Jabllanoviç u kërkon falje nënave që janë ndier të fyera

19 Janar 2015, 16:27Rajoni TEMA

Ministri për kthim dhe komunitete në qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanovic, ka kërkuar falje për deklaratat që i ka bërë më 6 janar të këtij viti ndaj protestuesve në Gjakovë.

“U kërkoj fjale të gjitha nënave që janë ndier të fyera me këtë deklaratë”, ka thënë Jabllanovic, pas një takimi të qeverisë së Kosovës sot, raporton REL.

Ai i kishte quajtur “egërsira” protestuesit, që në numrin më të madh ishin nëna dhe familjarë të personave të pagjetur të luftës, të cilët po përpiqeshin të pengonin disa pelegrinë serbë që të vizitojnë Gjakovën me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.

Jabllanovic ishte arsyetuar duke thënë se komentet e tij nuk kishin të bënin me familjarët e personave të zhdukur, por me ata që kishin hedhur sende në autobusin që bartte qytetarët serbë.

Kërkim falja e ministrit pason protestën e mijëra qytetarëve në Gjakovë të shtunën më 17 janar, të cilët kërkonin nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, shkarkimin e tij.

4 komente në “Jabllanoviç u kërkon falje nënave që janë ndier të fyera”

  1. lili says:

    Shume vone i râ ne mène me kerkuar flake,tash duhet te fjale vetem doreheqjen edhe Pike.

  2. Aldo says:

    Ca kafke!!! Tamam si majmun qenka.

  3. mirel says:

    Fytyreqen si turkofaku

    1. Fiks fare, korrak si turkofagos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje