Faturat e energjisë/ Këshilli Mbikqyrës i OSHEE miraton mekanizmin lehtësues për borxhet e prapambetura

2 Dhjetor 2014, 13:03Ekonomia TEMA

Këshilli Mbikqyrës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka përcaktuar mekanizmi lehtësues peër pageseën e borxheve të prapambetura.

Duke shqyrtuar me kujdes këtë propozim, duke marrë në konsideratë nivelin e të ardhurave mesatare të familjeve shqiptare dhe gjendjen e tyre sociale, Këshilli vendosi sa më poshtë:

Të gjithë konsumatorëve familjarë, të cilët rezultojnë debitorë për detyrimet e energjisë (principal dhe kamatë vonesë), u krijohet mundësia e ekzekutimit me këste të këtij detyrimi.

Nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjes për pagesën me këste të detyrimeve, Shoqëria nuk do të llogarisë më kamatë vonesa për periudhën kohore që parashikohet në marrëveshje për ekzekutimin e plotë të detyrimit.

Shoqëria do të marrë masa që të përcaktojë si kusht në marrëveshje detyrimin e konsumatorëve familjarë, që brenda afateve kontraktore të shlyejnë faturën korrente të energjisë dhe një vlerë përkatëse që i korrespondon një pjese të detyrimit të prapambetur. Vlera e këstit mujor për ekzekutimin e detyrimit të prapambetur, negociohet rast pas rasti nga shoqëria, por në çdo rast, nuk mund të jetë më e vogël se 2,500 lekë në muaj.

Përjashtimisht, për familjet e kategorizuara në sistemin e ndihmës ekonomike, vlera e këstit mujor për ekzekutimin e detyrimit të prapambetur, negociohet rast pas rasti nga shoqëria por në çdo rast, nuk mund të jetë më e vogël se 1,000 lekë në muaj.

Për konsumatorët familjarë, që kanë detyrime të prapambetura të energjisë elektrike, të cilët  bien dakord të shlyejnë menjëherë të gjithë detyrimin e prapambetur (principal +kamatë vonesë), Shoqëria OSHEE sh.a do të aplikojë një zbritje të vlerës së detyrimit të kamatë vonesave në nivelin prej 80%. Ky kriter do të aplikohet edhe në rastet kur detyrimi i prapambetur përfaqësohet vetëm nga kamatëvonesa. Kjo mundësi pagese do të jetë e vlefshme deri në datën 1 Mars 2015.

Kushtet e mësipërme nuk do të aplikohen nëse konsumatorët familjarë, nuk respektojnë detyrimet sipas marrëveshjes së nënshkruar me Shoqërinë OSHEE sh.a. Në këtë rast, ndaj këtyre konsumatorëve do të aplikohen detyrimet e parashikuara në kontratën e furnizimit, përfshirë edhe përllogaritjen e kamatë vonesës.

Ky vendim hyn në fuqi në datën 01.12.2014. /gj.k/

2 komente në “Faturat e energjisë/ Këshilli Mbikqyrës i OSHEE miraton mekanizmin lehtësues për borxhet e prapambetura”

  1. anonim says:

    o qofte po si presupozohet te paguaje nje me ndihme ekonomike 30 mije leke, nje fature minimalisht 30 mije leke plus 10 mije leke detyrime te prapambetura. Hajde rrumpall hajde!

  2. Vlora says:

    Hiqni kamatvonesat e vjedhjes dhe abuzumit ndaj njerezve, dhe pastaj mblidhni parate e konsumit te energjise. Ne te kundert, nuk ka per te funksionuar! Parate mija nuk i merr dot njeri dhe une nuk mbaj pergjegjesi si shtetas Shqiptar per nje sherbim te cunguar te energjise ne keto vite, i cili ka ardhe si rjedhoje e keqmanaxhimit 20-vjecar te shtetit Shqiptar, pavaresisht partise ne pushtet. LEGENA!

    Ne te kundert, kjo cesahtje do te shkoje ne Strasburg, ashtu si pronat!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje