Bilanci i viktimave nga tragjedia e “Norman Atlantic” mund të rritet ndërsa mbetet mister fati i të zhdukurve.
Prokurori i Barit deklaroi sot se në bord kanë qenë 499 persona, ndërkohë nuk dihet fati për 179 persona. Ndërsa rreth orës 15: 50 Marina ushtarake informon se gjeti dhe trupin e pajetë të të tjetër personi.
Marina ushtarake informon se anija San Giorgio po lundron për të marrë trupin e pajetë në det. Me të mbaruar operacioni pritet që anija të mbërrijë në portin e Barit.
“Për 179 persona nuk dimë fatin e tyre. Mendohet se këto persona janë drejtuar në Greqi dhe shpresojmë të jenë gjallë.” Deklaroi prokurori Giuseppe Volpe duke shprehur sigurinë se në anije kishte pasur edhe klandestinë.
“Jemi të sigurtë që në bord ka pasur klandestinë dhe frika jonë është se mund të gjejmë të tjerë trupa të pajetë në anije.”
Pas 40 orësh ankth e tmerr, mes të ftohtit, tymit dhe flakëve që kishin përfshirë “Norman Atlantic”, në udhëtimin nga Greqia drejt Italisë ajo që është e sigurtë është numri i personave të shpëtuar. Autoritetet italiane flasin për 427 persona të shpëtuar, mes tyre dhe 44 italianë.
Mes 10 viktimave janë identifikuar trupat e pajetë të 3 italianëve, të cilet ishin shofer kamionesh nga Napoli.
Te lexosh artikujt e gazetas tema ,ne shume raste te prishet mendja dhe cuditesh sa te pergjegjeshem jane gazetaret e kesaj gazete.Nuk behet fjale per orthografine ,qe len per te deshiruar,por edhe informoii eshte shume corodites.Te dashur miq :lexoni kete artikull dhe gjejeni numurin e vertete te posagjereve te kesaj fatkeqesie.Ne gazetat informative publike,jane fatkeqesi perdorja e dizinformimeve dhe shpejtimi per te fituar kredibilitet fallso.Kjo nuk eshte koperdence gazetARESKE,POR BIZNES I FELLIQUR.NUK PO MARRIM vesh se cila eshte e verteta informative ne gazete.Infomimi hiperbolik eshte mungese c
kulture profesionale ,por edhe ofendim publik.Ju lutemi gazetareve te jene sa me te kujdesshem ne informacionet qe japin,qe te dime se cfar ndodh aty larg nesh,se kemi zemren dhe shpresen tone.Faleminderit per mirekuptimin.