Deputeti demokrat Gent Strazimiri përmes një deklarate nga selia e PD-së denoncoi atë që e quajti si dhunën policore ndaj të pamundurve për të paguar energjinë, ku një kryefamiljar nga Lushnja vrau veten në burgun e Rrogozhinës, i arrestuar për 350 mijë lekë të vjetra detyrime.
“Kryefamiljarët e një pallati u arrestuan të gjithë në mënyrë kolektive. Por drejtorët e qeverisë kanë imunitet si ai i Mjedisit në Gjirokastër, debitor ndaj OSHEE me 38.6 milionë lekë.
Prej 48 orësh, në komisariatin e Krujës ndodhen të arrestuar, pa të drejtën e konsultës me një avokat, të gjithë kryefamiljarët e një pallati, me akuzën e “vjedhjes së energjisë elektrike” madje sipas njoftimit të policisë “të shpallur në kërkim”.
“Operacion policor” pra, u përmbyll “me sukses” në mesnatë, me arrestimin e të gjithë qytetarëve kryesisht mbi 55 vjeç, kryesisht me arsim 8 vjeçar, të gjithë të papunë, një pjesë invalidë, pra në pamundësi absolute për të paguar paratë që u kërkon qeveria.
Mes tyre ka persona të sëmurë që nuk lejohen as të marrin ilaçet, siç është rasti i zotit Shpëtim Bami, diabetik.
Ka persona që kanë rilidhur energjinë, por kundrejt pagesës së negociuar me OSSH;ashtu sikurse ka persona që nuk kanë qenë asnjë ditë debitorë siç është rasti i zotit Hysni Bega.
Po sot, në burgun e Rrogozhinës një tjetër qytetar i ka dhënë fund jetës, duke e konsidëruar këtë akt ekstrem si të vetmen mënyrë për të gjetur drejtësinë.
52 vjeçari Zela, sipas familjarëve dhe mediave, ishte burgosur për një debi 35 mijë lekë të vjetra ndaj OSSH!
Ndërkohë, qeveria e “ligjit të hekurt” dhe “puritanizmit ligjor”, ka vendosur që në Gjirokastër, luftën kundër vjedhjes së energjisë elektrike, në pozicionin e drejtorit, e zbaton më mirë se kushdo tjetër Koço Thimjo, debitor ndaj OSSH me mbi 38 milione lekë, borxh i akumuluar që nga viti 2009 në mënyrë konsistente dhe të përsëritur sistematikisht”, theksoi Strazimiri.
Në vijim ai shtoi se “në emër të “popullit opozitar” të “1 milionë të papunëve” dhe të “97%-shit” që nuk do të paguante me asnjë taksë, apo të 100%-shit të popullit që do t’u ulej çmimi i energjisë elektrike, i kërkojmë qeverisë të mbajë premtimet e qershorit 2013”.
“I kerkojmë të mbajë dorën vrastare që mban në burg qytetarët e dëshpëruar e që kriminelët e burgjeve i bën drejtore, pushtetarë lokalë e deri deputetë.
I nderuar qytetar që sot po vuan arbitraritetin e mashtrimin e qeverisë, në këtë vit të mbrapshtë, pa bukë, drita e të drejta…por të mbushur me propagandë e propagandues rrogtarë të qeverisë:
“litari në qafë” nuk është zgjidhje, nuk është shpëtim! Ka një rrugë tjetër që shpëton vendin dhe ty njëkohësisht!
“Litarin” që mban në ato duar me kallo që kurrë nuk mjaftuan për të mbajtur fëmijët me bukë, vare në qafën e qeverisë së mashtrimit, si në shkurt ’91, si në mars ’92!”, theksoi deputeti demokrat. /gj.k/
Kar me syze ,
hahahahahahahahahahahahahhahahahahahhahahahahahahhahahahahhahahahahahhahahahahahaahahahaahha,
kur do zhduket kjo parti degjeneratash ,njerzit me te ndyre qe ka ai vend !
Ti o Strazimir o Karnavale
Mbaje ate goje llapaqare
qe po te vjell si nje Hale.
per te mbajtur nje qeveri rrumpalle.
Ashtu bre me te lumte Shaqo Bregu.
Hajt gezuar Shaqo …
Me Shqiperi te lire .
Ka lezet kur je opozitar. Thua cdo gje qe te vjen ne mendje(e keqe sigurisht).
Po mire ky drejtori i mjedisit,per nje vit u be debitor me keto shifra? Po te jene te verteta,nuk kam piken e meshires per te.
Por tjeter gje kam per te thene.
Keto shifra ky Strazo,i gjeti tani si opozitar apo i dinte dhe atehere? Nese i dinte ky mut burre qe ha dajak ne mes te parlamentit,duhet denuar per mos kallezim krimi.
Kane ndejt tete vjet ne pushtet dhe nuk bene qofte edhe nje mini aksio per debitoret e energjise sa qe e cuan sistemin ne faliment,dhe tani dalin e ulerasin se gjoja po u vjen keq per popullin fukara.
Kur e dinte se 75% e popullit paska qene fukara,pse nuk bene dicka qe edhe keta te jetonin si Strazua,apo eshte si ajo thenia e popullit: bark ngopuri nuk e di se ka edhe bark bosh.
O Strazo,ben mire ta qepesh halen se sa me shume e hap aq me shume e qelb kete vend!
Kta po dalin njeri pas tjetrit,mesa duket e kane ndare mendjen qe nuk do jene asnjehere konstruktiv ne opozite por vetem ne rruge,sikunder e ka zakon babai i tyre shpirterore sali berisha.
Ah mor zotni por ai drejtori gjirokastrit ash prej LSI-je mor burr ene ka mar zanat prej kryetarit te partise se vet.
Hajnat e LSI-se si ajo zonja drejtoreshe e arsimit ne Lushnje etj etj kan me ja qit bojen njiksaj Rilindje te Ed Rames ene Ilir Florinit.
Kuku per na per ke kena votu.
Njikta burra e ban gjoksin gllop tuj thane se nuk do e ngrejne cmimin e energjise elektrike, ene tash dun me na bind na me arithmetiken e tyne se 7,7 asht e barabart me 9,5.
O tempora,o mores!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
doli kok qepa ky ehte nga ai fis supè spiunash tè diktaturès o hahe strazimiri hajduti e ka vèndin nè burg nuk bèhet politik tè mbrosh hajdutat kriminelat e 21 janarit tè gèrdecit rugèn e kombit shitjen e detit ……..
strazmir ore koke penis po ti 8-vjet qeverise pse e ligjerove hajdutllekun tani dilni tallni menderen me fatkeqesite qe juve vete krijuat ore zgjebaruke qe vetem shkaterrim-vjedhje-vrasje kini bere+po beni jo pak po 24-vjet..
HAHA KOKEDERRAT E PS PO MUNDOHEN TA PARAQESIN SI TE SEMURE PSIQIK -I VETEVARRURI NUK ESHTE I SEMURE PSIQIK -EDHE SA KANE PER TE BERE VETEVRASJE NGA KJO RILINDJE DUHET TE SHPIFIN EDHE SHUME ARESYE