Një autobus i Shqipërisë rrëzohet mes Ulqinit dhe Tivarit. Vdes një grua, 4 shqiptarë të tjerë në gjendje të rëndë

26 Dhjetor 2014, 20:26Politika TEMA
Një autobus i Shqipërisë rrëzohet mes Ulqinit dhe Tivarit.

Një autobus me shqiptar është rrëzuar në humnerë në rrugën Tivar-Ulqin dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 23 persona.

Mësohet se një grua ka humbur jetën.

Ministria e Punëve të Brendshme deklaroi se është në kontakt me autoritet e Malit të Zi për të marrë informacion lidhur me aksidentin e ndodhur sot pasdite ku një autobus me shtetas shqiptarë ka dalë nga rruga.

Nga informacionet paraprake rezulton se:

Autobusi me targa “AA581JX”, me drejtues shtetasin Shkelqim Cali dhe afërsisht 57 pasagjerë në bord ka qenë duke u kthyer nga Dubrovnik në Kroaci. Në segmentin rrugor Ulqin-Tivar automjeti ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen një shtetase e moshës 25-30 vjeç.

Katër pasagjerë janë dërguar me urgjencë në Podgoricë pasi kanë qenë në gjendje të rëndë për jetën. 13 pasagjerë të tjerë janë në spitalin e Tivarit ku po marrin mjekim e duhur, ndërsa pjesa tjetër e pasagjerëve janë jashtë rrezikut për jetën me dëmtime të lehta.

Ministria e Punëve të Brendshme ka dërguar në Malin e Zi drejtues të policisë së Shkodrës për të ndjekur nga afër situatën dhe marrë më shumë informacion lidhur me ngjarjen. Po ashtu MPB është duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me Ministrinë e Brendshme të Malit të zi.

3 komente në “Një autobus i Shqipërisë rrëzohet mes Ulqinit dhe Tivarit. Vdes një grua, 4 shqiptarë të tjerë në gjendje të rëndë”

  1. shala says:

    e ka hudh ed rama n gremin autobuzin me demokrate dhe demokratesha
    kjo esht tamam masakra e tivarit
    sala……………

  2. Bond says:

    Zoti i ndihmofte te plagosurit e autobuzit ne Mal te Zi! Ajo eshte ende rruga (apo rrugeza) e ferrit e shqiptareve per ne Europe edhe sot pas 25 vitesh ‘demokraci’! Te na rroje rruga e Arberit, rruga e Kosoves dhe rruga e Elbasanit qe na cojne drejt…Bullgarise, Serbise dhe Turqise!

  3. lala says:

    Rruget e Malit te Zi jane si ato Shqipetare, nga GRUDA shikohet qe po hym ne teritorin e Shqipeve.Aty fillojne edhe xhamite e Turkut qe na i la peshqesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje