Osman Musliu, një imam 52-vjeçar, po më çon me makinë në qytetin Vushtrri në veri të Kosovës. Musliu ka një buzëqeshje të ngrohtë dhe një kollare të kuqe. Po shkojmë në atë që ai e quan një ceremoni divorci.
“Disa çifte në Kosovë nuk bëjnë martesë zyrtare. Vetëm kur kanë fëmijë ndodh që të shkojnë në komunë për një martesë zyrtare. Ata fejohen dhe divorcohen gojarisht,” thotë Musliu.
Kam bërë kërkime për diskriminimin e grave në çështjet e trashëgimisë, që ndonjëherë vendosen nga mbledhjet e imamëve dhe pleqve të komunitetit si kjo ku do të marrim pjesë.
Por takimi i kësaj dite të majit është i gjithi për rënien dakord mbi ndarjen e një çifti të ri. Sipas ‘organit të pleqësisë’ që mbikëqyr procedurat, ky vlen si divorc. Në sytë e ligjit, megjithatë, ky çift nuk është martuar kurrë. Ata ishin të fejuar vetëm për tre muaj.
Takimi zhvillohet në një dhomë në një xhami. Po heqim këpucët përpara se të hymë. Dhoma është e vogël, e dekoruar me simbole islamike dhe ka shumë tavolina. Teksa ceremonia është gati të fillojë, numëroj të gjithë burrat në dhomë, ata janë 24. Unë jam e vetmja grua e pranishme.
Ali Pasoma, një 52-vjeçar që drejton mbledhjen, hap procedurat me një frazë arabe që zakonisht përkthehet si ‘Në emër të Zotit, më të madhërishmit, më të mëshirshmit’: “Bismillah al-Rahman al-Rahim, shpresoj që Zoti të na udhëheqë dhe ne të veprojmë me drejtësinë e tij. Çdo gjë ka rregullat e veta, si ky organ pleqësie,” deklaron ai me zë të lartë dhe solemn.
Një takim si ky mund të zgjasë deri në gjashtë orë. Ky zgjat katër. Atmosfera është dramatike dhe e trishtuar.
Detyra e burrave është të ndajnë çiftin sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit, një përmbledhje e zakoneve të lashtë shqiptare i përpiluar në shekullin e 15 dhe i shkruar në fillim të shekullit të 20 nga prift françeskan, shqiptar i Kosovës, Shtjefen Gjecovi.
Një burrë që prezanton vajzën në këtë çështje flet i pari, i ndjekur nga djalit i burrit të përfshirë. Sipas traditës, secila palë është e përfaqësuar nga një numër i barabartë burrash.
Babai ul kokën, shpreh pendesë për atë që ka bërë djali i tij. Më pas djali 22-vjeçar flet. (Në mënyrë që të respektohet privatësia e tyre, emrat e anëtarëve të familjes nuk janë përmendur).
Djali, i veshur me xhinse, sjell një karrige në mes të dhomës dhe fillon një lloj rrëfimi.
“Kontaktonim nëpërmjet Facebook. Ajo përdori magji për të më bërë të bija në dashuri. Nuk do të lidhesha kurrë me të, por ajo më futi diçka në pije kur vendosa ta takoj për herë të parë dhe t’i thosha se nuk isha i interesuar për të. Rrëfej se nuk jam në dijeni se si u fejuam,” thotë ai, teksa një burrë i moshuar në divan fshin lotët.
Zilja e një telefoni më trondit nga absurditeti i shpjegimit të tij dhe më kthen në realitet. Dy botët e ndryshme të provokuara nga i riu – botët e magjisë dhe lidhjeve shoqërore – përbëjnë një kombinim të çuditshëm.
“Zakonisht është më e lehtë kur nuk kemi asnjë grua të pranishme,” thotë Sherif Kutllovci, një këshilltar dhe anëtar i trupit të pleqve. Ai kërkon falje për pyetjen intime që i duhet të bëjë përpara meje. “Na thuaj,” pyet ai të riun. “Fjetët bashkë?”
Burri refuzon të përgjigjet. Nëse thotë po do të rrisë pagesën që familja e tij duhet t’i japë familjes së vajzës. Duke pretenduar se ai ishte disi i sëmurë kur filloi lidhjen e ul sasinë e parave. Kjo duket se është arsyeja përse ai përmendi magjinë.
Ai i ka sjellë turp familjes së vajzës, thonë burrat; ai duhet të paguajë. Kutllovci dhe i riu largohen nga dhoma për të diskutuar çështjen veçmas. Sipas trupit të pleqve, ndonëse çifti ishte i fejuar, ata duhet të kishin bërë marrëdhënie.
Në fund, pa e zbuluar përgjigjen për pyetjen e Kutllovcit, trupi i pleqve vendos që i riu duhet të paguajë 4000 euro brenda një muaji. Gjykimi është konfirmuar në një shënim të shkruar me dorë.
Gjyshi i vajzës së re pretendon se paratë nuk mund ta heqë turpin që ka rënë mbi të.
Pas vendimit, i bashkohem trupit të pleqësisë për drekë. Burrat që përfaqësojnë vajzën janë gjithashtu të pranishëm. Ne ulemi së bashku në një restorant të vogël me vetëm katër karrige. Familja e vajzës paguan për vaktin. Sherif Kutllovci, Osman Musliu dhe Ali Pasoma thotë se ata nuk marrin para për pjesëmarrjen në mbledhje.
Më vonë, kontaktoj me vajzën e re, e cila është 19 vjeçe. Ajo më thotë se donte të vinte në mbledhje, por gjyshi dhe babai i saj i thanë se nuk kishte nevojë. Ata i kishin thënë ‘do të vendosim ne për ty’.
Ajo nuk e di se çfarë do të ndodhë me paratë, por më thotë se ajo dhe i fejuari i saj kishin planifikuar të martoheshin në dhjetor. Nëse do të kishte qenë për të, ata do të vazhdonin të ishin bashkë.
Por djali donte t’i jepte fund marrëdhënies dhe një grup burrash ia plotësuan dëshirën, megjithëse me një çmim të majmë, pasi pala e saj në këtë çështje ishte përfaqësuar nga një tjetër grup burrash.
Ligjet e Kosovës thonë se burrat dhe gratë janë të barabartë, por në komunitete tradicionale si ky, realiteti është shumë i ndryshëm.
Mire se vini ne Kosovastan. Mjere ne per orientalizmin, barbarizmin dhe kafhserine islamo-arabe qe na ka pllakos.
Si mund te bejme ne bashkim kombetar me keta?
Turp e faqe e zeze!!!!! Ku eshte grekomuti??????
Oh ca injorance sundon aty.
Indrit, mos harro se nuk duhet bere ‘bashkim’ kombetar me Kosoven, i duhet dhene fund ndarjes qe na e kane imponuar ‘te medhenjte’ me nje te rene te lapsit. Do s’do ti (a une) jemi te gjithe shqiptare me te mirat e te keqijat qe kjo sjell.
Me vjen te vjell kur degjoj qe thone nuk duam bashkimin me Kosoven se nuk jane si ne. Si ne kush, si ne te zgjuarit dhe perendimoret qe votojme Sali Gerdecin (dhe te tjere pas tij) pasi i vuri flaken Shqiperise apo si ne qe na e ngrejne flamurin grek ne Himare e s’kemi bythe te reagojme?
Nuk u bere ti tani te gjykosh nje popull qe po ben njemije vjet qe lind djem e vajza per te luftuar serbin, rri e ha trahana ne mengjes e kujdes mos digjesh.
kosova eshte krahina kryesore, qe ju shkeput Shqiperise! Shqiptaret e Kosoves kane dhene prova te mjaftueshme qe jane krenaria shqiptare, perkrah vellezerve te Jugut Lindjes e Perendimit te Shqiperise,ne lufte kunder cdo pushtuesi per bashkim kombetare.Qeveria e pare shqiptare me ne krye te MADHIN Ismail Qemali i dha vendin e duhur perfaqsuesve te kesaj krahine ne qeveri. Kush fyen krahinat shqiptare eshte antishqiptare i deklaruar dhe perfundimisht i deshtuar! 10 milion shqiptare jane ne marrshim drejt bashkimit dhe integrimit me shoqerine e civilizuar perendimore,ku i takojme..Nuk ka grekosllav as ‘shqiptare’ qe e ndalon!!!!!!!
Shihnin ,Kallashin e Tunen ,dhe pastaj flisni per orijentin Kosovar.Keto kanune jane katolike ,ndiqen edhe ne Malesine e Shkodres e Mirdites.
Kosova egziston vetem ne mendjen e Serbogrekeve ,per shqiptaret eshte territor shqiptar me nje status te vecante.
Kosovaret jane 5 shekuj pas Shqiperise!!
Dhe kur thone qe duam te bashkohemi me Shqiperine,ME VJEN PER TE VJELLE!!
Kosovaret nuk na duan ne,por vetem malokerine e veriut!
Asgje te perbashket nuk kemi!
Ata jane mosmirenjohes,se LUFTEN e PARTIZANEVE TEENVER HOXHES per clirimin e tyre e quajne si SHERBIM NE INTERES TE SERBISE!
As per ndihmen e madhe qe ju dhame ne 1999 kur serbi i vuri para si lopet ,prap heshtin!
Per ata eshte i mire Sali Berisha qe furnizoi tanket serbe me nafte per te vrare djemte e Kosoves!
KURRE MOS ARDHTE DITA TE BASHKOHEMI ME KOSOVARET!!
Edhe njeNJERI TE URTE qe kishin,REXHEP QOSE e perzune nga Kosova dhe erdhi ne Shqiperi!
KOSOVA ESHTE MESJETA E Europes!!
Ty elpiniki nuk do hequr kari nga goja,qe mos flasesh budallalleqe si Janulla.
Me nje fjale eshte mire qe vajza po demshperblehet por kur vjen puna turpi eshte vetem per femren dhe ajo nuk mundi te ishte e barabarte kur duhej me qene ne gjygj???!!!!
Barazi simbas traditave kerkohet vetem per femrat sepse po te kishte barazi te vertete sdo kishte gjygj fare sepse te dy vetem bashkejetuan per nje kohe te shkurter me deshire dhe u ndane. Po te kishte barazi te vertete Duke u ndare ska perse mashkulli te paguaje per asgje.
o turqi cna bere !!!!!!!
gruaja dhe nderi i saj ,shitet e blihet si…lopa !
te te rrojne ”byrazeret korrake” ti zjesh e tu pish lengun………..madje ne nje big Alvania!
nuk keni pare asgje,nje bashkim[Zoti na rujt] mes korrakesh,ku perqindia do te shkoi ne 99%,nuk do te kesh hale ku te dhjesesh,pasi vatani do te jete nje hale gjigante……ZGJOHUNI!!
o koqe kandari !
bashkimi i trojeve sherben per ti dhene fuqi , ekonomi ,dhe autoritet vendit !
kurse per keta qe kane keto mentalitete….al..le….,do ti zbusim ashtu sic kemi zbutur myslimanet brenda vendit sot !
prandaj ,mos te zere meraku ,sepse me autoritare do te jemi me bashkim trojesh !
Ne cfare shekulli eshte shkruar ky artikull?
Me keqardhje te thelle ne shpirt mendoj se gabimi me i madh qe eshte bere nga Europa dhe SHBA, eshte pamvarsimi i ketij vendi qe quhet kosove. Keta monstra qe jetojne aty jane per tu cuar ne kopesht zoologjik, e jo per ti dhene lirine dhe sovranitetin. Keta jane rrezik i civilizimit, i botes se lire, i fjales dhe mendimit te lire, jane nje tumor malinj ne mes te europes. Lenia e ketyre fare kafsheve turkoshake nen juridiksionin e nje rojtari (serbise konkretisht) ishte nje vendim i veshtire por i drejte ne thelb. Keta islamike nuk meritojne asgje, as ajrin qe marrin. Keta duhet te cohen me urgjence ne Marok dhe ti qine ne bythe papushim arabet deri sa te ngordhin nga dhimbjet e marrmites.
Sa te trashe keta komentuesite ata ase nuke e dine qe kanuni i Lekes ska te baje fare me arabe jo qe i mbroje pore nuke i rrespektoje edhe arabet punojen me libra te mesjetes sikure farefisi i komentuesite Gjon e paska emrine e mire mos e gezofet..po si ja qete goja atao fjale per vllezrite kosovare cdo dite ne veri te Shqiperise vriten e marrin gjake simbase kanunite te lekes…..sikure vellaznit nga Kosova te na thone cdo dite ju i shitni motrat ne itali ne greqi tashe edhe ne serbi …e shete babai gocen vllau motren burri grune per leke…te tillet jane me poshte se arabet nuke kane dallime shume prej shtazeve ti jape edhe 100 raste tjera..qe ndodhin cdo dite ne Albanianstan….
Agron ,mos u genje nga emrat ,gjon ,gjin ,leke qe perdorin ne komente ,jane te gjithe te punesuarit E Janullatos dhe te serbise ,. E kuptove, te punesuar qe te shtjene percarjen nder shqiptare.
Mos u mundoni me llogjike tju shpjegoni dicka ,ata e dine me mire se ne qe ne jemi nje.
—–Vec shajuni ckane NENEN ,MOTREN ,BABEN VELLANE , SE GREKET NJEJTE JANE SI BURRAT E GRATE.
Shume keq Kosove! Shume keq! Turp per cfare po bejne bijte e tu! Zgjohu se po te merr lumi…
Pu, pu, pu! Si ne fshatrat e thella te Anadollit.
E vertete??? Nuk ka mundesi!!! Do jete ndonje shaka e gazetes!!!
More po mire e kini ju ne komente po do te thosha ka dhe nje ane pozitive , eshte nje menyre per te ditur cfare behet me rinine tek e fundit shume me mire se ne Shqiperi qe vene ju a marrin vajzat familjes per nuse dhe i nxjerrin per prostituta rrugeve te Europes dhe te gjithe mbyllin syte. Apo martohen dhe i trajtojne si skllave deri sa dhe i vrasin si rasti i sotem se nuk “zbatojne rregulin e mos larggimit nga pragu i deres” . Dhe po te lexoni artikullin e zgjeruar te rastit te Fierit te gjithe e dinin si eshte keqtrajtuar ajo grua dhe kane mbyllur syte dhe qajne hallin si kofini pas te vjelit se sa shume ka hequr e bla bla bla
Njat azganin me plis te bardhe ne fotografi mos e mundoni bre burra.Gjejeni nji shtrat apo shtroje e te flejne.Njashtu po e merrni m’qafe.
keto gjera kane ardhur ne mungese te shtetit e ligjit. qytetaret ishin te detyruar ti zgjidhnin vete problemet ne komunitet.
sado primitive duket eshte nje lloj drejtesie popullore.
kjo nuk eshte Standard ne kosove te mos mendoje dikush,ndodh ne ndonje Zone te izoluar.
ky asht tmerri i bullalllallakut te njerzve te pa ditur