Kryetari i Komisionit parlamentar të Ekonomisë, deputeti socialist Erjon Braçe ka shmangur komentet mbi emrin e kandidatit të propozuar nga presidenti Bujar Nishani për postin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, por jo për procedurën.
Ndërkohë që dekreti është depozituar në Kuvend, Braçe thekson se do të jetë Konferenca e Kryetarëve ajo që do të vendosë nëse dekreti do të merret në shqyrtim apo jo.
Por, sipas deputetit socialist, ligji parashikon që Guvernatori të jetë anëtar i Këshillit Mbikqyrës, ndërsa vë theksin në bashkëpunimin që duhet të ketë mes institucioneve për një çështue të tillë.
“Vullnetet personale nuk shërbejnë për asnjë gjë. Duhet të ketë një zgjidhje ligjore si për Guvernatorin ashtu edhe për anëtarët e Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë.
Çështje të tilla shumë të rëndësishme duhet të zgjidhen me mirëkuptim”, thekson Braçe
I pyetur nëse kjo do të thotë se dekreti do të rrëzohet, kreu i Komisionit të Ekonomisë theksoi se nuk po fliste për emra konkretë apo për dekrete, por për procedurat ligjore për zgjedhjen e Guvernatorit dhe anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës.
Një ditë më parë edhe deputeti tjetër socialist, Pandeli Majko, paralajmëroi rrëzimin e kandidaturës së Gent Sejkos, të paraqitur nga ana e Nishanit. /gj.k/
aaaa me mirkuptim atehere mos e fut pasionin qe ke x prishjen e koncesioneve zoti brace
Brace zbatoni kushtetuten per zgjedhjen e guvernatorit dhe mos votoni llogaritar ,qe i urdheron SHQUPI Nishanit.Ai eshte urdheruar te sabotoje me cdo kusht normalitetin dhe reformat e qeverise, dhe nuk do te ndryshoje deri diten qe do largohet, pasi eshte ushtar besnik i partise dhe jo i kushtetutes.Veprim tjeter qe duhet te marri parlamenti eshte largimi i dy militanteve te PD , Dhori Kule dhe Petraq Milo si ne kundershtim me kushtuten ,jane te zgjedhur ne organet e larta te PD.Kokefortesise dhe militantizmit ekstrem te Nishanit ti pergjigjeni me zbatimin rigoroz te kushtetutes, se ai nuk pranon kompromis se nuk eshte zgjedhur per te ,por vetem te zbatoje urdherat e Saliut.
Mbasi i shave e i syrgjynose per 3 muaj rrjesht, tani thua qe do e zgjedhesh Guvernatorin nga po ai keshill qe deri dje ishte fajtor. Qelbesire!
Per Heil H: Mos harro se fjala “qelbesire” doli nga goja jote!
O Erjon,po jeni tue ece shume kadale, more djale.Ju ne vend qi te jeni ne sulm te pandalshem,vazhdoni me ndeje ne pritje!Shume paradoksale1e!Kjo Ju kompromenton rande! Mos harro se :”Mosveprimi dhe vonesa jane anmiqt ma te medhaj te suksesit”
po cfare keshilli thua ti ore? e ke mbyllur proceduren qe ne 15 nentor edhe hic asgje… ku i ke emrat…shyqyr qe doli nje emer te pakten se keni 3 muaj qe beni teater e talleni me banken…ju nuk jeni te ionteresuar ta zgjidhni kete proces thjesht ta zvarrisni ne pafundesi.. filluat dhe ju te mbanni ereeeee…
Bankier se doni, akademik nga fakulteti nuk e doni…po ca doni ju…per ca politikash makro flisni? ca ju pengon ??? topin e kam une ..penalltine do ta gjuaj une! po gjuaje tu thafte koka….
MOS se na fike se po voton kunder miu I kanaleve.
Largoni antaret ekzistues te Keshillit Mbikqyres si te korruptuar dhe te paafte dhe zgjidhni keshill te ri. Rilindja nuk behet me Dhori Kulen e Petraq Milon.
Jam dakord me ty z. Brace, po personi me shtetesi jo shqipètare qe ka ndermend te sjelle z. Rama, a eshte anetare i keshillit mbikeqyres. Jam dakord me nje komnetues ketu qe i keni marre punet me shume ngadale si per BSH, KQZ, etj, etj. Zgjedhjet po vijne serfish pastaj mos thoni se na pengoi opozita.
Nqs ka njeri qe kupton edhe di te lexoj ne ate parlament ka vetem nje zgjidhje per problemet e Bankes se Shqiperise edhe te ekonomise shqiptare ne pergjithesi:
1-Zgjedhja e nje personi me PhD ne Ekonomi dhe me eksperience ne institucionet financiare boterore ne krye te BSH.
2-Te kete kryer studimet e plota ne nje universitet perendimor dhe te kete nje figure te paster morale.
3-Riformatimi i Keshillit Mbikqyres se BSH mbi bazen e te njejtave kritereve ose me ndryshime te vogla.
4-Kryerja e nje auditimi rrenjesor per nje periudh te pakten 10 vjecare ne BSH nga nje kompani presitogjoze.
Nqs do tja lini ne dore Thori Kules, Shkelqim Canit, Arben Malajat, Sali Bishes, Genc Ruli, Fatos Nanos e te tjereve me rradhe,do marrim ate qe kemi marre deri me tani. Nuk ndertohet shoqeri kapitaliste duke patur skelete te komunzimit ne krye te institucioneve me te rendesishme financiare. Nuk behet shtet Edi Rama duke shtrenguar vetem njerezit e thjesht per te paguar dritat edhe le te livadhisin ujqerit e medhenj. Menyra se si po udheheq zoti Rama mund te prodhoj vetem revolucione edhe anaraki, por jo nje shoqeri te civilizuar, eficiente edhe stable per te gjithe qytetaret.