Situata e re po e ndryshon kancelaren?

16 Janar 2015, 11:32Bota TEMA

Nga Dagmar Engel

 

E guximshme, luftarake, emocionale, të gjitha cilësi, që nuk të bien në mend menjëherë për të karakterizuar “gruan më të fuqishme në botë” (sipas revistës Forbes). As në deklaratën qeveritare mbi sulmet terroriste në Paris Angela Merkel nuk e ngriti zërin, nuk shtrëngoi as grushtin dhe nuk u përlot. Po çfarë i shtyn komentatorët në Gjermani të bëjnë vlerësimin, se kancelarja është duke ndryshuar?

Argumenti 1: Kjo fotografi, një shkrepje e çastit gjatë marshimit në Paris: Kancelarja e ftohtë, që ka evituar gjithmonë afërsinë fizike me homologët e saj, mbështetet te presidenti francez, mbyll sytë, ka një pamje të butë, emocionale. Me sa duket asgjë nuk është e rastësishme në pamjen e Angela Merkelit.

Argumenti 2: Ajo mbron në mënyrë demonstrative muslimanët në Gjermani. Fare qartë kancelarja gjermane, kryetare e CDU, përqafon thënien e presidentit të mëparshëm gjerman, se edhe islami i përket ndërkohë Gjermanisë. Kjo është me të vërtetë e re: Në vitin 2010 ajo nuk ia miratoi Wulff-it këtë thënie, tani e ka përdorur vetë atë, dy herë brenda katër ditësh. Për herë të parë gjatë vizitës së kryeministrit turk të hënën. Pastaj pasoi një breshëri kritikash prej partisë së saj, partisë simotër CSU, prej American Jewish Congress, dhe shumë zgjedhës të saj nuk janë të bindur për këtë. Megjithatë ajo e përsëriti të gjithë citatin sërish në deklaratën qeveritare.

Argumenti 3: Angela Merkel pozicionohet qartë kundër demonstratave antiislamike të Pegida-s, zgjedh fjalë emocionuese, flet për urrejtjen dhe ftohtësinë, që vëren në disa zemra. Ajo i kujton përgjegjësinë secilit qytetar, që bashkohet me Pegida-n. Nuk dihet se sa e madhe është mbështetja për këto marshime proteste, e atyre që heshtin, megjithatë ajo rrezikon që edhe këtu të humbasë elektorat.

Kundërargument? Për kancelaren thuhet se qeveris në bazë të sondazheve, sipas bindjeve të popullatës. Daljet e saj në publik, fjalimet, gjestet e saj në këto katërmbëdhjetë vite në vështrim të parë flasin një tjetër gjuhë. Por në fakt Angela Merkel ndjek atë, që ka nisur javët e fundit jashtë zyrës së kancelarisë së saj. Shoqëria gjermane i thotë lamtumirë konsensit të rehatshëm në dukje. Ajo ri-ideologjizohet, del në rrugë me dhjetëra mijëra vetë, pozicionohet – edhe pse deri diku me ngurtësi – dhe kërkon të njëjtën gjë edhe nga përsonat në udhëheqje. Angela Merkel në deklaratën e qeverisë ka kërkuar reflektim demokratik. Por demokraci do të thotë gjithmonë edhe konflikt, që zhvillohet me argumente. Të gjithë, edhe kancelarja, duhet të dalin nga zona e rehatisë. Procesi ka filluar.

2 komente në “Situata e re po e ndryshon kancelaren?”

  1. A says:

    Kancelarja e Gjermanise ANGELA MERKEL nuk ka asnje te drejte qe te ule gjakrat ndaj veprimeve te pa pergjegjshme te besimtareve islamik musliman nga cfaredo shteti dhe rrace qe mund te jene.
    Shteti dhe Qeveria Gjermane duhet te ngrej praktika dhe strategji te tilla qe keto njerez dhe grupime qe nuk jane autokton gjerman te integrohen me zakonet, traditen, kulturen dhe qyteterimin gjerman. Kur dihet qe si GJERMANIA dhe populli i saj jane elite boterore per zhvillim dhe mireqenie.
    Gjermanet e kane provuar njehere kur CIFUTET, pamvaresisht se jane rrace e zgjuar, rrace e arsimuar, e qyteteruar kerkonin qe te kapnin dhe te ndikonin ne gjithcka gjermane. Por, ndodhi ajo qe ndodhi me CIFUTET, duke qenese se u bene te padurueshem, politika gjermane me HITLERIN ne krye i masakroj.
    Prandaj, qe te mos ti ndodhin keto ngjarje nuk duhet qe islamiket muslimanet te HAPEN si VAJ ne LAKRA ne Gjermani dhe kudo neper Evrope, neqoftese keto nuk duan te integrohen me jeten, kulturen, traditat, zakonet e ketyre vendeve te zhvilluara. Por, duke i shikuar edhe nga pamja e jashtme si femrat dhe meshkujt qe lene shume per te deshiruar.
    Ne menyre te vecante ne drejtim te femres te ciles me detyrim duhet te shkollohen, te kulturohen, te qyteterohen dhe te emancipohen me shume se mashkulli. Sepse kjo eshte edhe mesuesja e pare e femijes qe lind ashtu si na meson SHQIPTARI MUSLIMAN PATRIOTI i MADH SAMI FRASHERI.
    Dihet qe ne krahasim me CIFUTET qe eshte pothuajse rraca me zgjuar dhe inteligjente ne bote, ARABET ISLAMIK karakterizohen si rrace injorantesh dhe e prapambetur.
    Boterisht dihet qe 10(DHJETE) GJUHET qe fliten me shume ne bote eshte edhe ARABISHTJA. Por fatkeqesisht ne kete gjuhe perkthehen pak ose aspak literature e huaj nga gjuhet e tjera, sepse si popullsia dhe sistemi duan te rrine ne injorancen e vet shekullore. Prandaj, i them ANGELA MERKEL jeni gabim sepse prej tyre nuk meson tjeter ndikim pervec bakshishit dhe rushfetit. Tung.

  2. = says:

    Europa nuk ndryshon nga emertesa e Fishtes!”Burrnesha” e motit.
    Per’si paraqet aktualitetine Europa.Njikohesisht dhe dalja ne kohe e Serbis per Skenderbeun te gjeje rastin kur Europa do te denojne luftrat e Skenderbeut se,islami asht paqesor,teori e Merkelinit.Kosovaret denojne Skenderbeun se ka vrare mysliman.Serbet se kane vrare kosovaret.Shume shpejt krenaria e shqiptarve cdo dite do te vije e te venitet qe Heroi Kombetar paskesh luftuar padrejtesisht muslimanet e Kosoves e turqit e Erdoganit e mbrojtur Europen.Europa vdiska per mysliman e Gjermania po e po.Pak xhami kane ne gjirin e Europes,me mbet pa mend.Rrezik te na sulen shqiptarve e te mos i anetaresojne ne BE.Pikrisht per gabimet e Skenderbeut.
    Te gjithe udheheqesit shqiptare qe kane kontriubue per vatanin pervec Ismail Qemalit te gjithe paskeshin gabur.Dikush vjedh arine,mbathe opinga tradheton e hup bashtinete.Tjetri diktator po vdiq me lot perfaqe i gjithe populli.Dhe ky teper i gabuar se i hoqi bishtukun e pishen dhe i solli drite elektrike.Pra faji nuk i ngelet asnjerit nga keto udheheqes sepse te gjithe jane frymezuar nga Heroi Skenderbeu.Bile e kane quajtur i pari dhe i vetmi Hero i kombit.Ky paskesh qene gabues kembe e koke.Tashti Skenderbeu do na sherbej si rrufepritse nga gjuajtjet e rrufeve Europiane drejt nesh ne nji siperfaqe toke prej 28 mije m/2.Ne jemi origjinal ne shfrytezimin e situatave.Nese Merkeli shton dashurin ndaj Islamit.Bind dhe Europen.Ne te gjithe do behemi islamista cil e mbyll syte.Ketu Berisha del largpames se na anetaresoi ne shoqerin Islame me tu ndie era e demokracise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje