Ruli sulmon Strazimirin, Imami debat me Berishën. Bregu kërkon qëndrim të qartë
Debatet brenda grupit parlamentar të Partisë Demokratike janë zgjeruar.
Ndërsa Berisha dhe Basha kanë krijuar idenë se mund të mos hyjnë në Kuvend ngaqë nuk kanë akoma një reflektim nga shumica, kontestuesit e këtij qëndrimi kanë qenë më të ashpër dhe më të shumtë në numër.
Deputeti Strazimiri, i cili u përdor dhe si shkak për të ikur nga Kuvendi, ka kërkuar të digjen mandatet dhe të mos shkohet në Kuvend.
“Ne nuk jemi burokratë . Kush na i ka dhënë mandatet?”, ka thënë Strazimiri.
Ndaj tij ka reaguar ashpër Ruli duke injoruar qëndrimin e tij prej “konsomolasi” dhe duke theksuar se ndaj këtij vendimi duhet seriozitet dhe përgjegjshmëri.
Të ashpër në qëndrime kanë qenë dhe Patozi dhe Bregu, të cilët kanë kërkuar prej Bashës një qëndrim të qartë se cfarë duhet të bëjnë në datë 24 Dhjetor.
Berisha ka lënë të kuptohet se është i qartë se Rama nuk do t’ua plotësojë kushtet dhe ka theksuar se për vendimin duhet të vendosin forumet e reja të zgjedhura të PD.
“Palët janë afër, por unë që e njoh mirë dhe iu garantoi se ai është si Thimoksiu, pasi ka koncept rudimentar dhe armiqësor ndaj opozitës. Bojkoti është një lloj fatkeqësie e imponuar, por midis demokracisë dhe bojkotit, unë zgjedh demokracinë.
A do t’u fusë ai shkelmin negociatave? Unë them se po!, theksoi Berisha. Ky ishte qëndrim i Berishës dh ebrenda në grup parlamentar q ëu kudnërshtua nga Imami. Kur thotë demokrci Berisha ka parasysh forumet e reja të PD të cilat duhet të vendosin për bojkotin”, është shprehur Berisha.
Këtu ka replikuar dhe Imami i cili ka theksuar se për vendimet e grupit duhet të vendosë vetë grupi parlamentar.
Basha ka vazhduar të theksojë qëndrimin e tij se Rama po heziton, por ai do të presë. E gjithë skema është të shmanget një qëndrim i qartë deri më 24 Dhjetor.
Aleatët do të hyjnë në Kuvend
Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ku të pranishëm ishin edhe aleatët opozitarë, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, shprehet se në ditët në vijim do të mblidhen sërish për të diskutuar se çfarë do të bëhet.
Në një prononcim të shkurtër për mediat, Mediu tha “diskutuam dhe do të vazhdojmë edhe në ditët në vijim, për të parë se çfarë do të bëjmë”.
Mësohet se negociatat nën praninë e eurodeputetit Eduard Kukan do të vijojnë edhe ditën e nesërme, me synim arritjen e një marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës
Po ashtu deputeti Dashamir Shehi ka theksuar se është gati të hyj në Kuvend, nëse PD shmang një qëndrim deri më 24 Janar.
Por tani dhe lsita e atyre që duan të hyjnë nga brenda PD ëhstë zgjeruar.
Deputetët që janë kundër vazhdimit të bojkotit
Genc Ruli
Malinda Bregu
Mesila Doda
Astrit Patozi
Dashamir Shehi
Ylber Zeneli
Fatmir Mehdiu
Agron Duka
Ylli Shehu
Roland Keta
Igli Cara
Adrian Turku
Astrit Veliaj
Përvec këtyre, rreth dhjetë deputetë të tjerë janë kritik me Berishën dhe Bashën për qëndrimin, por ende nuk janë të përfshirë në debat publik me ta për këtë qëndrim.
Ylber Zeneli deputeteve???????
Ky ka qene kryetar bashkie ne Kukes 2000-2003. Deputet eshte Alban Zeneli .
Fitoi zgjedhjet me ca vota teper me Colin e ALPET-it.
VETEM me nje dy perjashtime si strazimiri,spaho te gjithe te tjeret ne PD jane te korruptuar dhe kane hyre ne PD per te bere leke, dhe nuk I intereson fare fati I shqiptareve,per ta shqiptaret le te ikin ne emigracion,prandaj sot shqiperia ka 1 million emigrante 1/3 e popullsise,me gjeni nje shtet ne Europe te kete kete shkalle emigrimi.Kjo parti eshte e humbur tashme ajo nuk ka asnje shprese as te ngrihet ne kembe,jo me te fitoi zgjedhjet.
Te pakten pd i paska dy te pakorruptuar po rilindja sot pervecse te korruptuar i ka dhe kriminele te certifikuar.
Ore ermali
Nuk ka asnje perjashtim,te gjithe jane bere deputete pe tu pasuruar,demokrate e socialisve e LSI-ste,mos te te genjeje mendja qe aty ka njeri qe i plasi per ne,te gjithe kane kaluar ne gjurmet e Arben Ndokes dhe me keq,eshte ceshtje tjeter perse shumica e ketyre nuk kane dosje sepse ata jane dhe politikane,dhe hajdute,dhe prokurore,dhe vrases,dhe police,dhe gjyqtare.
Keq me vjen por sa te jete nje si Saliu qe akoma vendos per PD-ne, nuk ka te ardhme ajo parti. Sa keq qe nje vend si Shqiperia nuk ka nje alternative, nje alternative e forte do e kishte rrezuar me kohe kte te gjatin qe me shume ngjan si fashist sesa si kryeminister vizionar!
Shqiptaret qe ENDE degjojne vertet KOMUNISTIN FANATIK – shpellarin e Vicidollit jane te marre fund – plehra qe kundermojne dhe ndosin mjedisin.
Po qe pew kriminele te certifikuar PD ka Sekrtarin e Pergjithshem me certifikate jzq