Si i shkoi huq fjalimi Ramës në takimin me gazetarët

23 Dhjetor 2014, 22:47Antena TEMA

Kryeministri Rama krijoi një traditë të re të takimit vjetor me gazetarët, duke nxitur disa prej përfaqësuesve të medies, të flisnin para tij dhe kundër qeverisë, dhe në fund ai t’u jepte përgjigje. Ishte pak a shumë ajo që bën presidenti amerikan për Vit të Ri me gazetarët.

I përgatitur që gazetarët që kishte caktuar të flsinin do ta sulmonin, në fjalimin e tij kishte bërë gati përgjigjet për sulmet që ata do t’i bënin.

Ata që do të flisnin ishin Filipi nga Top Channel, Elia nga Klani, Turjani nga Vizioni, Armandi nga korenspondentët e huaj etj.

Dështimi i parë i ndodhi me Filipin. Duke menduar se Filipi do ishte i mërzitur për një lloj ftohje të Topit me Ramën, në fjalën e tij kishte bërë gati përgjigjen:

“Filipi ëshët luga e fundit e ëmbëlsirës që nuk do ta hajë njeri, po që shijon më shumë kur e hanë të tjerët”.

Por, problemi ishte se Filipi tregoi dy barcaleta që nuk kishin lidhje fare me atë që ishte përgatit Rama. Një barcaletë ishte me bordellot dhe tjetra një humor mes presidentit Obama, Putinit dhe Ramës. Kështu i iku kot meraku që kishte me Topin.

Pastaj i erdhi radha Klanit. Duke menduar që gazetarja e Klanit do  sulmonte qeverinë, Rama kishte marrë masat të kërkonte ndjesë që e kishte vënë Sandrin në krye të vendit. Por, dhe këtu i shkoi huq. Gazetarja e Klanit nuk pushoi së treguari sa e çuditur ishte që qeveria e kishte çmuar më shumë se Metin e Topit.

I treti ishte Turi i Vizionit. Rama duke menduar se Dulaku nuk lëshon kurrë ndonjë shkëndijë si njeri i qetë, e kishte menduar që të mos përgatiste gjë kundër tyre. Por, në fakt, i vetmi që ja kujtoi këto punët e burgjeve ishte Turi.

Pastaj ishte Batoni. Rama kishte menduar se Batoni do të vazhdonte ta qortonte pse u grind me Vuçiçin, ndërkohë që Batoni e lavdëroi pse ishte pajtuar me Çanin dhe Sandrin.

Pasi mbaruan së foluri gazetarët, Ramës i shkoi fjalimi dëm. Duke qenë se ishte munduar aq shumë t’i dilte të keqes para, kishte arritur të bënte një fjalim shumë të bukur, me replika imagjinare, me ato që do thoshin gazetarët për të, por që i shkuan të gjitha dëm.

I mërzitur, pas kësaj u ul në tavolinë me Andi Bushatin dhe filluan të debatojnë për sulmet ndaj tij.

-Më thuaj, i tha Bushatit, ku gjen një pikë të përbashkët timen me Saliun, që flet gjithë ditën?

-Ja mo, kjo mbrëmje e tregoi, tha Bushati. Vure gjithë këta burra të të kritikonin, dhe aq pak ta zënë besën, sa të nxorrën huq të gjithë, nuk të kritikoi askush. Të shkoi dëm gjithë ai fjalim.

-Po ç’faj kam unë që ju s’u ka dalë akoma frika nga Saliu, i tha Rama?

-S’ke faj, i tha Bushati, por kur nuk ua mbush dot mendjen 5 gazetarëve që s’je si Saliu, si do t’ua mbushësh mendjen gjithë shqiptarëve.

9 komente në “Si i shkoi huq fjalimi Ramës në takimin me gazetarët”

  1. Ajola Xuxi says:

    Edhe Rama pa filluar ende po shkon ne udhen e qelbet te pushtetit tribal te Saliut. Perfundimisht ky vend nuk behet! Fuck Off Rama!

    1. True Detective says:

      A jane gje ne gare Ed Rama me Jarin, se kush eshte me i paafti per te organizuar mbremje te fundvitit me ajken (mutin)e vendit???
      Nje here del Jari me mbremje per cifutet pastaj me ballon e varfanjakeve qe pasohet nga Bletet e arta te Ed Rames me hajdutin Luan Bregasi, duke perfunduar me mbremjen me ANAL-istet, qe jane te gjithe per tu fut ne burg per mashtrim te opinionit publik

  2. poku says:

    Top Hit i vitit shprehje me te kuptimplote nuk mendoj se ke per te gjetur me ndonjehre njesoj si kur ke mik Kocon ske nevoj te kesh armiq.
    nate te mbare negociatoreve !!

  3. guri shabani says:

    Po mire o Mero keto nuk ben si donte Rama po ti pse nuk bere si di vete.
    Gjithmone ke bere gjera te mira ke kritikuar ne maksimum Saliun ,kritiko tani dhe Ramen.Apo nuk te kishte ftuar ne takim si Babaramon?
    Mendoj se shkrimet tuaja reale dhe kritike duhet te vazhdojne.Gezuar festat.

  4. K says:

    Kjo seshte humoreske, kjo eshte kronike mbi idhnimin tend.

  5. at says:

    “goditje e ulet”.
    eshte nje nga te paktat here qe nuk me pelqen kjo rubrike, per me teper me la nje shije te hidhur …

    1. Albi says:

      Po pse, mos te eshte dukur ndonjehere goditje nga siper kjo rubrike?

  6. Emailsi says:

    Po ky km eshte komplet jashte orbite.ne zyre te shtetit sillet si ne rruge pa pije serioziteti qe nga fjalimet e peshtira deri te llojet e cmimeve qe jep dhe kujt aja jep dhe pse ja jep, sigurishr asgje s ka lidhje me shtetin por me b… E km

  7. Shpetim Lame says:

    Mbrojtja me e mire eshte sulmi, prandaj paraprakisht i kishte radhitur te miremenduara dhe plot zhdervjedhtesi pergjigjet, per pyetjet e mundshme, te paramenduara apo te hamenedesuara, qe ne fakt nuk u bene, pra per pyetjet e te gjithe jeniçeret te manipulimit te opinionit publik, si per ata pro edhe per ata kunder tij, si gjithnje te perkoheshem, per arsye te interesave te tyre dhe jo te probelamtikave.Te jeniçereve, qe krahas lepirjes se kockave te darkes, nga ky rast hapen sy e veshe per te kuptuar sesi mund te mbrojne kockat qe deri tani kane siguruar apo sesi ne te ardhmen te perlajne ndonje tjeter.

    E gjithe kjo, pa asnje medyshje e determinuar nga shtysat qe i jep perjetimi emocional, me impulset e gezimit, te mbetjes ne histori, ne thelb duke imagjinuar sesi nje sere brezash, te sotmit dhe mundesisht sa me shume nga ata qe do te vijne, qe ta kene si nje shembull te vetem te ketij shekulli, te kurajos se perballjes me lirine e fjales, te mendimit kritik dhe ndryshe, per te gjithe triumfet pa asnje beteje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje