Partia Demokratike do të rikthehet në Kuvend me nisjen e sesionit të ri parlamentar, që do të nisë punimet në Janar. Burime nga partia më e madhe opozitare theksojnë për TemA se rikthimi në Kuvend do të bëhet në sesionin e ri të legjislaturës, kur deputetët demokratë do të jenë prezent jo vetëm në seancat kuvendore, por edhe në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare.
Gjatë bojkotit parlamentar deputetët e opozitës nuk kanë qenë pjesë e vendimmarrjes të disa prej ligjeve më të rëndësishme , përfshi këtu atë të reformës parlamentare apo buxhetin e shtetit për vitin 2015.
Gjithashtu ato nuk ishin pjesë e vendimmarrjes për ngritjen e Komisionit të posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, por nuk do të jenë pjesë as në votimin e anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë dhe Guvernatorit të ri, emër që pritet të dekretohet nga Presidenti Bujar Nishani brenda javës së ardhshme.
Pas një bojkoti që nisi në muajin Korrik me preteksin e një incidenti të ndodhur në ambientet e brendshme të Kuvendit ku dy deputetë të mazhorancës, të cilët po gjykohen në Gjykatën e Lartë, sulmuan fizikisht kolegun e tyre të opozitës, deputetët demokratë do t’i japin fund këtij vendimi muajin e parë të vitit të ardhshëm.
Kjo është edhe periudha kur në bazë të Kushtetutës, ligjvënësit demokratë mund të humbasin mandatet e tyre të deputetëve, nëse nuk do të rikthehen në Kuvend, qoftë edhe një seancë, duke plotësuar në këtë mënyrë kohën 6 mujore të përcaktuar në Kushtetutën e vendit.
Burime nga PD konfirmojnë se rikthimi në Kuvend nuk ka të bëjë me frikën nga humbja e mandateve, porse kjo është një kërkesë e vazhdueshme drejtuar partisë më të madhe në opozitë nga Brukseli dhe SHBA. Mësohet se jo vetëm diplomatë të akredituar në Tiranë, përfaqësues të vendeve të Bashkimit Europian, por cdo delegacion që ka pasur kontakt me përfaqësues të PD, ka kërkuar rikthimin e opozitës në Kuvend.
Madje, edhe Partia Popullore Europiane në rezolutën e miratuar së fundmi mbi situatën në Shqipëri kërkon një gjë të tillë nga Partia Demokratike, ku thekson se dialogu politik është një parakusht për procesin e integrimit të vendit.
Por jo vetëm kaq, pasi duket se në muajt e fundit janë shtuar deputetët demokratë të cilët kundërshtojnë vijimin e bojkotit.
Gjithashtu një tjetër arsye për rikthimin e opozitës në Kuvend është fakti se nga mazhoranca tashmë janë votuar Komisionet hetimore të kërkuara nga Partia Demokratike, sikundër është miratuar edhe ndryshimi në rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë, në bazë të të cilit përfaqësuesi i opozitës do të ketë kohë të njëjtë me atë të Kryeministrit.
Vendimi për kthimin e PD në Kuvend pritet të zyrtarizohet në fillim të muajit Janar, periudhë në të cilën pritet të përcaktohet edhe strategjia që do të ndjekë partia më e madhe opozitare në zhvillimin e një opozitarizmi jo vetëm brenda sallës së Kuvendit.
Bufrime konfirmojnë se do të ketë një gërshetim të debateve brenda Kuvendit me zhvillimin e protestave dhe takimeve me grupet e interesit për të kundërshtuar nismat apo vendimet qeveritare, të cilat sipas PD mund të bien ndesh jo vetëm me ligje të tjera apo Kushtetutën, por që mund të cënojnë këto grupe.
Mungesa në Kuvend, deputetët e PD nuk janë paguar
Për të gjithë muajt që kanë qëndruar jashtë sallës së Kuvendit apo veprimtarive parlamentare deputetët e opozitës nuk janë paguar. Në këtë mënyrë duket se është përsëritur e njëjta situatë kur gjatë bojkotitqë Partia Socialiste në opozitë i bëri Kuvendit, ligjvënësit e saj në Kuvend nuk morrën pagat mujore për aq kohë sa nuk morrën pjesë në veprimtaritë parlamentare. Por jo vetëm kaq, ata nuk kanë përfituar asnjë trajtim financiar, përfshi këtu edhe karburantin apo pagesat për telefoninë, duke i kursyer në njërën anë buxhetit të institucionit disa miliona lekë, por gjithashtu duke krijuar një situatë aspak të këndshme për ata deputetë që nuk kanë pasurtë ardhura të tjera, përvec pagës së deputetit.
Kuvendi mbyll punimet më 18 Dhjetor
Kuvendi pritet t’i mbyllë punimet për vitin 2014 me 18 dhjetor, kur edhe është përcaktuar të mbahet seanca e fundit e këtij sesioni. Gjatë kësaj periudhe, komisionet kuvendore do të duhet të shqyrtojnë një serë nismash të planifikuara për t’u votuar në tre seancat e ardhshme. Në listën e projektligjeve të depozituara në Kuvend janë ai për procedurat tatimore, që parashikon thjeshtim procedurash dhe përcakton fondin e shpërblimit për tatimorët.
Po ashtu, për t’u shqyrtuar e miratuar është edhe marrëveshja e kredisë me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim për sektorin e energjisë dhe projektligji për vlefshmërinë e titujve të pronësisë për tokat bujqësore. Një projektligj tjetër është edhe ai që thjeshton procedurat e nënshkrimit të marrëveshjeve të huamarrjes për ministrinë e Financave, ku Kuvendit i hiqet kompetenca e miratimit të cdo marrëveshje huaje që është në përputhje me nivelin e borxhit publik të përcaktuar në buxhetin e shtetit.
Një moment i rëndësishëm i këtyre javëve të parambylljes së sesionit parlamentar është edhe plotësimi i vendeve vakante në Bankën e Shqipërisë, ku duhet përzgjedhur e votuar Këshilli Mbikqyrës dhe Guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë. Palët i kanë mbyllur procedurat e aplikimeve për të interesuarit për vendet vakante në Këshillin Mbikqyrës ndërsa pritet që shumë shpejt kreu i shtetit të publikojë edhe kandidaturën për Guvernator të Bankës së Shqipërisë. /gj.k/
Janari eshte muaji i cili vjen ne jeten e cdo personi ,si nji renje e kembes ne grope sapo del nga drita ne erresire ,si nji boshllik i atij festimi euforik te ndrimit te viteve dhe si i tille Ambasadoret dhe “Te Huajt” sduan ti mungoj pak zbavitje ne kte muaj te ftohte .
Pra palcot shqiptare te Pd-se ,kto qenie te deformuara duhet te dalin ne skene e kercejn Beldancin e tyre oriental ,per kenaqsi te Te Huajve.
Te rrine jashte,se ishin shume mire.Kishin edhe popullin pro tyre.Tani qe do kthehen ne Parlament do fillojne sharjet e Shtriges Plake,Kobzezes se Shqiptareve Salushe Serbushe Berishovicja.
Ceta-Veriore PD
Nje cete-plehrash te pa edukuar dhe pa kulturuar, ku predominon malokeria-kanunore veriore ….
Do te ktheheshin patjeter! arsyeja e vertete: u ikin karriket nga te ndenjurat! Sipas Kushtetutes mungesa 6 muaj ne Kuvend u heq mandatin! Nga korriku ne Janar behen fiks 6 muaj.Ja pra arsyeja e vertete! nuk hyjne fare te huajt apo arritja e qellimeve nga ana e tyre.
Keta jane politikanet shqiptare!
PD bashke me aleatet te shkojne se fundja rrigen po e marrin. Fundja nga taksat tona po paguhen. Saper nderkombetaret apo SHBA , politikane tane vetem i kane pritur e percjellur, natyrisht edhe te huajve i pelqen kjo lloj situate,paguhen mire ne nje vend qe ka ende demokraci te brishte. Demokratet hoqen keq keto 5 muaj se merrnin vetem rrogen e deputetit 120.000 leke te reja dhe, nese nuk do bojkotonin paga minore i shkon 300.000 te reja pasi paguhen per komisionet parlamentare,pra bonuse. Kjo eshte arsyeja qe po kthehen. Koha e ka treguar sa pyesim ne per nderkombetaret, qe per hir te vertetes destabilitet duan. Per te vene ne prove politikat ekonomike apo ushtarake duhen vende ku demokracia nuk eshte e konsoliduar. Edhe ne ato vende qe funksionon demokracia BE apo SHBA kane bere eksperimente ne ekonomi. Doktrina e “shok-ut” po funksionon mjafte mire,vrasje,depresion,vjedhje,perdhunime,humbje te vendit te punes,mbyllje bisnesesh etj etj. RILINDJA dhe ARTICOKA jane dy dietat me te mrekullueshme. U bene dy vjet qe e majta ja hedh fajin qeverise paardhese,vijon me akuza ndaj eksponenteve te njohur r PD-se por, askush deren e burgut nuk po e sheh. Nuk e kuptoj Edi Ramen me ministrat e tij, pse ulerasin per hajditet e qeverisjes se kaluar dhe, na tregon se taksat do te rriten prej gropes se madhe te borxheve qe la Berisha&CO. Aty jane te gjalle, me makina e veshje lluksoze!
epo nuk ua mban b… se humbasin mandatin. yyyyy letyra
Arsye eshte dhe fakti qe iu digjet mandati nes nuk kthehen ne parlament e pa te jane nje tufe zerrosh. Jo se ka ndonje ndryshim nga ajo qe jane ne keto momente.
nqs shumica ka loqe nga dita e daljes dhe ajo e hyrjes nuk duhet dhene asnje qindarke ketyre zoterijve sepse skane punuar as dhe nje dite pra prezenca ne pune = pagese por shumica sot ishte pakica dje dhe dalja e tyre u pagua njelloj ka ardhe dita te dryshoni te gjithe
Smth, nje shkrimtar amerikan ka nje roman, ndoshta “Jetë”, ku ne nje vend thote se “dashuria e mashkullit per femren kalon nepermjet stomak”. E politikanit kalon neper KULETA, mgjth shume prej tyre do te thone, sic qe habitur njehere e nje kohe kamerieri ne Shkoder (ish-i papune): Pse na takon me marre edhe rroge?
Pacin kemben e mbare.
Disa sugjerime, mund te thuhet edhe ndalime:
S’pari, ndalohet hyrja e deputeteve me rripa (pasi nje pjese e tyre jane nje kompleks rripash, si ai oficeri ne piken e larget te kufirit, thote anekdota) ne sallen e Kuvendit e ne mjediset e Kryesise. Lejohet perdorimi i tirandave (te hapin fjaloret RURALISTET me kollare) nqs iu bien pantallonat per toke.
S’dyti, ditet plenare ne Kuvend te jene: e hene, marte, merkure, E PREMTE! Te enjte te KRYEKRIMINELIT SALI BERISHA nuk ka më! Lejohen rriptaret te bejne prova me të, nqs do t’i perserite te enjtat.
S’treti, dita e hyrjes se PD-isteve (jo te KOP-it/2)ne Kuvend te shpallet Dita Kombetare e Mundjes se Frikes nga Rripi, ose shkurt DKMFRr. Ceremonine e perurimit te kesaj dite te shenuar do ta moderoje (pa rripe ne dore) Gent Strazimiri me ndihmes Gert Bogdanin, i cili do te beje ate dite AUTOKRITIKE BOLSHEVIKO-DEMOKRATIKASE per ultimatumin e tij, qe brenda te enjtes Edi Rama t’u vinte vesh 31-shave te PD-se.
Pd(partia e droges)kthehet ne kuvend sepse humb mandatet.
Ceta-Veriore PD.
Krimineli Sali Bisha
do fuse grupin e tij “diversant” per te prishur punimet e Parlamentit.
Politikane me karagjoze se tonet nuk do gjeni ne bote.
hajde parti hajde!
ben cfar i thot bota!!
dhe mos i thuj qe jan tradhtare pasandaj!
kta jan tradhtare.qe i terheq bota per hunde si arush arixhiu,
kurse enver hoxha jua qiu nonen krejt botes ,su tregoi grykat e topave..
a ta falt zoti shpirtin atje ku je!!!
Mendimin se nuk kini problem mandatet,shkoni e ua thoni femijeve ne shtepite tuaja,pasi edhe femijet e kopshteve ,ku saliu qe u nxori nga parlamenti,shkonte e u kerkonte qe te ulurisnin ne shtepi ,ne menyre qe prinderit te votonin per salen ,nuk ua hidhni dot,pa ne te tjereve na vini anash,pasi nuk jeni me lart se ne. NDERKOMBETARET kane kohe qe lodhen me ju e nuk i kini degjuar. pse ne janar ? shkoni qe javen qe vjen ? Ah,mor vella ,ju sejni per kete pune,! Ju jeni per te ruajtur lopet……. Shkoni ,shkoni e thoni se c’tu bejme nderkombetareve ,pa nuk shkelnim .RRini nje muaj e gjeni sebep per t;u larguar. E SEBEPI ESHTE LIGJI PER HAPJEN E DOSJEVE ! PLITIKE IDIOTE!
Si duket u dha urdher plaku mere, se me nje te tundur te gishtit te plakut me vrap, shkunduni ore, shkunduni, ne pd ka njerez shume te afte dhe te zote, po ai plak i ka marre peng, jeni kundershtare politik dhe jo armiq sic u meson ai ju, bejuni bashk dhe ecni perpara, e tregoi per 24 vjet se cfare bete, se per veten tuaj jeni ne terezi, mendoni per kete popull, po krijuat parlament me vete ne zyrat e pd, ne asnje vend te botes nuk behet keshtu.Populli eshte ndergjegjesuar kush e mban peng Shqiperine, nuk jemi ne vitet 91.
Hallellujah!