Zbardhet dosja e vajzës që ofronte seks dhe më pas u vinte gjoba biznesmenëve të pasur

5 Janar 2015, 11:06Politika TEMA

Prokuroria ka mbyllur hetimet për Klodiana Drizën dhe bashkëjetuesin e saj, Ermal Mrruku, gardist.

Këta të fundit u arrestuan disa muaj më parë, pasi akuzohen për gjobvënie ndaj biznesmenëve.

Nga hetimet e kryera, prokuroria ka mundur të vërtetojë të paktën dy raste, kur dy të akuzuarit kanë gjobitur dhe përfituar shuma të mëdha dhe apartamente nga biznesmenë.

Në skemën e zbardhur nga prokuroria, Klodiana Driza, e cila punonte si kamariere, joshte meshkuj të pasur dhe pasi i fuste në grackë, Mrruku i kërcënonte me armë ata.

Me anë të kësa skeme, ata kanë arritur që t’i marrin një biznesmeni me inicialet E.H plot 60 mijë euro, një automjet tip BMW dhe dy apartamente.

Ai ishte njohur me Klodianën në verën e vitit 2013, ndërsa ajo punonte si kamariere në “Misto Mane”.

Më 11 qershor ai e ka marrë atë në makinën e vet, për të shkuar diku jashtë Tiranës.

Në dalje të qytetit, në drejtim të Elbasanit, në afërsi të një karburanti, makinës që drejtohej prej kallëzuesit, ku brenda saj gjendej edhe e pandehura Klodiana Driza, i është prerë rruga nga një makinë me xhama të zinj, prej nga ka dalë i pandehuri Ermal Mrruku, me armë zjarri pistoletë në dorë dhe duke e kanosur për vrasje”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Pas kësaj ngjarje, për muaj të tërë ata e kanë shantazhuar me anë të fotove kompromentuese dhe kërcënimeve, duke arritur t’i marrin makinën, 60 mijë eurot dhe dy apartamente, duke qenë se ai ishte biznesmen ndërtimi.

Ndërkohë, një biznesmeni tjetër, ata arritën t’i merrnin 7 mijë euro.

Por, më pas ai ka njoftuar policinë dhe kjo ka çuar në arrestimin e tyre./b.l

4 komente në “Zbardhet dosja e vajzës që ofronte seks dhe më pas u vinte gjoba biznesmenëve të pasur”

  1. qatipi says:

    Vend mrrukesh…

    1. Prec Ulaj says:

      Prodhim pabesije Tropoje me duket. Keta jane kafshe.

      1. hamburgu says:

        O prec legeni.tropoja te qi ne bythe te o Kurve

  2. idi says:

    kudo krim perdhunimvrasje plagosje ja kto degjon ne shqiperi kemi 23 vjet dhe me mijra te vrare e femra K…. pa fund ky
    sa po shikoj une t miret te sjellshmit te edukuaritt zgjuarit t civilizuarit po ikin akoma nga ky vend po ja mbathin sado qe si vendi yt ska por ce do kur kte vend e kane marre ne dore kudo mafiozet .
    rrugacet hajdutet halabaket pordhacet plerat perdhunuesit injorantet vrasesit drogmenetetj kane gjet terren ktu dhe parajsen ata nuk ikin kurre nga ky vend ku vlera njeriut vlensa nje 2 leksh dhe nje femer mund ti ndodhi cdo gje edhe ne mes te dites rrembehet perdhunohet apo ku di une ke frike t shkosh ne klub nate se ta hedhin ne gote grogen t ven n gjume e t boj ate qe sta pret menja kudo manjak pa fund e njerez t semure qe s din gjo tjeter pervec seksit e lekut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje