Në Prokurorinë e Shqipërisë janë 100 milionë dollarë dosje evazioni dhe do të vazhdohet përsëri të dërgohen dosje të tilla të bizneseve. Kështu ka deklaruar drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj.
“Sot në Prokurorinë e Shqipërisë janë 100 milionë dollarë dosje evazioni nga nëntori 2013- deri nëntor 2014, fati i të cilave nuk e dimë si do vejë.
Absolutisht ne do çojmë dosje të tjera, por fatkeqësia më e madhe në këtë vend është se kur kërkon të luftohet evazioni, gishti drejtohet te administrate tatirmore. Por ama ky është një sistem.
Ky sistem fillon që te gjetja që është administrata tatimore, përcillet në prokurori, prokuroria e çon në gjykata dhe gjykata nuk duhet të marrë vetëm vendim,ose dhe prokuroria të pushojë çështje për paaftësi paguese, por kur të dalë evazori përpara gjykatës duhet t’i thotë se përveç burgut të gjitha asetet dhe evazioni që ke vjedhur duhet t’i kthesh lekët shtetit, por kjo nuk ndodh.
Administrata tatimore kishte një administratë totalisht të patrajnuar, ose bëheshin trajnime si për të thënë u bënë trajnime. Ndërkohë që sot administrata tatimore deri te inspektori i terrenit trajnohet dhe pas trajnimit testohet”, u shpreh Shehaj për Ora News.
Po ashtu drejtoresha e Tatimeve ka bërë edhe një përshkrim të rimbursimit të TVSH të bizneseve. Sipas saj këtë vit administrata tatimore i ka kthyer biznesit shqiptar 30% të TVSH të mbledhur:
“Janë dy momente, e para është TVSH që paguhet me fondin e detyrimeve të prapambetura që është një TVSH e akumuluar në sistem deri në 31 tetor 2013 dhe që quhet e prapambetur. Ato aktualet janë 10 miliardë lekë të rimbursuara nga tatimet, TVSH të akumuluara nga viti 2014.
Janë 96 miliardë lekë dhe është shifra më e madhe që nga viti 2010. TVSH që është paguar për fondin e detyrimëve të pashlyera është afërsisht 13 miliardë lekë të dhëna nga fondi prej detyrimeve të prapametura + 10 miliardë lekë i ka dhënë administrata tatimore.
Biznesi shqiptar ka marrë 22 miliardë lekë këtë vit dhe nuk është pak. Janë 30% e TVSH së mbledhur që ne ja kemi kthyer sërish biznesit këtë vit.”
Aty do te ngelin,10-milion do i hane prokuroret,10-milion giykatat.dhe rilindia sigurisht.
@ALB 10 Prokuroret + 10 Gjykatesit = 20 milion – minus 15 dhurate rilindjes nga korporata e krimit per te vazhduar me rjepjen e Shqipetareve.Ne fund i mbeten 5 milion korporates se krimit. Ky eshte biznes fitimprures per 1000 Shqiptare qe na rjepin cdo dite. Rilindja dhe Korporata e krimit ne drejtesi jane ne marreveshje, po lumturohen prokuroret e gjykatesit nuk kishin pare kaq shume dosje si ne 2013-2014 dhe per cdo dosje per ata eshte para qe e ndajne me rilindjen. Kush i kontrollon Gjykatesit e prokuroret pervec se Sali Kriminelit?
do te thoshte 96 miliarde leke, jo 96 miliarde dollare…apo jo?
O Briseida leri keto pune se nuk jane per ty. Ti nuk di te numerosh deri ne 100 jo po kuptoke se cfare do te thote fjala milion.
Shko bej ndonje xhiro me makine me xhama te erret se kete pune e beje mire dhe i beje lacat e lumtur.
Evazionin me dollare mbaheni ne prokurori,arrestoni vetem fukarenjte qe nuk kan paguar dritat me leke shqiptare.