Vriten dy persona gjatë një operacioni anti-terrorist në Belgjikë

15 Janar 2015, 19:35Bota TEMA
Vriten dy persona gjatë një operacioni anti-terrorist në

Transmetuesi publik belg RTBF, ka njoftuar sot se dy persona janë vrarë dhe një tjetër është plagosur, gjatë një operacioni anti-terrorizëm që ka ngjarë në lindje të Belgjikës.

Nuk ka ende ndonjë konfirmim rreth numrit të saktë të të vdekurve.

Por, zyrtarët belgë e kanë konfirmuar se autoritetet përgjegjëse sot kanë filluar një bastisje anti-terroriste në qytetin lindor Verviers, raporton REL.

Transmetuesi publik ka cituar një dëshmitar të ketë thënë se shpërthime kanë ngjarë në afërsi të një stacioni në qytetin lindor.

Një zyrtar i ka thënë agjencisë AFP, se operacioni ka të bëjë me xhihadistët.

Raportohet se disa persona janë arrestuar.

Prokuroria e Belgjikës pritet të dalë me një konferencë të jashtëzakonshme për media pas raportimeve se dy persona janë vrarë.

Policia dhe prokuroria ende nuk e kanë konfirmuar numrin e të vdekurve e as të të arrestuarve.

Ngjarja në Belgjikë ndodhë pas sulmeve nga ekstremistët islamikë në Paris të Francës, ku mbetën të vdekur 17 persona.

15 komente në “Vriten dy persona gjatë një operacioni anti-terrorist në Belgjikë”

  1. tfgs says:

    jashte korraket nga Evropa…………

  2. Kritiku says:

    Temaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa,
    i redaktoni shkrimet perpara se ti afishoni??????????????
    Lexoni mire se çfare keni shkruajtur. Titulli “Belgjika tronditet nga nje sulm terrorist” eshte shume i gabuar sepse nuk kemi sulm terrorist por nje aksion te policise ndaj nje grupi islamist-xhihadist.
    Me poshte ju shkruani “nderkohe CNN raporton se jane dhjetera te disa te vrare ne kete operacion”. Mund te na e perktheni kete fjali? Cfare eshte “dhjetera te disa te vrare”?
    E nisni artikullin me nje titull skandaloz qe pergenjeshtrohet menjehere nga teksi i bashkangjitut. E nisni me BBC-ne, e vazhdoni me CNN dhe me poshte u referoheni mediave sociale. Jeni ne vete ju qe ngelet duke i marre shkrimet nga rrjetet sociale(qe nuk quhen media siç e permendni ju!?). Kur nuk jeni ne gjendje te merrni informacione te sakta, mos filloni te shkruani gjepura duke menduar qe mund te jeni te paret qe jepni nje lajm tek publiku. Kur nuk dini qe te beni gazetari, shkoni dhe beni nje pune tjeter qe mund tju pershtatet.

    1. kejsi says:

      kritik

      ke arsye

      per te qene nervoz .europa nuk do te jete me strehe per parazite gay terroriste muslimane njerez pa vlere majmune gorilla etj.

      europa nuk eshte me ne gjume. me ne fund u zgjua dridhuni joeuropiane!!!!! ky eshte fillimi i nje europe te re te paster qe ka ndermend te shpiki dicka per te pastruar banjat dhe jo te perdori me muslimanet.

      1. enter says:

        jeni nje idiot/e i/e pa shembullt

      2. Gjergji says:

        Nga cili pellg injorance ke nxjerre kryet mi goc qe flet m kaq arrogance e percmim per ate qe nuk e njeh. Kur ketu barazon te gjithe komunitetin fetar me disa mostra fanatik i bie qe e njejta analogji mund te perdoret per te gjithe Evropen tende te shtrenjte qe ka pjellur perbindesha si Hitleri, Musolini, Frankon e Spanjes, Leopoldin e Belgjikes, Stalin e qindra e qindra individe te tjere qe nuk mund te behen perfaqesues te nje komuniteti te tere. Meso historine, meso dallimin mes njerezve te thjeshte dhe ekstremisteve, meso vleren e bashkjeteses paqesore qe me sa duket e paskeni mesuar pak si shtrember ju “Evropianet” e emigracionit dhe kryesorja meso te shkruash e te japesh mendim te qarte. Rritu goce, meso vleren e bashkejeteses e humanizmit e leri idiotsirat. Apo harron qe dhe vete e ke prejardhjen nga nje vend qe me kaq percmim e quan gorillash, myslimanesh majmunesh e me the te thashe. Koka nuk te ra ne evrope nga qielli. Pjelle e Shqiperise je. Mos e genje veten dhe e quan Evropiane ku me keto ide te mbrapshta edhe ne vendet me te erreta te Afrikes do te te tregonin me gisht.

    2. enter says:

      Me jane bere gishtat gjak kur i bej kritike Temes, por me kot. Keta skane pergjegjesine minimale te te berit lajm. Gazetaret e kesaj gazeta vertiten lart e poshte kafeneve dhe shkruajne artikujt nga celularet. Nje injorance e papare.

    3. enter says:

      Gazeta Tema vetem nje gje mund te beje mire:

      Te publikoje ndyresisht dhe pa pike turpi gjokset dhe te pasmet e femrave te botes.
      Nje degjenerim total dhe i papranueshem.

  3. Faikonica says:

    Prit,prit nuk keni pare gje akoma….ju ateista e “islamista tolerante”

  4. agostin says:

    @Kritiku !Perse nuk i shkarkon te gjithe nga puna keto gazetaret e Temes,ose hap ti nje Gazete qe te informosh saktesisht.

    1. enter says:

      Agosti, ju dukej normale ajo menyre e te shkruarit te artikullit juve????

  5. EDMOND says:

    Nuk ka sulm terrorrist!!! Beni kujdes me titujt! Pershendetje

  6. DinPaku says:

    Shkrues lajmi! E fillon fjaline me pohimin sipas BBC se jane vrare dy veta dhe e perfundon te njejten fjali se jane vrare me dhjetra. Pra, sa jane vrare, dy apo dhjetra?

    1. DinPaku says:

      Shume mire qe e korrigjuat shkrimin menjehere.

  7. Ajaxs says:

    Sot ne perplasje me terroristet ne Ververie, ku 3 terroriste hapen zjarre mbi policine,dhe u fshehen ne nje banese. Policia i rrethoje dhe hapi zjarre mbi terroristet. SHtepia u dogje 2 terroriste u dogjen njeri u kape. Ne Bruksel jane arrestu me dhjetra terroriste.

  8. labinot says:

    Tema nuk eshte news room,Shkoni merrni kroniken e zeze tek news24

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje