Aksidenti, furgoni përplaset me autobusin/Humb jetën 82 vjecari, plagosen 5 të tjerë

3 Janar 2015, 14:32Kronika TEMA

Një aksident me një të vdekur e 5 të plagosur është shënuar mbrëmjen e 2 janarit 2015 në aksin Delvinë-Bamata. Autobusi i linjës Delvinë – Tiranë është përplasur me një furgon me targa AA 524 GS.

Të aksidentuarit kanë qenë në furgonin që drejtohej nga Embro Çela, i cili ndodhet në spital në Tiranë.

Mësohet se Rauf Çela, 82 vjeç ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa mes të plagosurve është dhe një i mitur.

Dy të plagosur janë në gjëndje të rëndë. Sipas të dhenave te para hetimore drejtuesi i furgonit devijoi për t’iu shmangur bagëtitë në rrugë dhe u përplas me autobusin.

Embro Çela akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Në autobusin e linjës Delvinë – Tiranë nuk ka njerëz të lënduar. /gj.k/

1 komente në “Aksidenti, furgoni përplaset me autobusin/Humb jetën 82 vjecari, plagosen 5 të tjerë”

  1. fgt says:

    Per te mira familjes dhe ne koke te turkofagos

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje