Komisioni Parlamentar i Ekonomisë është duke diskutuar një projektligj të qeverisë që synon reduktimin e rasteve të miratimit të marrëveshjeve të huasë nga Parlamenti.
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani tha se, ky projektligj synon të sjellë më shumë fleksibilitet në negocimin e kredive sidomos në tregun ndërkombëtar. Specifikisht kjo vlen për Eurobondin që qeverisa synon të emetojë gjatë vitit që vjen. Ndryshimet e propozuara synojnë të përmirësojnë qartësinë ligjore në standardet e kërkuara nga tregjet ndërkombëtare, me qëllim që shtetit shqiptar t’i jepet një qasje në tregjet ndërkombëtare të parasë, duke synuar në uljen e kostos së huamarrjes shtetërore. Me anë të këtyre ndryshimeve synohet të qartësohen procedurat, si në rastin e huamarrjes nëpërmjet instrumenteve të së drejtës private, ashtu edhe në rastin kur kjo realizohet ndërmjet dy subjekteve sovrane, raporton Monitor.
Ministri Cani shpjegoi se, ndryshimet plotësojnë boshllëkun ligjor në lidhje me procedurat që duhet të ndiqen për negociimin dhe arritjen e kontratave të huamarrjes dhe thjesht ligjërojnë kontrollin e Kuvendit mbi borxhin nga një kontroll ‘ad hoc’ për secilin rast në një kontroll të përgjithshëm kufizues, sikurse është kontrolli aktual, nëpërmjet ligjit vjetor të buxhetit.
Domosdoshmëria e miratimit të ndryshimeve vjen si nevojë e përmirësimit të kuadrit ligjor në fushën e Projektligji i paraqitur për mendim qartëson mundësinë për të hyrë në marrëveshje tregtare apo për të emetuar instrumente financiare të rregulluara nga e drejta private. Kjo shoqërohet dhe me përcaktime të qarta për procedurën që duhet të ndjekin organet shtetërore të ngarkuara me këtë detyrë, shprehimisht, Ministria e Financave, krahas përmbushjes së kërkesave për garancitë e nevojshme që edhe institucione të tjera të shtetit shqiptar duhet të japin për të garantuar të drejtat e çdo personi që do të investojë në instrumentet e borxhit të emetuar nga shteti shqiptar.
Një përmirësim tjetër, që synohet nëpërmjet këtij projektligji, është saktësimi i garancive ligjore për sa i takon ligjit të zbatueshëm apo mënyrës së zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me palët e treta në kuadër të marrëveshjes së borxhi që tashmë janë standardet e gjithëpranuara në tregjet ndërkombëtare. Një element kyç i këtyre ndryshimeve është sjellja e rregullimit ligjor në parametrat kushtetues, ku nivelet e huamarrjes shtetërore të përcaktuara në ligjin e buxhetit zbatohen në mënyrë fleksibël nga ministri i Financave për të garantuar nivelet më të kënaqshme të kostove të huamarrjes shtetërore (përfshirë normën e interesit, komisionet etj.)
Prap me ligje antikushtetuese ky Cani E ka kushtetuta qe huamarrja shtetrore behet me ligj apo do ta mbyllin fare kuvendin popullor ky po ndryho kushtetuten dhe fujtja pastaj apo mos marri me vesh institucion tjeter sa shkon borxhi canit i prit se cdo nxjerri tjeter ky Ndrysho njerzit o rama se do te marrin ne qaf
Cdo here qe zvogelohen kompetencat e Parlamentit,zvogelohet demokracia edhe hapet rruga per ma shume arbitraritet!
Pse rritin borxhin kur dihet se kjo vetem do na shkaktoje problème neser?
Mire managjim i asaj qe kemi nje here ,e jo ma borxhe qe po na ngulfatin ardhmerine tone!
Vellezet me kete ky rama do qe dhe ato pak interesa qe mrrin shqiptaret duke blere bono thesari(duke i dhene shtetit te vet borxh)tja u heqi dhe keto interesa do ti mbledhi me firma fantazem jashte vendit. Me siguri qe do jene firmat e toni bler se anglezet jane njish per keshtu gjerash dhe pastaj do behemi me keq se greqia.