Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinise Erion Veliaj i drejtoi një apel nstitucioneve buxhetore dhe kompanive private të kryejnë shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të sigurimeve shoqërore.
Veliaj deklaroi se afati kohor është data 15 shkurt për shlyerjen e të paktën principalit të sigurimeve, ndërsa informoi se për gjobat dhe kamatvonesat mund të zbatohet një skemë e njëjtë siç u përdor për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura te energjisë elektrike.
Veliaj tha se gropa më e madhe financiare pas gropës energjitike është ajo që ka të bëjë me pagesat e munguara të sigurimeve shoqërore.
“Lajmi i mirë është se shumica e institucioneve shoqërore po kryejnë pagesat dhe brenda afatit 15 shkurt gjykojmë se vendi do të jetë pastruar nga puna e zezë.
Kemi institucionet shtetërore, që paguajnë edhe vitet e prapambetura që për tetë vite u neglizhuan dhe desh lanë 250 mijë qytetarë me boshllëqe në pensionet e tyre.
Ne synojmë që asnjë punonjës që ka punuar të mos mbetet qoftë edhe pa një ditë sigurime shoqërore”, theksoi Veliaj.
Debia e institucioneve buxhetore ka qënë sa një e pesta e debisë totale, ndërsa katër të pestat janë debi nga rreth 50 kompani të mëdha, të mesme e të vogla.
Në këtë kuadër ai shtoi se këto kompani do të marrin një letër të detajuar ku përcaktohet buxheti, detyrimi, gjoba dhe kamatvonesa.
“Ajo që po ju kërkojmë brenda datës 15 shkurt të kenë paguar principalin. S’po flasim, tha ai, për gjobat dhe kamat-vonesat, por të paktën te paguajne principalin që janë para direkte të sigurimeve shoqërore.
Nëse qytetarit i janë mbajtur 9.5 % e pagës për detyrime shoqërore, atëhere ato duhet të shkojnë në buxhetin e sigurimeve shoqërore”, theksoi ministri Veliaj.
Gjithashtu ai ftoi qytetarët të denoncojnë rastet e punësimit në të zezë. /gj.k/
Ore si skan turp dhe e mbajne akoma drejtoreshe ate hajduten e cameve dhe thone qe ka abuzime.Dy ministra jane me hajdutet dhe me te korruptuarit ne qeverine Rama,i pari eshte ilir beqa dhe i dyti jo me pak ngs rendesia ky erjonka.Nuk e di a jeni dakort me mua??..