Doganat kontroll 1250 pikave të karburantit, 130 prej tyre me shkelje

1 Dhjetor 2014, 15:50Ekonomia TEMA

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njoftoi se pas kontrollit të ushtruar në 1250 pika karburantesh në të gjithë Shqipërinë, janë konstatuar me shkelje 130 prej tyre.

“Gjatë aksionit të zhvilluar në periudhën qershor – dhjetor të këtij viti, janë realizuar 1250 kontrolle ndaj subjekteve që tregtojnë karburante me pakicë, duke realizuar kontrollin e plotë të të gjitha pikave te karburanteve ne Republikën e Shqipërisë.

Nga këto kontrolle, në 130 raste janë konstatuar shkelje nga ana e subjekteve”, bëjnë të ditur burimet zyrtare nga doganat.

Sipas doganave, këto shkelje konsistojnë në përzierjen e karburanteve të çertifikuara nga Autoriteti Doganor me produkte të tjerë energjitikë jashtë kontrollit fiskal e cilësor.

Në të gjitha rastet janë aplikuar detyrime të munguara në shumën 9,268,432 lekë dhe penalitete në total në masën 152,600,000 lekë.

“Autoritetet Doganore do të kërkojnë marrjen e masave për shlyerjen e detyrimeve të lindura, deri në mbylljen e aktiviteteve të subjekteve që kanë tregtuar karburante duke shmangur detyrimet doganore apo duke dëmtuar konsumatorin me cilësinë e dobët të tyre”, u shprehën burimet zyrtare.

Departamenti i Akcizës, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave ka filluar që prej qershorit të vitit 2014 kontrolle të vazhdueshme ndaj subjekteve që tregtojnë karburant me pakicë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me GFI (Global Fluids International S.A).

Kjo, në zbatim të Ligjit nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, VKM Nr. 498,datë 30.5.2013 “Për përcaktimin e procedurave të shënjimit të naftës bruto dhe nënprodukteve të naftës”, si dhe VKM nr. 200, datë 13.3.2013 “Për miratimin e kontratës së koncesionit për shërbimin e markimit dhe monitorimit të karburanteve. /gj.k/

5 komente në “Doganat kontroll 1250 pikave të karburantit, 130 prej tyre me shkelje”

  1. ksem trebeshina says:

    Perse nuk reklamohen pikat e karburanteve qe fllcifikojne karburantet dhe demtojne kljentin dhe gjithe shoqerine!

  2. Ira says:

    Nga njera ane i kontrolloni por nga ana tjeter i mbroni. Thene ndryshe, nga keto kontrolle ne nuk perfitojme asgje, pra per ne nuk kane asnje vlere, nese nuk publikoni listen e atyre pikave te karburanteve qe abuzojne me cilesine apo sasine. Vetem keshtu ato do te zene mend, nuk do te abuzojne, ne te kundert do te falimentojne, sepse do te ken gjithmone e me pak makina qe do te ndalen te furnizohen ne keto pika.

  3. moda dy standarteve says:

    Ata qe vjedhin energjine shkojne ne burg, po ata qe vjedhin cilesine e karburantit dhe shkaterrojne automjetet? U vini gjoba 5 miljoneshe, pyet elefanti per mushkonja, turp tju vije! Karburanti i keq shkaterron me mijra makina qe minimalisht kushtojne 5 milion njera. Ajri kanceroz ska ku te veje me rende. Pushtetare primitive, si sju vjen keq per foshnjat tuaja te pakten qe thithin toksinat?!

    1. olti says:

      mos u lodhni me kot me komente ktu te tema, por dilni dhe protestoni per interes te perbashket, dhe jo partiak apo individual

  4. free says:

    vetem 10% si ka mundesi….kur ne te gjith pikat te vidhet nga pompa, dhe nuk jepet fature. nga nje ana vjedhin konsumatorin ne sasine dhe ana tjeter shtetin duke mos paguar tax.
    vetem shteti mund ta beje kte lloj vjedhje dhe kta dihet per ke punojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje