Prokuroria e Vlorës ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj tre ish-zyrtarëve të ALUIZNI-t, Vlorë, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, pas një kallëzimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit në bërë në fund të vitit 2013.
Të akuzuarit janë Roland Tafilaj, ish-drejtor i zyrës, Besnik Zërra dhe Stela Deromemaj, ish-përgjegjës të ALUIZNI-t . Të tre këta persona akuzohen se kanë dhënë leje legalizimi në ato vende ku ishin parashikuar rrugë, trotuare dhe zona të gjelbra.
Ish-drejtori i zyres se ALUIZNI-t Vlorë, Roland Tafilaj ndodhet ne “arrest shtëpie”, në vijim të një tjetër hetimi që po përfundon po për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” nga ana e Prokurorisë së Sarandës, për shkak të dhënies së disa lejeve të ndërtimit në zonën e Ksamilit. Ndersa pak muaj më parë, ai është dënuar me 1 vit e gjysmë burgim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë për “shpërdorim detyre” në dhënien e lejeve të legalizimeve për disa objekte të tjera. Kjo çështje është aktualisht duke u shqyrtuar në Gjykatën e Apelit Vlorë.
Shikoni se filmi eshte si telenovelat me dhjetra seri ,por ka edhe disa aktore te tjere qe mund te futen hap pas hapi ne skene ,ndoshta ne kthimin e pronave ,apo ne zyrat e rregjistrimit te pasurive te paluajteshme te cilat kane qene bashkpuntore te ngushte ne mjaft raste
Te shohim me tej si do te veje filli i tyre
Ndertimet ne oboret e shkollave,nuk po i prek njeri !
Ne keto zona eshte e ndaluar te ndertosh,perse shkelet ligji ?!
Po ndoshta jane “Rilindas” ndaj nuk do jua prishim rehatin…..