Kryetari i Grupit Parlamentar demokrat Edi Paloka akuzoi sot qeveritarët se janë abuzuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike.
Paloka denoncoi rastin e drejtorit të OSHEE në Lushnjë, i cili sipas deputetit demokrat, nuk paguan energjinë që shpenzon me biznesin e tij në vlerën 1 milionë e 600 mijë lekë.
“Edi Rama ka caktuar në krye të operatorit shqiptar të energjisë hajdutë, përfitues dhe abuzues me pasurinë publike.
Edi Rama nuk krijon asnjë vend pune për të varfërit që të kenë mundësi të shlyejnë pagesat e energjisë, dhe nuk jep asnjë alternativë tjetër vec burgut, ndërkohë që në krye të OSHEE ka caktuar njerëz që vjedhin vetë energjinë.
Drejtori i OSHEE-së së Edi Ramës në Lushnjë ka favorizuar biznesin e tij, duke mos i paguar faturat e energjisë. Ky drejtor i Edi Ramës ka vjedhur të paktën 1 milionë e 600 mijë lekë. Ja ku është këtu fatura, që e nxjerr atë debitor.
Cfarë ka ndodhur me drejtorin e Ramës. A është ai sot në burg, si dhjetra e qindra hallexhinj që nuk e paguajnë dot energjinë se nuk kanë bukë të hanë, sepse qeveria nuk ka hapur asnjë vend pune por ka mbyllur me mijëra?
Jo nuk është në burg, është drejtor, është numri një i Energjisë për Lushnjën.
Ky është modeli i Edi Ramës. Mbush burgun me të pamundur që nuk kanë njohje dhe s’kanë mundësi të paguajnë se nuk ushqejnë dot fëmijët, dhe shpërblen e bën shef të Energjisë, një hajdut, vetëm pse është miku i tij”, tha Paloka.
Sipas tij, ky rast tregon se kush i mbron hajdutët e energjisë, ndërsa shtoi se opozita që kërkon t’u jepet të varfërve një mundësi për të paguar, sepse janë pa punë dhe pa të ardhura.
“Ky nuk është rasti i vetëm. Hajdutëria është mënyra se si qeveriset e si menaxhohet energjia në vend.
Problemi më i madh me energjinë sot, është vjedhja që bëjnë njerëzit e Edi Ramës. Humbjet më të mëdha vijnë nga korrupsioni qeveritar dhe favoret klienteliste me energjinë, ku vetëm me një tender vidhen 7 milionë euro.
Gropën më të madhe sistemit ia krijoi vetë Edi Rama me skandalin korruptiv të CEZ, duke i dhuruar kompanisë 600 milionë euro fatura ta pashlyera të njohura nga ajo vetë. Para që po u merren shqiptarëve me kërbacin e policisë dhe me burg.
Partia Demokratike dënon me forcë standartin e dyfishtë të Edi Ramës dhe pabarazinë para ligjit. Qytetarët e varfër e të pamundur i fut në qeli, hajdutët e mëdhenj të energjisë i bën drejtorë”, tha Paloka.
Reagimi i OSHEE
Kreu i OSHEE Arben Seferi reagon pas akuzave të PD. Në një prononcim për mediat Seferi tha se Dine Aliaj është shkarkuar si kreu i OSHEE për Lushnjen që në datën 21 Nëntor për shpërdorim detyre.
“Zëdhënësit e PD dezinformojnë në mëntrë të qëllimshme, pasi Dine Aliaj është shkarkuar nga detyra më 21 Nëntor
Aliaj ka shlyer debinë pasi ka hyrë në akt marrrëveshje për pagesat. Pas pagesave të kryera, debia e tij është 84 mijë lekë. Aliaj do të paguajë do të paguajë me këste debinë si çdo qytetar tjetër”, sqaroi Seferi/gj.k/
Kaq mjafton!
Per kete na duhet opozita.
Edi Rama nuk duhet te heqe asnje te djathte nga administrata, por ti veje ne pune qe te sinjalizojne cilndo per demtuesit e prones publike.
Prangat dhe jo llafe pazari!
O Paloka. Shiko nje cike antenen a derezi,
se po ta sjelle me vonese Sinjalin,qe do te thote
se gjenazia eshte varrosur dhe ti po thua se vdiq sot.
se fundi nje pyetje direkt per ty personalisht.
Perse ke mbetur i pa ritur? Mos ka ndikuar Rakija?E di qe pergjigjen do ta marre me vonese,per aresyen qe ta thashe me larte.
Te lutembehu nje here i vertete.Sinqeriteti eshtei vetmi
Ilac qe te ndreq.
Ore qe vjedhin punonjsit e ossh as nuk diskutohet, po dhe shumica e lidhjeve te paligjshme po prap punonjesit e ossh i kann lidhur. Ama jo se kur ekishin ata te pd nuk vidhej. Po paloka e paguan energjin se keta te pd qe njoh ketej posht nuk ka paguar asnjeri keto 23 vjet
O palo-ed ore te lutem shume na bo publike faturat e tua i paguan apo jo ti dhe familja jote detyrimet boll na bone qenin ketu duke lehur,ore ti ke 2-bashkrytaret e tu qe skane paguar dhe as nuk paguajne e deri sot,,mos na trego vjedhjet se juve i kini tipk patollogji sa miljona+miljarda vodhi lul basha ne rrugen e kombit qe dosjet i mbylli me procedura,paloke o plere po ku u bone edhe ti ti hiqesh ktij mileti demokrat po plau yt ka qene ne ministrine e brendshme te regjimit ku saliu ishte sekretare bo-bo-bo skandal eshte pak te thuash…
Ou ai qenka shkarkuar ketu eeeee 2 dite pune me pare????????
Bravo palok ,,,! E kape ,,,,! Prape bravo ,,! Shtrengoje mire , ama, se mos te shpetoje,,,,,,! Oooooooo prape te iku ,,,,,!Mos more po si keshtu si te shpetoi ,,!
O militante te mbaruar socialiste Paloka eshte kokrra e legenit ,por ne keto raste nuk eshte e nevojshme te mbrojme keta plehrat e tjere,do beheni ndonjehere njerez pa bisht apo deri sa te vdesim do ngelim majmune.