Festa e pavarësisë/Napolitano: Statusi i vendit kandidat, shpërblimi më i mirë në rrugëtimin europian

28 Nëntor 2014, 12:31Politika TEMA

Presidenti i Republikës Italiane, Giorgio Napolitano ka uruar nëpërmjet një mesazhi Presidentin e Republikës, Bujar Nishani me rastin e Festës Kombëtare.

“Arritja më e fundit, përftimi i statusit të Vendit kandidat, shpërbleu angazhimin e Tiranës në rrugëtimin e saj europian, të cilin Italia e mbështet me shumë vendosmëri me bindjen se nga përafrimi i Shqipërisë me Institucionet europiane po përfton e mund të përftojë dhe më shumë përfitime stabiliteti i gjithë Rajonit të Ballkanit”, thuhet në mesazhin e urimit.

Presidenti Napolitano shpreh besimin se “gjithashtu se Tirana dhe Roma do të dinë të përfitojnë nga mundësitë që ofron prania e një komuniteti shqiptar të integruar më së miri në Itali si dhe një vëmendje gjithnjë në rritje e sistemit prodhues italian ndaj Shqipërisë, duke dhënë kështu ndihmesë në konsolidimin e mëtejshëm të lidhjeve të hershme të miqësisë mes dy vendeve tona”.

“Me këtë frymë si dhe më kujtimin ende të gjallë të takimit tonë para pak kohësh në Tiranë, shpreh urimet më të zjarrta e më të përzemërta për mirëqenien Tuaj personale dhe të popullit mik shqiptar”, thuhet në mesazhin drejtuar homologut shqiptar Bujar Nishani. /gj.k/

1 komente në “Festa e pavarësisë/Napolitano: Statusi i vendit kandidat, shpërblimi më i mirë në rrugëtimin europian”

  1. a says:

    Po si jo more 25 vjet qe ka ra komunizmi vetem nje status kandidat. Shiko gjermania e futi polonine ne bashkim evropian. Italian palaco.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje