Procedura e re e zhdoganimit, malli nuk rri më në doganë por shkon direkt në magazinat e kompanisë

3 Dhjetor 2014, 17:25Ekonomia TEMA


Për herë të parë Dogana shqiptare nisi aplikimin e procedurës së thjeshtuar të deklarimit, në kuadër të krijimit të lehtësirave për biznesin.

Procedura e re i siguron biznesit lehtësi operacionale, shpejtësi dhe përfitim monetar.

Në ambientet e një kompanie në Tiranë u bë sot aplikimi i parë i kësaj procedure, ku ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, ministri i Financave Cani, ministri Ahmetaj dhe drejtorja e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali.

Kjo e fundit u shpreh se synimi i administratës doganore është t’i krijojë lehtësira biznesit.

Mbi të gjitha rrit transparencën, ul burokracinë, sepse eliminon kontaktin fizik mes biznesit dhe punonjësve të doganës, duke e bërë procesin elektronik, duke e bërë transparent dhe duke shkurtuar edhe kostot për të gjithë.

Sa më shumë biznese respektojnë ligjin, janë të ndershme, nuk kanë detyrime ndaj doganave dhe tatimeve ta përfitojnë këtë status që na e mundëson edhe Kodi i ri Doganor që ka kaluar në parlament, por edhe përmirësimi i infrastrukturës IT dhe përmirësimi procedural që ne kemi bërë në doganë, për ta bërë të mundur.

Synimi ynë është lufta ndaj korrupsionit, rritja e transparencës dhe lehtësimit i biznesit. Kanë mundësi aplikimi të gjitha kompanitë, së pari, për t’u bërë pjesë e procedurave të thjeshtuara dhe pastaj për të marrë statusin e operatorit ekonomik të autorizuar. Bizneset që do aplikojnë do kalojnë në këtë filtër, por ne kemi llogaritur që mbi 150 biznese që operojnë jo vetëm në Tiranë, por edhe biznese rajonalë do mund ta marrim atë dhe do mund të kryhet procedura deri në shkurt të vitit vjen.

Pra, deri në shkurt të viti 2015, ne do kemi përmbyllur fazën e jo vetëm aplikimit, por edhe të përzgjedhjes së kompanive,” – u shpreh Spiropali.

Në këtë demonstrim është parë nga afër sesi kryhet e gjithë procedura e zhdoganimit të mallit, i cili pas futjes në pikën kufitare tashmë nuk shkon më në ambientet e doganës, por drejt e në magazinat e kompanisë.

Nga ky moment, personi i autorizuar i kompanisë përpilon deklaratën doganore, të cilën më parë e bënte një agjenci doganore dhe e dërgon atë elektronikisht në doganë, duke deklaruar mallin e mbërritur, me të gjitha elementët e tij. Më parë, kjo procedurë e kryer me aplikimin e ri vetëm në pak minuta, kërkonte pothuajse 1 ditë në doganë./j.h

4 komente në “Procedura e re e zhdoganimit, malli nuk rri më në doganë por shkon direkt në magazinat e kompanisë”

  1. Albani says:

    perse te hane ata ne dogana,te hame ne direkt ne tirane,shumica e mallit do te humbe rruges per ne tirane.Qeveri legenash,muter e haiduter si paraardhesit.

  2. Albani says:

    perse te hane ata ne dogana,te hame ne direkt ne tirane,shumica e mallit do te humbe rruges per ne tirane.Qeveri legenash,muter e haiduter si paraardhesit.Po malli qe hyn nga Qaf-bota,e ka si destinacion Saranden,do te shkoi ne tirane perpara?

  3. mara says:

    Bravi Elisa. vajzat e zgjuara jane kreative. Bravo!

  4. Asnjeanesi says:

    Alban Berishoviç Luloviçi ! Kjo eshte proçedura me moderne e me antikorruptive e çdoganimeve , qe aplikojne te gjitha vendet e BE-se dhe SHBA-se , qe i pergjigjet standarteve bashkekohore . Te fala Edi Paloqes dhe na rrofsh per dimer o Alban , se kur te vije behari , do te te hane mizat . Idiot!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje