Burri varrros të gjallë të bijën 10 vjeçare, sepse ishte vajzë

18 Janar 2015, 13:14Bota TEMA
Burri varrros të gjallë të bijën 10 vjeçare, sepse

Një burrë është arrestuar në Indi, pasi u përpoq të varroste të gjallë të bijën e tij 10 vjeçare, sepse ajo ishte vajzë”.

 

Policia tha se ngjarja tronditëse ndodhi në  Tripura, Indi, ku Abdul Hussein hapi një gropë në kopshtin mbrapa shtëpisë kur gruaja e tij nuk ndodhej në shtëpi dhe pastja hodhi në të vajzën e tij, të cilës i kishte lidhur duart me litar dhe i kishte lidhur edhe gojën.

Babai e kishte mbuluar me dhe  vajzën e tij deri në gjoks dhe kur gruaja e tij u kthye në shtëpi ai i vendosi në kokë vajzës një shportë bambuje me qëllim që ta varroste atë plotësisht më vonë.

Gruaja filloi menjëherë të kërkonte për të bijën dhe e gjeti atë me ndihmën e fqinjve, të cilët e zbuluan vajzën të hedhur në gropë dhe të mbuluar me dhe nga i ati.

Komshinjtë pasi panë aktin kanë rrahur burrin, para se të thërrisnin policinë. Tani babai i 10 vjeçares do të përballet me akuzën e vrasjes në tentativë të së bijës./j.h

 

7 komente në “Burri varrros të gjallë të bijën 10 vjeçare, sepse ishte vajzë”

  1. tfgs says:

    o nooooooooooo!
    Tema,e katranoset fare,mjaft me,me keta byrazeret e Zike marmides……

    1. krysho ludovik says:

      thumbs up for Dule Hyseni, ska faj dulja eshte familje pushke nuk ka ci duhe femrat ato i rremben ne lufte

  2. Tomorri says:

    Bota po merr funde ,ne te gjithe boten te vendoset ligji me vdekje duke e shoqeruare edhe me ligje shume te tjera ekstreme per te ruajtur jeten qe Zoti e jep nje here dhe ai duhet ta marre nje here,rruge te mesme nuk ka,rruget e tjara jane demagogji dhe kjo loje luhet per te fituare te pasurit ne kurriz te mases se gjere te popullimit ne planet.Vetem fjala politike dhe parti qe jane shpikur gjoja per te miren e popujve jane shpikut per te roberuare ne ekstrem popujt e botes.Diçka tjeter duhet ti beje mire njerzimit dhe qe sote duhet me urgjence dhe pa luftra.

  3. pjatalarsi says:

    Vetem ta lexosh titullin te tmerron, e lere ta shohesh apo ta besh nje krim te tille! Burgun e perjetshem ne nje biruce e meriton ky kriminel.

  4. Kujtim says:

    “Ju mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, se Ne ua sigurojmë furnizimin atyre dhe juve, e mbytja e tyre është mëkat i madh”(31) isra Kuran.

    Zoti e konsideron mekat te madh te vrasesh femijen tend dhe cdo njeri tjeter te pafajshem.
    ….

  5. agostin says:

    Rrofte Muhameti!Alla hyqber…..ha…..jeni vetem per peshe ne kete planet.

  6. miri says:

    Tmerr i vertete ……… ska as kafsh te vepeoje keshtu….. Vdekje per kete lloje mostre ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje