Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, iu bashkua sot aksionit të OSHEE-së kundër vjedhjes së energjisë elektrike, por kësaj here u takua me qytetarë dhe biznese të rregullt në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, për t’i falenderuar e shtrënguar dorën atyre që paguajnë faturat e energjisë elektrike.
Pas disa aksioneve radhazi në mbështetje të OSHEE-së për prerjen e lidhjeve të paligjshme, sot ishte një ditë falenderimi për të gjithë qytetarët e ndershëm, të cilët duke paguar energjinë elektrike ndihmojnë ekonominë e vendit.
“Sot patëm një mundësi për t’i shtrënguar dorën dhe për t’u thënë faleminderit qytetarëve që e paguajnë energjinë elektrike. Këto kohë jemi marrë shumë me ata që abuzojnë, por në fakt njerëzit më të rëndësishëm nuk janë ata që abuzojnë, por njerëzit e ndershëm, që paguajnë taksat, sigurimet shoqërore dhe energjinë elektrike”, deklaroi Veliaj.
Sipas tij, gjatë këtij viti ekonomia gjeneroi 81.352 vende të zbardhura ose të reja pune, por me paratë e rikuperuara nga shmangia e abuzimeve me energjinë elektrike, ka mundësi për më shumë investime, të cilat më pas prodhojnë punësim:
“Ashtu siç doli edhe sot nga vizita e shkurtër në përkrahje të aksionit të OSHEE-së për pagesat e energjisë elektrike, qytetarët e ndershëm nuk mungojnë, madje janë në shumicë. Një qytetar i ndershëm e kupton se duke paguar energjinë elektrike ndihmon ekonominë, buxhetin e shtetit dhe hapjen e vendeve të punës”.
Ministri Veliaj falenderoi në emër të qeverisë shqiptare, të gjithë qytetarët e rregullt me pagesat e energjisë dhe u shpreh se aksionet e suksesshme të OSHEE-së kanë disiplinuar situatën.
“Duke qenë i ndershëm ndihmojmë ekonominë, vendin dhe jemi krenarë që jetojmë në një vend ku shpërblehen ata që janë të ndershëm dhe që paguajnë detyrimet e tyre dhe jo të fortët që i kanë bërë bisht ligjit deri më sot”, tha ai./j.h
Erion velija ti je hajdut ata njerez te ndereshem nuk duhet te kishin dhen dore ty. Ti u kape me persh ne dor 400 milion more o qen nga buxheti i shyetit.
Coje ne prokurori plako nese ke prova. Aty ndahet shapi nga sheqeri. Nese nuk keni prova, mos beni gam gam kot po lereni te punoje.
O al pici!
Jo 400 milion,por 400 miliard mori ky Veliaj!!!
Kije inat,por hakun jepja tamam!!!
Sidoqofte Sali Berishes kurre nuk ka per t’ia kaluar,qe pervec 400 miliardeve,ka dhe 400 miliona HA toke ne bregdet e male!!!
Ka edhe 26 te vraret ne Gerdec dhe 4 te pushkatuarit pa gjyq te 21 janarit!!!