Partizani zyrtarizon rikthimin e Bylykbashit

6 Janar 2015, 15:17Sport TEMA

Dorian Bylykbashi është zyrtarisht lojtar i Partizanit.

Fantazisti 34-vjecar ka prishur me konsensus marrëveshjen me Elbasanin dhe do të federohet me të kuqtë për pjesën e mbetur të sezonit, raporton Sport News.

Përforcimi i dytë i merkatos së janarit, pas mbrojtësit Gëzim Krasniqi, i është bashkuar menjëherë skuadrës në stërvitje në kompleksin spotiv në Pezë Helmës.

Për elbasanasin firma me Partizanin mund të konsiderohet si rikthim në shtëpi, pasi në sezonet 2003 – 2006 ka qenë pjesë e të kuqve, teksa ka shënuar 41 gola në 91 ndeshje të kampionatit.

Në kulmin e karrierës së tij, Bylykbashi u transferua në Ukrainë te Krivbas, ku luajti për 4 sezone nga 2006 deri më 2010.

Zyra për shtyp e Partizanit njofton se prezantimi i Bylykbashit do të bëhet mesditën e kësaj të mërkure.

Lëvizjet në kampin e kuq në këtë merkato dimërorë ka qenë në të dy kahet, pasi nga skuadra janë larguar me konsensus bullgari Dishliev dhe kosovari Argjend Mustafa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje