Dy punonjëset humanitare italiane, të cilat u kapën peng në Siri nga terroristët janë liruar pas 5 muajsh.
Greta Ramelli, 20 vjeçe dhe Vanessa Marzullo, 21 vjeçe u pritën nga Ministri italian i Jashtëm pasi mbërritën në aeroportin e Romës mengjesin e sotëm.
Italia nuk ka dhënë asnjë detaj se në ç’rrethana u bë lirimi i dy vajzave që mbaheshin peng.
Dy italianet e reja po punonin me projekte humanitare kur u kapën peng në Korrik të 2014-ës afër Aleppos.
Një viede që u shfaq kohë më parë thuhej se ato mbaheshin peng nga fronti i al-Nusras.
Në video dy vajzat thonin: “Jemi në rrezik të madh dhe mund të na vrasin. Qeveria është përgjegjëse për jetët tona”./j.h
Duke financuar me 12 milion euro terrorizmin?????!!!!!!
Italia eshte i vetmi shtet qe paguan per pengjet. Prandaj dhe italianet jane pengjet e preferuar dhe nuk i vrasin kurre.