Maradona "tradhton" Mesin: "Topin e Artë" e meriton Nojer

6 Janar 2015, 15:24Sport TEMA

Diego Armando Maradona “voton” Manuel Nojer për Topin e Artë.

Mund të duket e cuditshme, por është e vërtetë.

El Piebe De Oro mendon se portieri i Bajernit të Mynihut e meriton këtë cmim prestigjioz para Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos.

Në fakt në cdo prononcim të mëparshëm 54-vjecari ka ngritur në qiell bashkëkombasin e tij të Barcelonës, por performancat dhe trofetë që Nojer ka fituar gjatë 2014 e kanë bindur se Topi i Artë duhet të shkojë për portierin e kombëtares gjermane.

“Kush është favorit për Topin e Artë? As Mesi dhe as Ronaldo.

Për mendimin tim, Nojer e meriton më shumë.

Mendoj se Mesi dhe Ronaldo gjatë 2014 nuk kanë bërë aq sa duhet për ta fituar këtë çmim”, tha Maradona.

Ikona e Argjentinës mendon se suksesi në Kupën e Botës bën diferencën, ndaj Nojer duhet ta fitojë Topin e Artë.

Portieri i parë dhe i fundit që e ka fituar këtë trofe ka qenë rusi Lev Jashin në vitin 1963.

Ceremonia e shpërndarjes së çmimeve për 2014 do të zhvillohet më 12 janar në Zyrih të Zvicrës.

5 komente në “Maradona “tradhton” Mesin: “Topin e Artë” e meriton Nojer”

  1. Pelasgian says:

    Po normal qe e meriton Neuer se gjate gjithe botrorit beri me shume pasime sesa vet Messi dhe Neuer osht portier ndersa Messi sulmus .

    C’ti bojme Bestit qe osht tu vajtu si plakat e Belshit per c’pimin e Anusit nga PANZERAT me dt 14 korrik 2014 !!!

    Ihaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa hahahahhaahhaha !!!

  2. rasimi says:

    pak xheloz po pranohet…

  3. profesionisti says:

    Ne kete rast Maradona po e ndihmon Messin.Ai jep opinion ne favor te Neuer dhe ne dem te Kristiano Ronaldos.Ky vitin qe shkoi ishte me lart se Messi ne cdo drejtim.

  4. madrid says:

    Maradona si futbollist ka qene i jashtezakonshem, por si drejtues dhe specialist, ka nivelin e nje mesuesi fiskulture
    Nojer eshe portier i jashtezakonshem, por qe te marri nje portier topin e arte, kur ne qarkullim jane dy nga futbollistet me te mire te gjitha koherave(bashke me te tjere qe kane lujt me perpara), eshte pak si absurde. Finalen e kupes se Botes Gjermania nuk e fitoi se priti Nojer, por sepse Argjentina humbi 3 raste te pastra, ku Nojer nuk priti asnjeren, por topat dolen jashte. Pse nuk e ndihmoi dhe Bajernin te merrte Championsin?

    1. Albani says:

      KUR LUANtE MARADONA FUtBOOL UNE KAM QENE ADOLESHENt,PERSHtYPjA QE ME NGEL NGA AI QE AtEHERE ESHtE QE AI ESHtE DROGAXHI.
      PERSHtYPjA QE ME KA LENE PAS KARRIERES SE tIj FUtBOLLIStIKE ESHtE QE AI ESHtE DHE tRADHEtAR I BASHKEKOMBASVE tE tIj,DHE QE NUK C’LIROHEt DOt NGA DROGA.SHUME EUFORIK.NjE YLL QE NUK SHKELQEU KURRE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje