Kanë pesë ditë që hacktivist-ët (hakerat) e Anonymous punojnë pa pushim. Emri i koduar i operacionit: “Op Charlie Hebdo”.
Objektivi: frenimi i përparimit të KiberKalifatit që dje ka ‘prekur’ profilin Twitter të CENTCOM. Por mbi të gjitha të marrin hak për tentativën e xhihadistëve për të goditur lirinë e shtypit e të informacionit. Antropologia Gabriela Coleman është e sigurt: “Nuk ka asgjë që hacktivist-ët urrejnë më shumë sesa censura”.
Kalojnë pak orë nga sulmi në redaksinë e Charlie Hebdo dhe hakerat më ekspertë i janë futur punës. Vendoset të veprohet në shkallë të gjerë. Lufta spostohet në rrjet. Me adresën në internet dhe shenjën“Op Charlie Hebdo” thirren në mbledhje shokët. Për të komunikuar përmes chatit, happen dy kanale Irc#opcharliehebdo e #opcharliehebdo.fr një në frëngjisht e një në anglisht. Hapi i dytë, individualizimi i shënjestrës: që janë listat e adresave të internetit të xhihadistëve.
Misioni është marrja në zotërim e password-eve për “t’i shpuar”, pastaj hyhet e vidhen informacionet. Gjithshka sekrete, në limitet e të mundshmes. “Frika” që kolosët e Luginës së Teknologjisë kompjuterike ndërhyjnë në mënyrë parandaluese. Nga Twitter janë këmbëngulës “Nuk lëshojmë deklarata për adresat e internetit si për arsye të privatësisë, ashtu edhe të sigurisë”. Por tashmë ka kohë që qeveritë kanë kërkuar e fituar bashkëpunimin e të mëdhenjve të teknologjisë për të luftuar propogandën e fuqishme online të xhihadit. Anonymous shkon më tej. E i vjedh Isis-it informacione, foto, emaile. Dikush propozon edhe t’i kalohen autoriteteve. Për të hyrë nevojiten dalin offline (i pari është ansar alhaqq.net, por në shënjestër janë të tjerë). Kur misioni ka një fund të mirë, faqet bëhen të paarritshme. Tango down thuhet në zhargonin ushtarak. Alternative ndaj sulmit DDos (kundërshtimi i shërbimit) është “fshirja” e faqeve (duke modifikuar pamjen), apo “mbushur” faqet xhihadiste me karrikaturat e Charilie Hebdo.
Ndërkohë që Franca zbriste në rrugë, vala emocionale godiste edhe sheshet virtuale. Komunikata:
“Anonymous ka luftuar gjithmonë kundërshtarët e të drejtës së shprehjes”. Kur hyjmë në kanalin Irc janë të paktën 300 përdorues të lidhur. Dikush bën shaka. Dikush tjetër është joekspert e kërkon ndihmë mbi teknikat për t’u përdorur. “Çfarë do të thotë injeksion SQL?” pyet Spider. “Largohu. Këtu nuk kemi kohë për të humbur”, është përgjigja. “Ka ndonjë italian?”, pyesim. “Janë disa, një operacion kaq i madh kish kohë që nuk shihej”, tregon njëri prej tyre. Maturia është e madhe. Për të vepruar efektivisht janë nja njëzet. Listat e adresave të internetit janë të gjata, në 600, të ndara në “offline”, “për t’u nxjerrë offline urgjentisht”, “për t’u parë”.
E në lista del edhe një profil i një xhihadisti Italian, (Jamal(@mecca_islever22). Lexohet Biografia e tij: “Jam një Italian i konvertuar në Islam. Luftoj për Kalifatin global”. Më pas, një imazh grash me vel dhe një infografikë që shpjegon si të vishet në mënyrë korrekte veli. Në stil perfekt prej kiber xhihadisti./ilgiornale
www.bota.al
Ku paskeni qene deri tani, paskeni humb kot, u harxhu gjithe ajo fuqi dhe nuk u arrit te parandalohet ngjarja e Parisit, bile edhe policia e Parisit do t’jua dije per nder, se nuk do te kete nevoje te terhiqet si burre ne fushe te detyres.
Po lerini ore islamistet te vazhdojne me budadalleqet e tyre ne internet, sepse eshte e vetmja menyre vetdiskretitimi. Kam pare sa e sa predikime dhe idiotlleqe te tyre ne internet, sa po te hiqen ato, brezi i ri nuk ka per ti njohur vete direkt!
po pra po nje grup hackerash te hajne mune
http://bit.do/jam-nje-italian-i-konvertuar-ne-islam-luftoj-per-ISIS
Punoni me shume, reklamohuni me pak.
po sikur shume nga keta te anonymous te jene te isis????
meqe kane sulmuar adresat e fbi-se dhe kane nxjerre adreasat dhe emrat e familiareve te agjenteve te fbi para ca kohesh sipas shtypit
te gjitha ata qe luftojne te maskuar asnjehere nuk jane te paster
Kush eshte anonymous, apo si perkthehet ne shqip i panjohuri?
Perse gjerat duhen te zgjidhen nga anonimet, nderkohe qe jane pro vazhdimesise pozitive te kesaj bote pa busull?
Vjen ere kjo pune!
Keta financohen nga hajduterite qe bejne politiqenerit tane.
Detyra eshte te bejne gam gam per ngjarjet e fundit ne Siri, Iran, France, Kosove a ku ta di une e njerezit te mos kujtohen se ne qoshe te shtetit kemi nje Ilir Muti qe po i rrjep Shqipetaret cdo dite e me shume.
Ka ma shume se 5 dite qe jemi informuar nga trimeria e juaj.Rrezultati,rrezultati si asht.
z/kallami, mendoj se rezultati, ashtu sic mund te pritet, eshte zero me xhufke. Jane klithma njerezish te deshperuar ose te grupeve qe kane akumuluar mllef, por nuk kane asnje mundesi per te vepruar! Qofsha i gabuar!