Iran, mbyllet gazeta që botoi foton e George Clooney

19 Janar 2015, 14:34Bota TEMA
Iran, mbyllet gazeta që botoi foton e George Clooney

Irani ka urdhëruar mbylljen e një gazete të përditshme, e cila botoi në kopertinë  një histori të shkurtër dhe foton e George Clooney, i cili në kostumin e tij kishte vendosur një mbishkrim në mbështetje të Charlie Hebdo.

Gazeta “Mardom e-Emruz” publikoi foton e aktorit Golden Globes me titullin “Edhe unë jam Charlie“.

Mohammad Ghoochani, kryeredaktor i gazetës, i tha agjencisë së lajmeve Tasnim se kjo gazetë ishte e detyruar të mbyllej.

Edhe pse  gazeta nuk shprehte mbështetje për Charlie Hebdo apo komentet e yjeve të Hollivudit, gjyqtarët e quajtën  titullin të turpshëm”.

Qeveria e Iranit dënoi sulmin në zyrat e  Charlie Hebdo dhe gjithashtu edhe revistën, duke thënë se karikaturat e botuara të Profetit  Muhamed ishin “provokuese” dhe një fyerje ndaj Islamit.

Në një deklaratë, Ashraf Ghani, presidenti afgan, i quajti fotografitë e Profetit blasfemuese dhe papërgjegjshme.

Liria e shprehjes duhet të përdoret në një mënyrë të atillë që të rritë mirëkuptimin mes feve.
Afganistani ka vuajtur për shumë vite  nga lufta dhe dhuna,  më shumë se çdo vend tjetër, ndaj  është e nevojshme të kuptohet dhe promovohet bashkëjetesa paqësore midis njerëzve në gjithë botën“, – tha ai./ J.H

 

3 komente në “Iran, mbyllet gazeta që botoi foton e George Clooney”

  1. BERISHA LARGOHU says:

    Islamizem do te thot te mbajme njerezimin si kafshe, do te thot mohim i se drejtes per te jetuar i lire, do te thot mohimin e demokracise, do te thot terrorizem kunder njerzimit.

  2. Shuman says:

    ndajeni mendjen, se per Iranin paska folur presidenti afgan sipas jush…

  3. Star says:

    Gazetar koti qe i perziejne ngjarjet. Gazetar pa piken e kultures se pergjitheshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje