Zyrtari amerikan: Bojkoti të mos përdoret më. Duam të shohim zyrtarë të lartë para gjyqit për korrupsion

17 Janar 2015, 19:48Politika TEMA

Drejtori për Çështjet e Evropës Jug-Qendrore në Departamentin e Shtetit, Tom Yazdgerdi, tha se SHBA do që të shohë zyrtarë të lartë të korruptuar, të dalin para gjyqit.

“Ne dëshirojmë të shohim forcimin e institucioneve që luftojnë korrupsionin. Dëshirojmë që të hapen raste ndaj zyrtarëve të lartë që angazhohen në korrupsion, qoftë duke u hetuar, apo duke u ndjekur penalisht, dhe më pas, nëse shpallen fajtor, të dënohen nga gjykata dhe të vuajnë dënimin. Ne do të donim të shihnim një gjë të tillë.

E kemi parë këtë gjetiu në rajon, si p.sh. në Kroaci. Dhe them se kjo është vërtet e rëndësishme.

Them se Kryeministri Rama ndan të njëjtën dëshirë me ne. Ne punojmë ngushtësisht me qeverinë e tij.

Ne gjithashtu po punojmë me opozitën. Ata duhet të bëhen palë e këtij procesi. Pra, duhet të jenë të dyja palët, sigurisht.

Pra, ka hapësirë të bollshme për të përmirësuar institucionet në Shqipëri, siç ato janë në SHBA.

Por them se fakti se PD-ja ka rënë dakord të kthehet në Parlament me shpresë ka për të ndjellur një frymë të re bashkëpunimi për të forcuar institucionet.

Një nga çështjet madhore është të përkrahet Shqipëria në zhvillimin e institucioneve, ajo me të cilën ju e filluat me pyetjen e parë. Kjo është një çështje mjaft e rëndësishme për qeverinë time. Ne duam të shohim institucione të forcuara. Institucione që mund të luftojnë korrupsionin dhe që në thelb mund të promovojnë prosperitet. Ju i përmendët institucionet që lipsen forcuar. Parlamenti, Prokuroria e Përgjithshme, dhe nuk po veçoj një institucion në veçanti. Po them se institucionet në tërësi duhet të forcohen. Dhe ne kemi synim ta bëjmë këtë. Kemi asistencë dhe e di se Ambasadori Lu, që ka mbërritur atje, ka synim që të ndihmojë qeverinë shqiptare në forcimin e këtyre institucioneve dhe të sigurohet që ka një theks të posaçëm mbi anti-korrupsionin. Sepse kjo është gropa e zezë që i bën institucionet të shkërmoqen. Dhe prandaj qytetarët nuk kanë aspak besim dhe kjo cënon shoqërinë në tërësi. Kjo është tejet e rëndësishme.

Dhe kjo pengon gjithashtu perspektivën e anëtarësimit në BE të Shqipërisë. Sa më të forta të jenë institucionet, aq më të mira do të jenë shanset që Shqipëria të vijojë në procesin e aderimit në BE. Pra, kjo është e rëndësishme edhe për ne”, tha ai për emisionin e Janush Bugajskit.

Duke folur për opozitën, ai u shpreh se bojkoti s’duhet të përdoret më.

“E di se fatkeqësisht bojkoti mbetet akoma një mjet që përdoret në Ballkan. Dhe qeveria ime nuk e ka parë atë kurrë si një mjet të mirë për t’u përdorur.

Në qoftë se ka pakënaqësi me partinë në pushtet, opozita duhet të punojë brenda institucioneve.

Ne u gëzuam tej mase kur pamë se, në rastin e Shqipërisë, PD-ja u kthye në Parlament. Kjo na gëzoi shumë. Sepse e vetmja mënyrë se si mund të mbështeten këto institucione….

Meqë ra fjala, më kujtohet koha kur vetë PS-ja bojkotoi parlamentin, dhe, pa dyshim, bojkoti nuk është i kufizuar tek Shqipëria.

Shikoni, nuk po them se ata s’kishin ankesa legjitime. Dhe me partinë qeverisëse që ka vullnetin për të marrë në konsideratë ato ankesa dhe për t’i zgjidhur disa prej atyre që janë legjitime, them se do të kemi një frymë të re bashkëpunimi që mund të vijojë punën e mirëqeverisjes së Shqipërisë dhe forcimit të institucioneve”.

21 komente në “Zyrtari amerikan: Bojkoti të mos përdoret më. Duam të shohim zyrtarë të lartë para gjyqit për korrupsion”

  1. tfgs says:

    degjon mer ”gjatosh”,amerikonet nuk duan drone e big alvania apo big xhamia,por duan politikane hajdute apo kriminele ne qeli………

    1. Majestiku says:

      Ka shume te drejte tfgs.Vllehet i ka harruar fare z.Rama.Te lumte tfgs.Je i vetmi vlleh qe nuk lodhesh duke ngrene m….dit e nate per te drejtat qe u takojne me ligj.

    2. arbereshi says:

      PUCOFAGO ake mbledhur ndonje cike ushqim per bagetite sot? Ne qoftese po shko mili dhe tund dybekun dhe nxir ndonje cike gjalp te cilen ta perdoresh……………. edi veti qerrata korrak

    3. Argita_B says:

      Greqia kà trafikuar bilancet per te hyre ne Zonen e euros, Jane vjedhur me miliarda euro per punimet e lojrave olimike ne Athine, kish u fut ne burg?!
      Sa per amerikanet qe japin leksione morale botes, do kisha thjesht nje pyetje, cili zyrtar i larte amerikan perfundoi ne burg per luften e paligjeshme qe amerikanet bene ne Irak?! Bush genjeu gjithe boten pa pike turpi, fallcifikoi provat per arme kimike ne Irak dhhe nuk i hybride asnje gjemb ne kembe!! Le ti japi leksione morali qeverise se tij ky penxhivilli amerikan.

  2. XUME QEROSI says:

    Eh more amerikano! Mire e ke ti, po nese duhet me fut pas hekrave, i pari asht Sala qe ka qene kryeminister dhe fill pas tij vjen Lul Bashja, aktualisht krietar I opozites. Ni pietje kam u: a ti fusim keta brena o amerikano, apo ti a fusim pordhes pastja.

    1. ganiu says:

      Po Liken e harron vllajo?

  3. vladimir mezini says:

    Kush do i fusi brenda Adriatik Qumshi ai sban as per far kosi tjeta mono

  4. Toni says:

    Amerkonooo e ke perpara ate zyrtare qe ti kerkon para gjyqit+hekurave po kush do ta hetoje+gjykoje gjin gjoni apo llalla e prishme…

  5. dealfa says:

    Kur permendet shembulli Kroacise nenkuptohet se eshte fjala per K/ministrin e Kroacise ! Aluzioni
    per Shqiperine eshte i drejtperdrejte per is-K/ministrin e Shqiperise dhe banden e tij mafioze te dro-
    ges . Ata qeveritare aktuale qe nuk duan ta kuptojne tregojne se jane frikacake dhe tremben nga ulu-
    rimat e bandes se Vicidolit …!!!!

  6. Artemisa says:

    Per pjesen e pare te kerkeses amerikane jemi dakort, por per pjesen e dyte duhet te mendohemi pak ………. A jemi gati te mbetemi pa asnje udheheqes dhe drejtues ?????????????!!!!!!!!!!!!!!!

  7. kuq e zi says:

    populli thote
    themelet nuk mbajne pa gjak
    per fat te ne komunizmi ra pa gjak dhe kur nuk u ndeshkuan ata zor se keta te sotmit do ndeshkohen ose te pakten nuk e ndiejne friken per nje ndeshkim te afert

  8. Treviso says:

    Ore zoti perfaqsues i qeverise Amerikane me ke po flet? Atije qe po i jepni keto udhezime eshte i dyti qe duhet te arrestohet per korrupsjon, per tradheti ndaj atdheut dhe per 4 te vrare ne mes te bulevardit te Deshmoreve. Ai sharlatan porsa te dali nga zyra e Juaje do ti harroje ato porosi, se don ti harroje. Perndryshe i bije qe te dorzohet vete ne prokurori per bemate tije, qe dhe Ju i dini shume mire. Ai si person ka shkelur dhe ne kallot e shtetit Amerikan. Jo pak por shume here.

  9. Zef Kallami says:

    Kur permendet Kroacia asht ideja se duhet Berisha me gjithe zojgj te rraset ne burg.Argita trembi biznesin se i kerkoi 3 miljon euro per ti dhene lejen licensen.Ky(Basha) shejtan budallai ka rrupallue rrugen e kombit qe pa u ba muaji u desh nderhyrje urgjenet per ta reabilituar.Iku Trebicka ne dite te bukur gjojet per lesh.Sepse kishte dijeni mbi biznesin e Zenit qapalukun e Berishes qe hodhi gjithe nji fshat ne ere me cfare kishte e s’kishte.U hapen dyer te spitaleve te botes per ti dhene jete viktimave qe solli biznesi i Zenit.Vrau dhe prishi provat e krimit te 21 janarit 2011.U tall edhe me popullin se vrasjet erdhen nga ndryshimet klimaterike qe sillte Zoti e ia futi rikoshetes.Zgjodhi ekspert Ndoc Cardakun qe shtynte trungjet ne varren e viktimes me thoje.Berisha thot ia fali grekut detin.Po nuk asht mall i Berishes deti.Ai mallin e ka ne Vicidol.E bija dhe i biri kane rrupallue troje ne Shqiperi qe te shitesh gjithe pasunin e fshatit te vicidolit dhe nuk i blene cerekun e trojeve qe kane zapue.
    Ka aq shume per kete kriminel politikan kriminel sa duhet nji shtypshkronje te punoj dite e nate dhe nuk ia del ta perfundojne bemat e keti beteri.Lene mandej se cfare ka vathi i tije me Rrula e Pollo me zanafillen nga druri i arres e deri me sot.Nderhyrja apo fushata ne lufte kunder korrupsionit do jete dhe nji cilizem spastrim i sukseshem i dezinfektimit ne tanesi e partise demokratike.
    Me ju than te drejten lodhena seriozisht te kujtojme e jo ma te shkruajme heroizmat e Vicidolistit karaduz Berishes.

  10. Piklishi says:

    Takim historik.
    Iu tha troc Partise se Bashes.Opozites,Kufini ngulet tek Thana mos te guxoj kush te beje shaka.Tek Thana ku ka lidh dikur Nastradini Gomarin.Bash keto do lidhet Berisha me urdher te Bashes.Ja se si vijne punet,te pa parashikushme.Nexensi ngujon liderin vizionarin e shpirtit.

  11. Arben says:

    TE LUMTE GOJA OR MIK, POR KETU TEK NE.

    1. MAXHORANCA MERRET ME NDIHMEN QE DUHET TI JAPE FRANCES PER SULMIN
    TERRORRIST QE PESOI.

    2. OPOZITA MERRET ME CESHTJE HORDHA PORDHA NE VEND QE TE NDJEKE
    HAP PAS HAPI MAXHORANCEN PER CDO HAP QE HEDH, PER TU SIGURUAR QE
    AJO VEPRON KONFORM LIGJIT (AKSIONET E NDERTIMEVE DHE ELEKTRIKUT,
    PATJETER ISHIN TE NEVOJSHME, POR AMA CDO VEPRIM DUHET BERE BRENDA
    LIGJIT).

    3. ILIR MUTI VJEDHE ME TE DYJA DUART DHE ME E FORTA ESHTE PIKERISHT
    FAKTI QE VETEM PER KETE NUK FLITET NEPER GAZETA E ME GJERE NE
    OPINIONIN PUBLIK.

  12. Mallakastrioti says:

    @@ na keni fryre Koqet..ti Basha i PD_se Kriminel…

  13. fiqo says:

    Sa me shpejt ne burg Sali Qeni dhe Lul Hajduti, ndryshe nuk behet Shqiperia.

  14. shqipetari says:

    LLalla para disa ditesh ku deshmiatre jane te gjithe prokuroret goditi me grusht vartesin e tij. Cfare mund te presesh tjeter nga LLalla.

  15. Gora says:

    TFG e ka shaluar janulla dhe ska nga I leviz bytha

  16. Opinionisti says:

    S’po e kuptoj.
    Ky po i thotë Bashës “bashkëpuno me Ramën të hysh ne burg”?!.

    Jepini të lexojë intervistën e Gjinushit dhe Xhelil Gjonit se ne i kemi gjerat e qarta.

  17. Arber says:

    Le te shpresojme se nuk do te kete marre ‘leksjone’ nga paraardhesi, se nuk do te jete si ai qe dekori Nishani me Saline.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje