Pas vendimit për të hyrë në Kuvend, Kunati mblodhi dhe deklaratat kryesore të protagonistëve të kësaj beteje për t’i pasur në arkivë.
Sali Berisha: “Ky asht një vendim historik. Që nga shpallja e pluralizmit, ky është vendimi më i rëndësishëm që kemi marrë si Parti Demokratike, pasi me këtë vendim kemi garantu mandatet tona dhe udhëheqjen e PD-së deri në vitin 2017. Partia Demokratike ishte para një komploti të madh. Dyshja Rama-Meta donin të merrnin opozitën. Ne, me daljen nga Kuvendi, i detyruam të tërhiqen dhe të mbështetin udhëheqjen legjitime të PD-së. Kjo është një fitore historike”.
Lulzim Basha: “Siç e tha dhe Doktori, tani nuk shikoj më ndonjë rrezik për drejtimin e PD-së dhe pas kësaj ne mund të hyjmë të qetë në Kuvend. Besoj se kemi mirëkuptimin e të gjithëve, që tani nuk ia vlen më të rrimë jashtë parlamentit. Zgjedhjet në PD mbaruan, forumet u zgjodhën, Këshillin Kombëtar e kemi. Dyshja Rama- Meta na mbështetë, atëhere s’kemi pse rrimë më jashtë parlamentit”.
Gent Strazimiri: “Mendoj se tani jam më i qetë, pasi kriminelët që ngritën dorën kundër meje u detyruan të ngrejnë dorën e të miratojnë një rezolutë, e cila më jep mua garanci të mos më prek më njeri deri në 30 qershor. Jam shumë i gëzuar që kryetari Basha dhe superkryetari Berisha janë të qetë dhe të gëzuar që po hyjmë në parlament”.
Mesila Doda: “Tani do ta kemi më të thjeshtë të miratojmë projektin tim për dosjet, pasi shumica në Kuvend dhe sidomos PD është kundër hapjes së dosjeve të bashkëpuntorëve. Kështu shpresojë që të bjerë projekti Veliaj”.
Malinda Bregu: “Çudi e madhe me këta burra. Mua më bën namin pse i buzëqesha Fyles e Kukanit, vet u shkrinë duke firmosur me Edi Ramën për gjëra, të cilat kam gjashtë muaj që ua them”.
Astrit Patozi: “Bashkryetarët na vodhën fitoren, bashkryeministrat na vodhën rrogat. Të paktën të na rregullojnë një kafe me Odetën si dhuratë për Vit të Ri”.
Genc Ruli: “Ç’të të them biro. Ça s’më ka ngjarë në këtë jetë. Më ka shku disa herë koka në tepsi nga politika, por do vdisja e s’do më shkonte në mendje, që do më iknin gjashtë muaj të jetës për bythën e Strazimirit, rrugëve”.
Jozefina Topalli: “Rezoluta duhet të ishte e plotë. Kryetari i Kuvendit nuk mund të marrë vendime pa u konsultu me mu. Kam qenë 8 vjet në atë karrige ulur ndenjë”.
Aldo Bumçi: “Jam shumë i gëzuar që po hyjmë në Kuvend, por jam i paqartë, pasi në rezolutë nuk tregohej nëse do marrim rrogat e këtij muaji apo jo. Nuk di ç’ti them gruas në darkë, se ajo nuk para gëzohet nga ky lajm nëse nuk di gjë ça bëhet për rrogën”.
Arben Ristani: “Gabim ishte kjo hyrja tani, se kisha prenotu për festa të ikja në Spanjë. Sidoqoftë do bëjmë si do bëjmë. Sakrificë është kjo”.
nga kjo beteje politike fitoi PD jo PS
http://bit.do/SEX-in-Australia