Sipas një studimi të “Economist Intelligence Unit” për BBC, Europa do të përballet me tërmete politike gjatë vitit 2015-ës.
Sipas këtij hulumtimi, rritja e popullaritetit të partive populiste mund të bëjë që ato të fitojnë përqindje të larta të votave në zgjedhje dhe do detyrojnë krijimin e aleancave qeverisëse të pamenduara ndonjëherë.
“Kriza europiane e demokracisë“, është në hendek midis elitave dhe votuesve, thotë EIU, duke shtuar se ka “një gropë të madhe në zemër të politikës europiane, aty ku idetë e mëdha duhet të jenë“.
Britania, e cila shkon në zgjedhje në Maj është “në një periudhë të zgjatur të paqëndrueshmërisë politike, sipas studimeve të EUI. Studiuesit thonë se ka shumë gjasa që partia populiste UK Independence Party (UKIP) do të marrë vota si nga laburistët ashtu edhe nga konservatorët, gjë që do të prodhojë një qeveri jo stabël.
Por sfida politike e menjëhershëm, e cila do të testojë se sa rritja e populizmit do të përkthehet në vota është në Greqi. Zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme mbahen më 25 janar, të ardhura nga dështimi i parlamentit për të zgjedhur një president të ri në dhjetor.
Sondazhet e bëra thonë se partia populiste Syriza mund të dalë si partia më e fortë. Nëse kjo ndodh dhe ajo do të jetë në gjendje që të formojë një qeveri, atëherë kjo do të dërgojë valë trazirash dhe kaosi në gjithë Bashkimin Evropian dhe do të veprojë si një katalizator për turbullira politike diku tjetër, sipas analizës së bërë nga Economist Intelligence Unit.
“Zgjedhja e një qeverie drejtuar nga SYRIZA do të jetë shumë destabilizuese, si brenda vendit edhe në rajon. Ajo me siguri do të shkaktonte krizë në marrëdhëniet midis Greqisë dhe kreditorëve të saj ndërkombëtarë, siç është çështja e borxhit, një nga pikat kryesore të platformës se saj politike”, citon EIU.
Shembuj të tjerë të zgjedhjeve europiane me potencial për rezultate të paparashikueshme të cituara nga EIU përfshijnë Danimarkën, Finlandën, Spanjën, Francën, Suedinë, Gjermaninë dhe Irlandën.
“Emëruesi i përbashkët në këto vende është: Rritja e partive populiste,” thotë EIU. Përgatiti; J.H
E majta eshte kanceri i Europes.
Ke te drejte, e djathta e shkaterron pastaj i kerkohet llogari te majtes pse nuk rregullon.
Or debil kriza erdhi si prodhim i kapitalizmit te shthurur te te djathtes “etiketuar si Neoliberalizem”. Ke sot modele te sukseshme te shtetit socjal si vende Skandinave te themeluara ne ideoligjine e majte jane pararoje ne bote ne ekonomi,mireqenie, te drejtat e njeriut dhe zhvillim.
Eshte e sakt kur Albert-i thote se e majta eshte kancer i Europes (sidomos e mejta e “semure” italiane).
Ajo (e majta) “vuan” nga nje BUONIZEM (siç i thone ketu ne Itali) qe i kalon çdo kufi.
-Kaq vuajne disa italian por qeveria e tyre (italiane) nuk bene asgje per ta ndersa per refugjatet afrikan bene gjera qe jane jashte llogjikes ku dhe i ka sistemuar neper hotele (deri ne 3 yje siç i kam pare dhe me syt e mi ketu ne Milano)!?…
Zingaret (romet) bejne namin ketu duke vjedhur e çdo gje tjeter dhe asgje nuk u behet.
Per keto e shume te tjera poppulli i thjesht me te drejt do “tu drejtohet” partive qe i mbrojne nga keto fenomene te jetes se perditeshme.
LEGA NORD (ketu ne Itali) psh eshte ne vije te pare per keto dukuri e per kete eshte ngritur shume ne sondazhe duke arritur tek 15 % gje qe eshte “rekord” per te.
Per kohen qe jetojme vetem e djathta mund ta shpetoj diçka kete Europe “te semure”!…
Nga kapitalizmi kalohet ne socializem,ajo kohe eshte,kriza nuk ka spiegim tjeter e nuk mund te sherohet vecse me masa e reforma sociale.Qepa bije qe lind kalb qepen meme.Keshtu qe bota do shkoje ne socializem,behuni gati per shtetezimet,krijimin e kooperativave e jeten e re ne fshat!Ne Itali po formohen komitetet e para te partise qe do te udheheqin fushaten e korrje-shirjeve.
Ketu nuk behet fjale per te majte apo te djathte albaneze, por europiane te cilat si politika baze kane kontraten me votuesit.Paguaj dritat sepse te kam dhene pune dhe jam kujdesur per biznesin tend si shtet.Nuk jemi ne Shqiperi ku pasi te flakin ne rruge po keto te kerkojne llogari.Po e demtove si shtet votuesin ske te drejte ti kerkosh llogari , nuk eshte pjella jote. ti nuk e ke ne hesap me.Perndryshe njerezit jane te lire ti kerkojne ndihme nje shteti tjeter
Problemi i BE eshte se eshte mpleksur keqazi me “Skemen Ponzi(Piramidale)” ne SHBA ose quajtur ndryshe FED. FED i cili kontrrollon ekonomine djhe politiken amerikane nuk jane nje tjeter vecse nje grup bankieresh te paprekshem nga ligji dhe cuditerisht emrat e tyre mbahen sekret. FEDS apo sic quhen ndryshe karteli i lekut thjesht kane manipuluar me krizat dhe prodhojne leter higjenike AKA dollare me gjithe faktin se SHBA po i kalon $20triljone borxhe te cilat asnjehere nuk do te mund ti shlyeje
https://www.youtube.com/watch?v=iP9H5fADC0E
Vetem ne Shqiperi nuk do kete kurre termete politike!Arsyeja teper e thjeshte:popull dele me politike te korruptuar deri ne palce!
Demokraca eshte nje piramide me koke poshte. Siper qendron populli. Nuk kuptoj ketu ne Shqiperi shoh cdo dite ministra e kryeminister qe i drejtohen popullit me tone te larta bej keshtu e bej ashtu.Keto jane piramida me koke lart ose diktatura. Populli duhet ti kerkoje llogari qeverise. Mosmareveshjet zgjidhen gjate qeverisjes nepermjet ligjit, pas saj me zgjedhje. Cpune kane qeveritaret qe ushtrojne presion ne popull?. Ato kane detyrat e tyre. Mos kane vendosur a rikthyer ndonje rend tjeter?. Maybe….