INTERVISTA/ Rama: Nuk erdha në pushtet të plakem kryeministër, por të ndryshoj situatën

26 Nëntor 2014, 20:19Politika TEMA

Pavarësisht kërkesave të opozitës, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se mazhoranca dhe qeveria që ai drejton nuk tërhiqet nga nevoja për të bërë shtet me çdo kosto dhe se do të vazhdojë në rrugën e reformave të mëdha.

Në një intervistë dhënë për Top Channel, Rama i kërkoi opozitës të mos rrijë rrugëve, ndërkohë që foli edhe për çështjen e dosjeve dhe modalitetet e hapjes së tyre. Me zotin Rama bisedoi gazetari Muhamed Veliu.

Muhamed Veliu: Zoti kryeministër, thatë se qeveria juaj do ta marrë gjykimin pas 4 viteve. Por a do ketë një reflektim nga qeveria për ato masa që janë quajtur drastike, në veçanti sa i përket politikës fiskale?

Edi Rama: Ne jemi zgjedhur për të marrë masa drastike dhe jo për të vijuar pazarin e vjetër. Besoj se mua shqiptarët, koalicioni qeveritar dhe partneritetit strategjik me LSI më kanë besuar detyrën e kryeministrit dhe jo rolin e Lala Gjonit. Koha e Lala Gjonit thoshte ‘sa të jem unë hani pini dhe këndoni dhe pastaj bëni ç’të doni’. Ndërtoni pa leje sa të doni dhe vidhni energjinë. Ne do ta shërojmë Shqipërinë nga kanceri që ka në sistem. Kemi kudo metastazat e një kanceri sistematik dhe reformat tona janë reforma që ndryshojnë sistemin. Kanceri nuk luftohet me aspirina, me kozmetikë, etj, por me kimioterapi, me rreze dhe operacione të dhimbshme por që janë e vetmja mënyrë për t’i shpëtuar lëngimit dhe agonisë së një shoqërie dhe ekonomie siç e gjetëm ne. Pra, unë ju siguroj se jo vetëm që nuk do të tërhiqemi nga asnjë gjë, por do vijojmë drejt. Nuk ka vend për të zbutur ndonjë masë, por ka vend për të vijuar më tutje me masa drastike për t’u ndarë njëherë e përgjithmonë nga Shqipëria e pisllëkut, e rrumpallës dhe e një pabarazie të madhe.

Muhamed Veliu: Kryetari i PD, Lulzim Basha ju ka drejtuar 9 kërkesa të karakterit ekonomik, që sot janë përkthyer në 31 amendamente. A jeni të gatshëm t’i bisedoni?

Edi Rama: Ne jemi në krye të detyrës, aty ku kemi detyrën të jemi: në qeverisjen dhe në Parlamentin e vendit. Në çdo moment opozita është e mirëseardhur të vijë në Parlament dhe ne do të diskutojmë me të, por ne nuk do lëmë punën dhe të shkojmë ta gjejmë opozitën aty ku ajo ka vendosur të mblidhet për të diskutuar amendamentet e saj që, e përsëris, janë produkt i të njëjtit vizion, i të njëjtit program dhe i së njëjtës filozofi për shtetin që e shkatërroi Shqipërinë.

Muhamed Veliu: Zoti kryeministër, sa i shqetësuar jeni për marrjen e një kostoje politike, më së afërmi në zgjedhjet e vitit 2015, për këto reforma dhe vullnetit tuaj për të mos u ndalur? Natyrisht reformat janë përshëndetur nga qytetarët, por ka edhe të pakënaqur…

Edi Rama: Po ju them shkurt. E dini pse Shqipëria u katandis aty ku u katandis dhe është sot në këtë gjendje që vazhdojmë të luftojmë përditë për ta nxjerrë? Sepse Shqipëria u qeveris për vite të tëra me filozofinë ‘unë të mbaj pushtetin dhe pas meje të bëhet qameti’. Me filozofinë që të mos u presim dritat qytetarëve sepse na mërziten dhe s’na japin votat; të mos u prishim ndërtimet pa leje sepse mërziten dhe nuk na japin votat; të mos bëjmë shtetin sepse na duhet pushteti. Për çfarë na duhet ky pushtet? Unë nuk kam kërkuar votat për t’u plakur në krye të qeverisë. Unë kam kërkuar votat bashkë me Ilir Metën dhe koalicionin tonë për të bërë ato gjëra që kemi marrë përsipër. Ato gjëra që kemi marrë përsipër janë shumë të bukura për t’u dëgjuar por kërkojnë mund, sakrifica dhe kanë dhimbjet e tyre për t’u realizuar. Nuk ka lindje që nuk ka dhimbjet e veta dhe nuk ka rilindje pa kostot e veta. Për sa na përket, ne jemi gati të marrim përsipër të gjitha kostot dhe nëse do të marrim një mandat tjetër atë do ta kemi bazuar në sa reforma bëmë dhe sa e vumë në vijë shtetin shqiptar.

36 komente në “INTERVISTA/ Rama: Nuk erdha në pushtet të plakem kryeministër, por të ndryshoj situatën”

  1. Analisti Fevzi Fullhan Nurellar says:

    Bej noi pune or qylaf, se vetem me lloqe e propagande po merresh.

    Atij pallatit tek diga si do ti veje puna o Krierilindas?

    1. Ilir Hoti says:

      Nje mbiemer si ‘gjerman’!! mos e felliq me faqeziun!!! Si enveri edhe pasardhesi sali ka bythelepiresit e tij…….

      1. taqka says:

        Ju zoti Rama nuk do plakeni si kryeminister sepse e kemi kuptuar edhe neve qe keni vendosur tja lini Ilir Metes partine socialiste. Por keshtu sic e keni nisur Iliri do jua marre partine shume me shpejt. Ju ne terezi e keni, neve do e hame prape qe votuam partine socialiste dhe ti na e cove voten te Ilir Meta. Ta kishim ditur keshtu me mire votonim LSI se te pakten ata te fusin ne pune, kurse juve na keni lene pa pune si ne kohen e Saliut.

      2. Miri rruga Elbasanir says:

        Per nje kordinim te mire te puneve duhet qe ne krye te bashkiase se tiranes te jete dhe nje bashkiak me visionin e edit JO prish Inuk dhe me rrine inertet Akoma ne trotuar.jo prish 80%te ndertimeve dhe 20% me dalin te legalizuara ne korrik 2013 .dinamiti mos ti jepet falas per luften kunder Isis se ne lufte ne e kemi me terrorist e shqupit

    2. Gilis says:

      Qe Shqiperia te. Ndryshoje, duhet qe Edi RamA te jete ne pushtet per nja 16 vjet dhe nese Shqiperia nuk ndryshon gjate mandatit te tije Shqiperia nuk do behet kurre sepse eshte i vetmi person qe mund te beje dicka

      http://bit.do/Rama-ja-pse-do-futet-ne-historine-e-Shqiperise

  2. USA says:

    Broooooooooooooooooooooo
    Tregoju te gjitheve qe do pune to arrish atje ku duhet
    Kur vjen emigrant ne amreike vitet a para jane te veshtira, shume te veshtira, dhe ka raste kur mendon te kthehesh pas a shikon te kaluaren dhe evaluate koston gjithashtu. Por eshte nje shrphje e bukur ne amerike.” There is a light at the end of the tunnel” Look at the bright site of all this.
    Populli shqiptar te paketen shumica eshte ndergjegjesuar dhe e di kush jane larot, kriminelet dhe hajdutet made in SHQUP
    Popull shqiptar dhe per me teper ju zoterinj gazetare qe beni te diturin vendosni veten tuaj ne vend te atyre qe drejtojne dhe mendoni cfare do kishit bere ju.
    Ju me teper dukeni si njerez qe nuk sugjeroni asgje per te zgjidhur problemte por e keni gazetarine business e doni per sencacion te shisni dhe fitoni. Nuk ka vend ne bote qe nuk ndjek ligjin me gjeni nje te vetem dhe nese ka dilni ne shesh dhe benin cfare te doni. Cdo gje qe konsumon duhet paguar. Shtresat e varfra duhet te ndihmohen. Por ka disa gjera qe nuk shkojne ne shqiperi. Ju ankoheni te paguani dritat qe nuk ja u konsumon Edi Rama por si beni qe paguani klubet dhe lokalet ku shkoni, nese nuk paguani atje dhe mund tju vrasin apo jo menodheni dhe ACT NOW me mend ne koke
    Lere Berisheb & CO te cmenden atje ku jane.
    Pleaseeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee

  3. Bond 111 says:

    Hec mer z.Kryeminister bej ate qe duhet ,qe vendos Shtetin mbi Themele ,
    LI______GJIN – SHTETIN LIGJOR ,qe ben shtetin dhe shoqerine automatikishte te vendoset mbi shinat e njerezimit !!!
    Pastaj do ishte mire ti jepnit TO_KAAAAAAAAAT Shqiptareve ,
    sepse ja keni mohuar ne menyren me arbitrare Pronen Shqiptarit ,
    dhe e fundit qe do shtoja eshte Z.Rama (me tolero edhe nji mendim sepse te kam mbrojtur ne cdo rast dhe te kam dhuruar jo pak vota TYYYYYY )
    pra ..ajo qe do shtoja edhe njiher eshte ;

    Nuk e ke fare te nevojeshme te dalesh e besh te tilla deklarata “mirkuptimi” me kte popull ,por mbani Premtimet e Bera .
    Nji kryeminister qytetare sduhet ti lejoj vehtes te impresionohet nga turmat antishqiptare qe ju mjerishte i trajtoni si Opozite .
    Por ky eshte nji tjeter kapitell z.Kryeminister . Tregoni forcen e shtetit aty ku duhet dhe me shpejtesi .Cfar prisni .Suxsese .

  4. MARA says:

    Zoti kryeminister mjsfton qe e deklaroni se nuk keni ndonje mani per pushtet. Asnje kryeminister deri tani nuk e ka bere kete gje asnje kryeminister dhe te jete nje shembull edhe per ministrat te cilet perpiqen shume te bejne show sigurisht sepse duan ta mbajne pozicionin sa megjate dhe kush eshte ai budalla qe do te mbaje pergjegjesi ne kete vend cope cope sa me gjate te jete e mundur?

    prandaj kam shume kuriozitet ta degjoj kete gje edhe nga ndonje minister…

    Ndersa Ju besoj i duheni Shqiperise, por nderkohe sistemi gjyqesor eshte nje pengese e madhe, i cili i ben hije nje qeverisje te mire.

    Qytetaret duan drejtesi, nderkohe qeveria nuk e garanton dot kete gje sepse pushtetet jane te ndara.

    Do isha shume dakord per nje referendum per te ndryshuar formen e qeverisjes, nga parlamentare e cila ka rezultuar totalisht e deshtuar ne Shqiper ne Presidenciale ose gjysem presidenciale.

  5. Eraldi says:

    Shume mire e ke si parim, por filloje andej nga duhet se pari, sepse deri tani ju ke shpallur lufte atyre qe te votuan dhe besuan. Pastaj eshte populli ai qe vendos se sa do te plakesh si Kryeminister. Ndoshta ke deshiren e mire, por e hengre nje luge corbe te prishur qe kur fute LSI-ne ne koalicion dhe faktikisht ata e kane ne dore qeverine tende. E kishe deshire te madhe kryeministrine, por nuk kishe mendere qe ta merrje vete, pavaresisht se i kishe votat. Tani vazhdo bej ate lojen tende, sepse nuk e ke maxhorancen dhe te flakin kur te duash. Do ti vije koha mos u merzit piktor.

  6. Claus says:

    Nga Lala Gjoni tek kimioterapia, rrezatimi dhe operacionet!

    Kimioterapia dhe rrezatimi nuk perdoren ashtu kuturu sic vepron ti me me njerezit, i nderuar kryeminister. Nuk je njeri qe ke sensin e mases, e jo me pastaj te besh krahasime te tilla, kur dihet, ndoshta jo nga ti, qe perdorimi halldupshe i ketyre formave shkakton nga ana tjeter sherim jo e jo, por ndoshta demtime te metejshme edhe me te renda, vatra kancerogjene dhe me agresive dhe ndoshta dhe vdekje akute.

    Ti ke ne mendje vetem gjoba, dhune, tritol, polici, sopate, hanxhare etj.

    Behesh qesharak me keto krahasime, qesharak ne brutalitetin tend, te nje njeriu qe vetem brutalitet ka njohur.

    1. Dardha says:

      Pikerisht. Edhe kimioterapia dhe rrezet kane doza te caktuara. Ne disa tumore perdoren me pak, ne disa me shume, ne disa te kombinuara.
      Te hipi ne koke edhe ty nacionalizmi dhe fillove te marresh per s’koti z. Kryeminister.

    2. Adi says:

      Kur jepni mend e flisni per brutalitet ju shpellaret e saliut te vjen te shkulesh floket. Ju ka zene tmerri si ato kafshet e egra qe po i pritet pylli rrumpalles pa te cilen nuk dini te mbijetoni

    3. adi says:

      Ore “Claus” ti ndoshta rri ne Gjermani dhe nuk e ke idene se c’eshte bere ketu. Ky vend ka dale nga udha e perendise. Eshte kthyer ne nje afganistan ne mes te Europes, ku secile ben cfare I do qefi. Dhe gjithe kjo sepse qeverite e meparshme nuk kane qene qeveri, po banda qe lejonin gjithcka vetem qe mos prekeshin interesat e tyre. E di ti qe njerezit nga nje dite ne tjetren gjenin te fortin e lagjes qe i kishte bere ndertim para deres se shtepise, apo qe shume nga ata qe vine verdalle me X5 e X6 nuk paguajne energjine?! Apo qe bukurite e ketij vendi u shkaterruan dhe burimet u keqshfrytezuan dhe funksionet e shtetit u shiten si skrap te private me te ashtuquajturat koncesione?

      Eshte hera e pare qe nje qeveri po perpiqet ta qeverise kete vend, dhe njerezit e llastuar do ankohen, por kjo eshte rruga e vetme. Prandaj mos na caj trapin me “filozofira” nga Gjermania. Provo te besh ndonje gje jashte ligjit aty ku je e do e shohesh shtetin policor

  7. Vangjel tavos says:

    Po kryeministër ke marrë votat me Ilirin , jo me dy standarde, ti për qeveri dhe ai për lesh e li …….

  8. Geni says:

    Ore,Ram…Nese del dhe njehere te na mbushesh mendjen qe se nuk ke ke mani pushtetin,por shtetin i bie qe eshte e kunderta.Bej ndonje pune te hajrit,or dreq.Boll me show.

  9. rinia. says:

    Nuk jam Fanse e ndonje partie ,por Berisha me suiten e tij jane te shtrydhur.Nuk del dhjam nga pleshti.
    Te gjitha cfare Z.Rana thote qendrojne 100% .Nuk mundesh te lejosh popullin te bej cfare te doje ,me qellim qe ata te jene te kenaqur me katrahuren e krijuar .Ky shtet ,ky popull duhet te futet ne binaret e drejtesise ,te rregullit ,te disiplines ,te higjenes (ti behet edukate qe mos te hedhin asnje cigare ne toke .) Per ta futur Shqiperine dhe popullin ne binaret e duhur ,duhen ligje te forta .DUHET QE SHQIPERIA TE BEHET SHTET POLICOR SI SHUME VENDE TE TJERA TE EUROPES. NDRYSHE KY VEND MERR FUND,ME PALLAVRAT E
    BERISHES DHE SUITES SE TIJ NUK SHKOHET NE EUROPE.
    USA,GJERMANIA ,ITALIA ,AUSTRIA ,NORVEGJIA ETC ETC .JANE SHTET POLICOR .

  10. adi says:

    Mire e ka. Nuk do të rrijë deri 90 vjeç. Deri 80 vjeç.

  11. leftri says:

    Te lumte palla te lumte,vetem nje gje te kesh parasysh o edi!vetem votat, e hajduterve ,krimineleve,rrugaçeveç,dhe dembeleve shqiptare do humbasesh ,keta me mire mos ti kesh ,sepse llumbi jane dhe te bejne pis;

  12. Aldo says:

    Ju qe keni filluar te merziteni nga reformat, jeni tamam ata trushpelaret qe kapitalizmin e keni kuptuar si gjej shesh e bej pershesh. Nje tip si Rama duhej te iste kryeminister ne 1992 dhe jo qelbaniku Sali agjent I serbit, qe tamam sipas direktivave te tyre e beri Shqiperine vend te padeshiruar. Sa ta kuptoni ju trushkundurit qe e kritikoni, do kete kaluar nje gjenerate.

  13. Une says:

    Nuk ka nevoje ta kuptosh se kush nuk paguan energjine, kush ka ndertim pa leje, nuk ka paguar taksa, kane humbur parajsen duke punuar te tatimet, kasinot, polici. Eshte i gjithe kori qe nuk pranon reformat. Dihet. Askush nuk e deshiron ta humbi 8 vjet parajse ne kurriz te hallexhinjve.

  14. Damian Gjik Turi says:

    Ore kryemut po me popullin e nise ti. Popullit ja ve kollaj lakun ne fyt po votat i more se do ja merrje oligarkeve te salehut dhe do ja jepje te varferve. Po historia po tregon se deri tani po i ha mutin se me vehte ne serbi i kishe te gjithe oligarket. Apo ishte problemi sa te kuptonin kta oligarket se kush ishte padrinua i ri. O hajdut po populli po mbushet perdite dhe ka per te provu sa bythe ke. Apo fillove te besh parimorin tani qe i ke bo leket palë. Trego transparencen me ca lekesh po e ben shtepine ne surrel. Kjo eshte demokraci kur llogaria fillon nga kryeministri dhe jo nga fshataret e paskuqanit. Ne koshin e plehrave te historise ke per te perfundu si cdo tiran tjeter o dhjaks i vogel. Jepi boj parimorin, veji shkelmin fyt popullit se hajdutet drejtora po bohen milionera me nga 30 te punesuar qe u cojne rroga mujore si ajo drejtoresha e lushjes.

  15. titi says:

    Nuk ka rendesi se sa do rrish,bej njehere keto kafshe qe zbriten nga malet,qe te mos vjedhin dhe te dridhen kur te kujtojne ligjin.Bej edhe njehere qe te dhjesin gjak si ne kohen e dulles.Ky popull trim dhe paqedashes mer vesh vetem me dru.
    Popull trim paqedashes dhe veshderr,sa trima ishit ne kohen e enverit sa nuk guxonit te thoshit nje fjale dhe jo te diskutonit urdherat e tij.
    Popull trim shikoni salikomunistin sa trim eshte bere pas 90,ky trim malesor qe ishte gati ti hante edhe mutin enverit vetem te bente kariere.Jemi aq trima sa edhe sot trembemi nga fotot e dulles.
    O popull trim mos u trembni se nuk ka fantazma,edhe salikomunisti eshte kthyer ne nje kufom e komunizmit.Edpalloshi do bej mire te vazhdoj keshtu edhe ne drejtesi ,edhe me dosjet edhe me korrupsionin,dhe eshte mire qe ti fusi ate pallen e tij qe nxori ne mes te parisit,te gjitheve derisa kafshet te behen njerez.SHKONI PAGUANI ENERGJIN O KAFSHE ,BOLL HENGRET NE KURRIZIN TONE DHE MOS NDEGJONI ATE QE JU BENTE THIRRJE NE FUSHATA”NDIGJONI MUE DO JU FALE ENERGJINE”PERENDOI KOHA E TIJ.

  16. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    selman derri ,nje ish partizan i luftes se Dyte boterore ,shume i zgjuar ,kur nuk i dhane gradat qe i meritonte u beri mu……partise dhe ju kthye punes ,por njiherit filloi dhe goden e rakise .
    Tregojne se ne nje vend ne nje fshat u takua rastesisht me Kadri Hazbiun dhe ky i ndodhur ne nje lokal me te i porosit 2 dopio raki dhe e fton ne tavoline ,kur Selmani me duket kishte bere dhe burg por ,me Kadriun ishte bashkeluftetar . selmani i thote kadriut : i shikon keta qe te rrine verdalle si zagare apo jo ? kadriu e kaloi me nje buzeqeshje dhe selmani tha ate shprehjen historike : rrenxou nenat se po te shkau kemba keta te paret do te bejne varrin . i doli fjala selmanit se ata qe i rrinin mbas kadriut e hengren te paret nga kembet.
    problemi per disa nga ju qe shkruani ketu ne kete faqe eshte se flisni si e jema e zeqos ne maje te ferres dhe nuk e njihni edi ramen .
    edi rama ka nje veti qe po e tha po i ka vdekur nena dhe e ben dhe nuk terhiqet mbas deri sa ta perfundoje punen qe ka nisur .
    ai e ka te qarte se ata qe ngrihen ne protesta jane ata qe kane patur biznese dhe shtepi ne token e botes dhe ja kane pare hairin asaj pune duke vjedhur si energjine por duke paguar dhe duke futur dhe femijet dhe farefisin ne pune ,duke mbjelle hashash dhe duke i bere karshillek te tjereve .
    do thote ndonjeri qe i gjalli do haje dhe i pazoti do qaje .
    mirpo une po shikoj se perdite po mbushen varret me te vrare dhe kjo histori ka 23 vjet qe vazhdon si nje lufte e pashpallur aq sa jane vrare mbi 23 mije vete dhe ku e ke fundin .
    faji me i madh ishte se partia demokratike si parti e “djathte ” nuk e hoqi ligjin famekeq 7501 dhe toka shkoi tek hajduti dhe krimineli ,nuk shkoi tek i zoti .
    u ckul veriu qe nga gjakova ,kukesi tropoja puka dukagjini ,thethi dibra ,gjallica dhe zaptoi tokat e shkodraneve denbabaden te tiranesve ,lezhjaneve sikur ti kishin te tyre qe ua kishte lene baba.
    Njerzit u mesuan pa pune dhe vidhnin .
    Ne se do shikoni perberjen e prorestes se pd mbizoterojne malokeria ,pertacet ,hajdutet ,kriminelet xhambazet ,me nje fjale krejt llumi i nje kombi qe ne kushtet e shqiperise e ka rritur ndjeshem perqindjen
    nuk ka problem se ishin 12 apo 20 mije ne proteste por mund te jene dhe 200 apo 300 te prekurit nga puna (( kur shqiperia ka 3 milion banore sot ) qe po ben edi rama qe do te beje dhe do ta BEJE shtetin sic beri tiranen qe nga nje hale e madhe e solli si qytet europian ku dhe maloket te krehur si cjepet pine kafe si moderne packa se koka dhe kemisha u vjen era mut dhe shurre .
    edi ramen ,nuk ka bir kurve qe ta kheje mbas ne punen e tij qe ka nisur.

  17. Ali says:

    Rama po thote : Shterngoni rrrypin tani ju o popull se une me 20 ministrat e mi po jetome jete sheikesh .Bejme dasma neper keshtjella me parat yuaja , restaurojme bunkeret e diktatorit me parat tuaja , japim yendera njerezve tane pa prokurim , juve ju prishim cdo lloj ndertimi qe keni bere ,kurse njerit tane i lejojme te ndertojne deri ne 17 kate pa cka se lejen e kane per 9 kate (Po sbesove shko shih prane hipotekes se Tiranes)
    Rama shan Berishen, por fakti eshte se Berisha i rriste rrogat dhe pensjonet cdo vite ,kurse Rama me rritjen e taksave, te tarifave , te cmimeve po ja ul rrogat dhe pensjonet cdo vit shqipetareve , nderkohe qe gjen miljona $ nga taksat e shqipetareve ,per te restauruar e arreduar muzeun e diktatorit Hoxha qe me sa duket e ka idhull dhe kerkon ta imitoje duke aplikuar nje diktature te re me ane te instalimit te shtetit policore, policia kudo per cdo pune qe Rama kerkon te kryej ,per shkaterrimet seklektive , per vjeljen e parave te energjise per ….
    Njerezit te dalin me kujdes nga dera e shtepise se mund te jete duke i pritur ndonje polic ….

  18. Dr. John says:

    Rama, ne cdo hartim tendin nuk harron asnjehere te na permendesh qe ti je me i miri nga ata qe kane drejtuar deri me sot. Kete e di dhe bufi sot por sa me shume ta thuash kam frike se do vije koha qe sdo ta besoje me as bufi. Disa nga menyrat qe ti po perdor per te bere shtet sot lene per te deshiruar dhe sic tha njeri ketu ka rrezik ti do e vdesesh pacientin fare sesa do e kurosh. Po te ishe ti kryeminister ne 1992 atehere kjo do ishte rruga e duhur por sot duhet pak me shume kujdes jo per fajin tend por se ketu i zhyten njerezit ata qe kishin pushtetin deri dje. Nqs do suksesin jepi nje dore sa ti nxjerresh siper nga llumi ku i mbyten njehere, pastaj kerkoi te vrapojne e te kapin normat e te marrin fryme lirisht, por jo ti heqesh tubin qe i mban gjalle se i mbyt fare ashtu e do besh hatane aty. Te keshilloj te jesh pak me fleksibel, por ne asnje menyre i thyeshem, se ujku plak i UDB-se po pret pas gardhit te na haje te gjitheve te gjalle. Pastaj u plaksh po te duash duke qeverisur se sna vjen keq hic po qe se na ben mire.

  19. Rrushit Bilibil Gramshi says:

    Edi,
    jemi njohur fare pak vite me pare. Ke ndryshuar shume, nga nje qytetar kapricioz deri ne banalitet, ne nje mencuri deri ne intelektual. Me pelqen deklarata per hapjen e dosjeve por druem se do ta kesh te veshtire.Ne kete kontekst po te kujtoj nje proverbe rubaire tiranase:

    O fol e mba
    O pirth e ha!

  20. ELTONI USA says:

    Ti ske ardh per tu plakur kryeminister,por ke ardh per te siguru kater brezat etu ,je i pabesueshem.

  21. ELTONI USA says:

    Ti ske ardh per tu plakur kryeministe ,por per te siguru keter breza pjellat e tuaja.Je i pabesueshem.

  22. alfade says:

    Hallka kryesore e zinxhirit te korrupsionit ,zoti K/minister , eshte SISTEMI BERISHIAN I ANTIDREJTESISE ,
    une si qytetar pyes kur do ta vendosni SISTEMIN E DREJTESISE ??? Pasi eshte zgjidhur kjo hallke , te tje-
    rat hallka jane shume te lehta te zgjidhen !!!
    Per te qene me konkret e pragmatik: Ta zeme , psh, se policia arreston nje kriminel ,hajdut e vrases si puna e
    Berishovicit dhe ia dergon prokurorise se Llalles dhe Llalla ia dergon gjyqit ,por te mos ia ”shkeli” syrin gjyka-
    tesit per ta liruar delikunntin apo kriminelin , atehere eshte vendosur realisht SHTETI LIGJOR ! DREJTESIA !!!!
    Por po qe se Dhalla ben sikur denoncon kriminelet dhe i thote te ashtuquajtures drejtesi ,nse une e coj ne gjyq
    dhe ju lirojeni ,sic po be Dhalla lojen e ‘.kungulleshkave,, atehere kemi rrumpalle dhe rrumpalle do te vazhdoje
    me ,, presidentin e Saliut” dhe keshtu do te dalim te ajo qe thote populli : ”nga Selaniku tatepjete , sic ka qene
    do te jete ,,…..!!!

  23. Bujar says:

    Me pelqejna ca komente ku me te drejte lexuesit vene ne dukje ca “tipare” te kryeskizofrenit te peshtire. Po po eshte e drejte, mendja e tij punon vetem per shkaterrime, tritol, pabesi te theksuar ndaj miqeve te vet. As mos e shko neper mend se do jesh gjate aty. Populli do te rrezoj si nje qenje te ndyre. Boll ma me fjale, fillo bej nje pune ose zhduku fare e ndyre.

  24. Edi Rama ,ec perpara .
    E ka dash cdo popull i botes nji njeri si ti ,sepse eshte normale per njerez normale….kurse per ata qe merziten,,,,,,,vari xhamine…..

  25. ermal kulici says:

    E mer edi rama se jo qe nuk ke shtu vene pune po ngele tu heq rob e tu i zevencu me te ps pse kshu do bohet shteti duke bo karlliqe. Mire qe ven te ps po te pakten vej te aft qe te din me te kthy nje pergjigje.

  26. LIGJI says:

    HAP VENDE PUNE ,BEJE PROJEKTE ME FIRMA TE MINIFABRIKAVE EUROPIANE PER TE SHFRYRE MASEN SOCIALE QE TE HAPENME TE VERTETE VENDE PUNE JO SHOW ALLA VELIAJ SE MDYSHE DO TA HASH TE S..T.. E………!!

  27. Himarioti autokton! says:

    Zoti Kryeminisër ! Në përgjigje të njërës prej pyetjeve që ju bëhet, Ju thoni:

    Edi Rama: Po ju them shkurt. E dini pse Shqipëria u katandis aty ku u katandis dhe është sot në këtë gjendje që vazhdojmë të luftojmë përditë për ta nxjerrë? Sepse Shqipëria u qeveris për vite të tëra me filozofinë ‘unë të mbaj pushtetin dhe pas meje të bëhet qameti’. Me filozofinë që të mos u presim dritat qytetarëve sepse na mërziten dhe s’na japin votat; të mos u prishim ndërtimet pa leje sepse mërziten dhe nuk na japin votat; të mos bëjmë shtetin sepse na duhet pushteti. Për çfarë na duhet ky pushtet? Unë nuk kam kërkuar votat për t’u plakur në krye të qeverisë. Unë kam kërkuar votat bashkë me Ilir Metën dhe koalicionin tonë për të bërë ato gjëra që kemi marrë përsipër. Ato gjëra që kemi marrë përsipër janë shumë të bukura për t’u dëgjuar por kërkojnë mund, sakrifica dhe kanë dhimbjet e tyre për t’u realizuar. Nuk ka lindje që nuk ka dhimbjet e veta dhe nuk ka rilindje pa kostot e veta. Për sa na përket, ne jemi gati të marrim përsipër të gjitha kostot dhe nëse do të marrim një mandat tjetër atë do ta kemi bazuar në sa reforma bëmë dhe sa e vumë në vijë shtetin shqiptar.

    Por, jo Zoti Kryeministër se, ne pronarët trashëgimtarë e dimë shumë mirë se pse vendi u “katandis aty ku u katandis” se, “filozofia” nuk ishte për të mbajtur pushtetin, porse pushteti u duhej dhe u përdor dhe duket se akoma u duhet dhe po përdoret vetëm për të grabituer, gjënë më të shenjtë dhe më të shtrenjtë, tokën tonë të trashëguar, si një çmenduri tipike shqiptare

    Veç dihet se, kur jo vetëm Ti, por asnjë demokraci në Botë nuk do mundte që t’ju kthente shtetasve shqiptarë dinjitetin e humbur, lotët, vuajtjet, gjakun nga jetët e njerëzve që vdiqën burgjeve dhe fushave të internimit e as pushkatimet me “gjyq” e pa gjyq, por veç zoti Kryeministër nëse vërtet veten e heq për demokrat, “binarët” që vendin e çojnë në demokraci të mirëfilltë, ose më saktë në Shtetin e së Drejtës, i cili automatikisht vendos Shtetin Ligjor, “udhërrëfyesi” Juaj nuk duhet të jetë ligji 7501, pasi ligjet për tokën të Parlamentit “pluralist”, (deri më sot komunist!!!!) shqiptar janë shumë më të këqij dhe nga vetë reforma komuniste si e quajtura “agrare”, “kolektivizimet socialiste” dhe konfiskimet e tokave të shumë fshatërave me pretekstin e krijimit të “ndërmarjeve bujqësore shtetërore”, që Ju akoma edhe sot i trajtoni si toka shtetërore, bazuar në Kushtetutën komuniste të vitit 1976 !

    Pra, Zoti Kryaministër, kur shtetasve shqiptarë Ti nuk u kthen dot lotët, vuajtjet, jetët e njerëzve të pushkatuar e të humbur, do ishte në nderin Tuaj, të një demokrati të vërtetë dhe të një rilindjeje të vërtetë, që para çdo gjëje të na ktheje tokën tonë të trashëguar, pasi si ligj natyre njerëzit vdesin, por toka qëndron atje si e shenjtë e trashëguar, dhe pas kësaj do shikoje Ti edhe ne së bashku se, sa bukur do ecnin të gjitha reformat e tjera, ndryshe patjetër edhe ti do kesh fatin e Enverit, të Ramizit, të Fatosit, dhe të vetë Saliut, dhe gjithë Kryeministrat e tjerë shqiptarë, po të duash edhe ata pas pavarësisë, por edhe ata 39 Kryeministrat që udhëhoqën në kohën e Perandorisë Turke.
    Faleminderit nga një himariot!

  28. Vera says:

    Te lumteeeeeeeeeeeeeeeeee!
    Mos u terhiq po vazhdo sic e ke nisur…….se vetem po e bere ti Shqiperine!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje