INTERVISTA/ Nazime Visha: Kur isha e vogël doja të bëhesha presidente të falja gratë. Nishani të më falte gjysmën e dënimit

16 Janar 2015, 16:37Kronika TEMA

21 vjeçarja e dënuar me 10 vite burg për vrasjen e Fiqiri Muçës, Nazime Visha,  flet për herë të parë pasi Presidenti Nishani i refuzoi faljen. Në një intervistë për emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskajt në Vizion Plus ajo thotë jo pa ironi se kur ishte e vogël kishte ëndërr të bëhej presidente dhe të falte njerëzit.

Më 13 gusht 2013 ekzekutoi me kallashnikov 45­vjeçarin Fiqiri Muça, i martuar dhe baba i 5 fëmijëve.

Krimi u pranua nga adoleshentja menjëherë pas vrasjes, duke u dorëzuar në polici, por edhe duke treguar shkaqet që e çuan drejt fatalitetit: përdhunimi, rrëmbimi për 11 ditë, tentativa për trafikim drejt Kosovës.

Turjan Hyska: Nazime, kur ishe e vogël, 11 vjeç, 12 vjeç…Çfarë dëshiroje? Çfarë ëndrrash kishe?

Nazime Visha: Kisha ëndërr që të filloja shkollën dhe të isha një presidente që të falja të gjithë njerëzit, pavarësisht… Më shumë gratë. Që të jepja më shumë drejtësi, jo tua humbas drejtësinë.

Turjan Hyska: E hodhe “kunjën”, dhe mirë bërë. Le t’i shkojmë deri në fund, zonjusha presidente!

Si ndër të paktat herë që angazhohen të gjithë, për ty u angazhuan emra me peshë si Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Inva Mula, Tedi Papavrami… e shumë e shumë të tjerë kanë firmosur një letër dërguar presidentit të Republikës, zotit Nishani që të bënte amnisti, të të falte ty. Por, ai tha ‘Jo’!

Nazime Visha: Unë i falenderoj të gjithë këta që më kanë mbështetur dhe kanë marrë pjesë, si Dritëro Agolli dhe të tjerët, por… Presidenti nuk më fali, prandaj them që po të isha në një vend që njeriu gabon dhe e kupton gabimin që bëri i jap shumë drejtësi dhe e fal.

Turjan Hyska: Ta kanë shpjeguar se pse presidenti e mori këtë vendim?

Nazime Visha: Ma kanë shpjeguar. Presidenti mori vendimin që unë nuk kisha mbushur kriterin e ligjit të dënimit… duhet ta kisha bërë gjysmën.

Turjan Hyska: Te kanë ardhur ta sqarojnë njerëz nga Presidenca?

Nazime Visha: Po, e ka marrë Eni Vasili përsipër dhe e falënderoj shumë. Por nuk e bëri (presidenti) atë gjë. Varet edhe nga dënimi. Ai edhe mund ta falte, edhe gjysmën… të paktën mos ta refuzonte në atë kuptim!

8 komente në “INTERVISTA/ Nazime Visha: Kur isha e vogël doja të bëhesha presidente të falja gratë. Nishani të më falte gjysmën e dënimit”

  1. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Ah moj Zonjusha Visha
    me kete mender president dhe me kete shtet te pa fuqishem qe kemi ne duhet te besh durim , se po te kish burra ne pushtet Vatani ju duhet te ishit liruar dhe me ndihmen e nji psikologe te paguar nga shteti te rifilloje jeten nga e para per cka hoqe

  2. landi says:

    Nese do ta njihnim mire njerezit kete moster me fytyre te pafajshme do i shtonin dhe nja 4 denime te perjetshme e jo ta nxirrkerkan nga burgu. pse more ne emer te parave qe gllaberojne perdite OJQ-te me kompani qe te ngrene kauza gjoja ne ndihme te femijeve dhe te drejtave te njeriut do bejme shtet ne? ne burg more te rrije dite me dite. Ka vrare nje njeri dhe kjo nuk cbehet me. ka qene dashura e tije per vite dhe mos u habisni se e kane ne soj rraca e katunareve te tille te shkepen qw 12 vjec e 13 te martohen e 14 te behen me femije. Burg

  3. ilir says:

    Per LANDI
    NO coment.
    UROJ me gjith shpirt te te ndodh ne familje dhe atehere do jem kurioz per komentin qe do besh . Faleminderit

    1. landi says:

      Mbaji urimet per familjen tende dhe te gjithe nazmijet e botes. mos u harxho. kjo bote do vuaj shume deri sa te kete buburreca si ti dhe keta qe tallin sumen me ju dhe jete tona. Shpirti yta nazimor te ben te besh urime te tilla. ne bur edhe ti me nazimen ne jete te jeteve. qofte bota nje vend pa ju!

  4. xhogu.ç says:

    Nese eshte e vertet kjo fraze qe eshte shkruart tek shkrimi i mesiperme: “Krimi u pranua nga adoleshentja menjëherë pas vrasjes, duke u dorëzuar në polici, por edhe duke treguar shkaqet që e çuan drejt fatalitetit: përdhunimi, rrëmbimi për 11 ditë, tentativa për trafikim drejt Kosovës.”NAZIME VISHA” duhet te falet menjehere! Ky do te ishte VENDIMI ne çdo vend me te VERTETE DEMOKRATIK! Ky vendim dhe refuzimi nga Presidenti eshte vendim qe mund te merrej vetem ne vendet jodemokratike. Eshte shume e pafalshme dhe njekohesisht tipike per nje perfaqesues te ISIS qendrimi qe mban komentues “landi.”

  5. eriselda says:

    kur je femer dhe e pa fuqishme kur te perdhunojne dhe thone se deshi vet apo eshte kurve apo e ka ne rrace do doja ta provonin vete njehre meshkuj apo femra qofshin se flasin pa e pas idene se ca do te thote te te perdhunojne kjo eshte e keqja te jesh femer se gjithmon thojne ja kishte qefi .per ju njerezit e keqinj qe mendoni vetem keq dhe nuk keni zemer mendoni sikur te ndodhe ne familjet tuaj si do pergjigjeshit c fare do benit

  6. sali says:

    mire ja beri qe e vrau I martuar me femije dhe shkonte me nje femije qe ishte mosha e femijeve te tij monster,po me moster eshte presidenti tone qe me ngjet si hitleri,president kullull njeri qe se meriton ate vend.

  7. Lida says:

    Faljet ne Albanistan funksionojne vetem per kriminelet qe vrasin per hic mos gje si psh Me mbylli telefonin , me pa shtrmber ,me gervishti makinen ect

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje