Rama: Opozita na kritikon se po bëjmë shumë gjëra në të njëjtën kohë

19 Dhjetor 2014, 17:21Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama gjatë një vizite në Maliq ndërsa ka shprehur mbështetje edhe më të madhe për sipërmarrjen theksoi se opozita i kritikon se po bëjnë shumë gjëra në një kohë, por sipas tij po bëjnë më pak se ç’duhet.

“Mbështesim sipërmarrjen edhe me shumë se çdo vit. Opozita po na kritikon se po bëjmë shumë gjëra në një kohë, por ne po bëjmë më pak se duhet”, tha Rama

Deklarata e Kryeministrit Rama u bë gjatë vizitës së tij në një fabrikë paletash, ku theksoi se “këto investime  ulin koston e ngrohjes ndaj kështu të gjithë paguani me kënaqësi faturat e energjisë,  se s’ka asnjë kënaqësi nëse nuk e paguani”.

Me një investim 1.5 milionë euro, impianti ka në përdorim teknologjinë më bashkëkohore në prodhimin e energjisë bio. Ndërkohë që riciklohen mbeturinat e përpunuesve të drurit, sipërmarrësi ka mbjellë deri tani mbi 6 000 pemë dhe planifikon pyllëzimin e qindra hektarëve në fushën e Maliqit. Siç shpjegon ai, ambicia e tij është që brenda 5 viteve, gjithë prodhimi i peletit të përdorë këtë lëndë të parë, duke synuar edhe tregun e huaj. Një tjetër ambicie e sipërmarrësit është krijimi i një cikli pune që angazhon deri në njëmijë të punësuar.

 “Qeveria jonë kritikohet se po bën shumë gjëra dhe po i bën shumë shpejt. Ne e kritikojmë veten se po bëjmë më pak se ç’duam dhe po i bëjmë më ngadalë se ç’duhet.

Kështu që vitin e ardhshëm do japim gjithë mbështetjen e  nevojshme, siç ta dhamë këtë vit, në mënyrë që jo vetëm të krijojmë këtë rrjetin për njëmijë familje që lidhen me punësim këtu, por të riciklojmë gjithë këto mbeturina që deri dje mbushnin lumenjtë dhe na shkatërruan dhe përveç kësaj, të ulim koston e ngrohjes.

Kështu që, me një ulje 40% të kostos së ngrohjes familjare, edhe faturat e energjisë paguhen më me kënaqësi.

E mbi të gjitha paguani energjinë”, u shpreh Kryeministri, ndërsa garantoi sipërmarrësin për mbështetje të mëtejshme.

Gjithashtu kryeministri Rama është ndalur edhe në qytetin e Korçës ku përveçse inspektoi punimet infrastrukturore në disa pjesë të qytetit ka folur edhe për ndërtimin e kullës shumëkatëshe në qendër të qytetit.

Teksa pohoi së është në dijeni të faktit se ndërtesa ka marrë shumë kritika, veçanërisht nga opozita. Më herët Rama zhvilloi edhe një vizitë në qytetin e Pogradecit ku inspektoi punimet që po kryhen në disa pjesë të tij. /gj.k/

2 komente në “Rama: Opozita na kritikon se po bëjmë shumë gjëra në të njëjtën kohë”

  1. Hec Bosso , cpoja daullen idioteve , rraces antiligje ,
    qe rrenuan qytetarine e bashke me te Shqiperine .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje