundrazi’

        Pastaj kerko nga Qeveria te na informoi psh sa paguajn e lokalet dhe hotelet e Bllokut duke cilesuar ato qe frekusntoni Ju dhe ato qe ata te Sales. sa per dijeni paguajne shumica, ca nje garsoniere.

        1. armand says:

          Erion shtepia e Berishes eshte nje apartament krejt normal 2 dhoma kuzhine ne shkallen qe banoj une. Para se te kerkosh shpjegim per faturat e energjise se tij, do ishte mire te na shpjegoje me cfare lekesh po ngre kryetari yt shtepine e dyte ne dajt ku vetem themeli eshte 50 m i gjate. Po gruaja e tij me cfare parash ndertoi nje pallat 5 katesh ne mes te Tiranes ?

  2. Albi says:

    Ne fakt Rama dhe Meta u keputen duke ik ne zyra…. boh, sa ka rrjedh ky.

  3. daniel says:

    Je shume naiv keli. Me mire mos komento.

  4. Klimax says:

    More Brace! Ke fakte qe keta dy “tipa” nuk e paguajne faturen e energjise elektrike? Po ke, te zbatohet ligji! Ne qoftese nuk e zbatoni dot apo skeni fakte atehere mbylleni gojen se po na beheni me keq se ato “grate e liga”! Shqiptareve nuk u nevojitet shembulli “qytetar” i askujt prej jush ne formen e nje shou qesharak. Vetem ne Shqiperi ndodh qe te jesh dhe hajdut dhe krenar, dhe te vjedhesh shtetin dhe te jesh patriot!!!

  5. redoni says:

    Po, po ,dhe jo vetem te ketij viti po te te tete vjeteve e ndodhta edhe te njezet vjeteve.(se as ne kohe te lala gjonit/fatos nanos nuk kane paguar. ) Shikojani dhe bejani publike te gjithe deputeteve e eksponenteve te tjere te rendesishem te PD dhe te bizneseve te tyre e te familareve. Diskretitojini para popullit keta kusare e majmune te paevoluar. Ujku mjegull do dhe maskaraji rrumpallhane…

    1. rrem vogli jr says:

      or mik ! pse dhe Fatosi qe qeverisi 8 vite I PD-se ishte ??? Madje dihet qe pse vodhi banda e Nanos, ose si thote Merua-korrupsion populist- dmth jo vetem familja dhe klientat,Saliu I dha vetes paturpesisht ta ngrej lart e me lart orrupsionin (vjedhjen)……..

  6. arber1468 says:

    Brace tani foli kot dhe harxhoi nje fishek kot. Fatura e Cez/oshee behet duke u loguar online ndersa pagesa behet me direct debit pa qene nevoja te shkoje ne rradhe. Edhe faturat e ujesjellesit apo albtelekom. Por politikisht ai ka te drejte pasi simbolikisht nje jryeminister ne rradhe per pagimin e dritave eshte sinjal per te tjeret qe te paguajne. Keshtu o Brace paguaj ndonje keshilltar qe te te zeri fjala vend ndonese ke gjithnje te drejte.

    1. bregdetari. says:

      Moderatorit. Pse nuk i publikoni komentet e mia?

  7. bregdetari says:

    Me avash o Keli, mos e mer kaq nxituar. Kur Brace thote se nuk eshte pare Berisha e dhe Luli ne sportele, nuk e ka fjalen per ata si individe, por familjar te tyre. Pasta ku e di ti se bracia nuk ka indicje per ate qe deklaron? Me duket se edhe ty te djeg dicka, apo jo?

  8. petraq says:

    si mendon ti mzoti brace se basha me berishen i mpaguajne dritat dhe ujin,pse bsi kape po i lajmerove se do bejne dokumenta fallso.ata jane hajdut te pa llogaritshemata kane vjedhur gjithe shqiperine

  9. bregdetari says:

    Ankese moderatorit< Pse nuk i publikon komentet e mia?

  10. socialisti says:

    Po normal qe nuk paguan Saliu sepse ju ate nuk e dergoni ne burg, as Bashen po ashtu. Ju ne burg po coni socialistet te cilet u faturuan ne menyre abuzive nga cez-i i Saliut dhe sot po vuajne mbledhjen e tyre me gjith kamat nga ana e kryetarit te tyre Rama. Ti Brace e di shume mire qe faturat e demokrateve i beri saliu zero perpara 23 qershorit dhe la debitore mbeshtetesit e Partise Socialiste. Nuk keni cu merrni me socialisteve, vetem shpirti ju ka mbetur…

  11. Corba Prishur says:

    C’jane keto krahasime me madhesi shtepiash, o Brace. Perderisa s’ka dale akoma ai burre shteti (ku je Enver te pifsha dolline!!!) qe t’ua vere te parin “metrin” deputeteve sharlatane, ju do ndertoni vila e do i ngrini bizneset ku t’ja u doje sumatricja dhe s’do pyesni askend.

    Pastaj c’jane ato sportele qe ze me goje ore. Pagesat e faturave bota ka me dhjetra vite qe i ben online ose permes numrit te llogarise, pa u dashur te bredhe rrugeve si zagar, kurse ti kerkon te shohesh politikane qe bredhin rrugeve si legena me libreze ne dore.

    Me vjen keq per ty si “cun tirone”, se ndryshe nga vitet kur ishe ne opozite, po demostron nga dita ne dite tiparet e nje pushtetari te vetekenaqur, qe kapet pas veseve dhe huqeve te mirenjohura te nje opozitari te ndeshkuar me vote masive. Dukesh se kete show skerbythjesh po e ben me teper per te terhequr vemendjen e opinionit publik, dhe jo nga deshira per te vene ne jete endrrat apo deshirat e atij elektorati te zhgenjyer, qe ti perkohesisht po perfaqson.

    Kapja pas bemave nga me minimalet te mekatareve (kujto pak piramidat, 21 janarin, gerdecin, shitjen e detit, tenderat e autostrades, etj.) per te anashkaluar me vetedije nevojshmerine qe kerkon zgjidhja e problemeve kyce qe kerkon koha (vendosja e shtetit te se drejtes ligjore dhe lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit), deshmon se edhe ti e paske ngrene ate lugen me corbe te prishur. Te befte mire!

  12. shtrezi55 says:

    jo une jam pjeserisht dakort me Bracen. Faturat e ujit, te energjise etej duhen bere publike ne kohen sa me te shkurter,duhet ti tregohet pop.se kush eshte i rregullt e kush jo, te tregohet se kush politikan ka qene gjithmone dhe kush jo, te tregohet se kush mund ti paguaj te gjitha tani nga frika dhe kush eshte i rregullt ne vazhdimesi. Kete e ben gjith bota demokratike perendimore dhe ,kur ka raste negative merren masa ekstreme. Kete prt populli e jo llafe e lagu,se lagu.

  13. lukunia says:

    Zoti Brace ti kerkon pagesen e lulushanes dhe birishes, po a i pe gjithe ata njerez ne bulevard qe protestonin, dakort te protesojme, nuk kam kundershtim, po ata ngriten te gjithe ata njerez qe per 23 vjet nuk kane bere dhe asnje pagese, si per ujin dhe per dritat, kur ne vinim te sporteli dhe paguanim, ata benin qef se ne cdo dhome kane nga nje kalorifer dhe kur kane vape hapin dritaret te freskohen, kurse ne futeni neper batanije, ja pra cfare ben pd ngre njerezit qe te mos kete shtet, te livadhisin sic kane livadhisur, njerezit te binden qe ate qe harxhojne ta paguajne, nuk kam thote per te paguar dhe prapa kraheve te tij ngrihet vila 4 kateshe, kjo me duket absurde.

  14. Eraldi says:

    Kush do ti bej publike zoti Brace? Populli qe nuk i vijne as faturat mujore personale te energjise?

    OSSHE eshte tashme pjese e qeverise dhe sistemi eshte ne duart tuaja si qeveri! Na i beni publike sa me pare, se i keni ne kompjuter me emer kontrate qe ti shohim edhe ne, dhe lerini ham-humet si ato prostitutat larte e poshte per presion politik!

  15. miti says:

    A e di Brace se ku paguhen dritat? Po pse jane kartat dhe bankat? Ato paguhen online, i paguan tek posta dhe nuk ke pse shkon tek sportelet e OSSHE. Brace kujton se po bertiti Basha e Berisha njerezit do t’i shkojne nga mbrapa. Protesta e dites shtune besoj se po bind dhe skeptiket qe njerezve iu ka shkuar thika ne palce dhe do ngrihen kunder qeverise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje