Çmimi i karburanteve/Tabaku: Në Shqipëri, 36 % më shtrenjtë se masatarja botërore

23 Janar 2015, 12:55Politika TEMA

Partia Demokratike vijon akuzat ndaj Qeverisë përsa i takon politikës së ndjekur prej saj me taksat që shihen si shkaku kryesor për cmimin e lartë të karburanteve në tregun shqiptar.

Deputetja demokrate Jorida  Tabaku vurin theksin në barrën e taksave që paguajnë shqiptarët për Qeverinë në një litër karburant, duke e bërë çmimin më të lartë në rajon e në Europë. 

“Ndonëse çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare ka 6 muaj që ka filluar të bjerë me ritme galopante, shqiptarët ende paguajnë më shtrenjtë se sa fqinjët e tyre çmimin për një litër naftë.

Nga Korriku i vitit të kaluar deri më sot çmimi ka zbritur nga 110 USD për fuçi në 48 USD për fuçi, duke rënë 120%.

Për të shpjeguar se përse sot çmimi në Shqipëri nuk bie, duhet të shohim politikën fiskale që qeveria ka ndërmarrë ndaj naftës në këto dy vite qeverisje.

Në vitin e parë të qeverisjes, me gjithë kundërshtimin tonë, qeveria rriti taksën e qarkullimit nga 7 lekë për litër në 17 lekë për litër, pra shqiptarët paguan 12 lekë për litër me TVSH më shumë në të gjitha pikat e karburantit për gjithë vitin 2014.

Vetëm kjo rritje ishte 56 milionë USD më shumë nga xhepat e shqiptarëve.

Në janar të këtij viti, qeveria ka filluar të aplikojë një regjim edhe më të rënduar taksash. Duke përfshirë edhe një rritje prej 17 në 27 lekë për litër, duke e cuar kështu taksën 24 lekë me TVSH për litër dhe duke marrë 56 milionë USD të tjera nga xhepat e shqiptarëve.

Sot, qytetarët kur blejnë naftë në pikat e karburantit paguajnë; 37 lekë akcizë, 27 lekë taksë qarkullimi, 3 lekë taksë karboni, 25 lekë TVSH, 3.8 lekë taksë doganore, 5 lekë taksa ngjyrosje dhe portuale duke e shndërruar kështu peshën e taksave në çmimin përfundimtar në masën 60%.

Kështu që as Kryeministri, as qeveria nuk kanë pse çuditen që sot çmimi i naftës në Shqipëri është 1.32 USD për litër e mesatarja botërore është 0.97 USD për litër.

Shqipëria e ka karburantin 36% më shtrenjtë se mesatarja botërore, shumë më shtrenjtë se kushdo tjetër krahasuar me standartin tonë të jetesës”, theksoi Tabaku./gj.k/

REMOTE_ADDR:[]

10 komente në “Çmimi i karburanteve/Tabaku: Në Shqipëri, 36 % më shtrenjtë se masatarja botërore”

  1. Kapter Jari says:

    Jorida, ke harru fugonat !

  2. Gjergji says:

    Ju te PD’s po te kishit edhe pak me shume shkolle do sillnit edhe faktin qe ne shqiperi shitet nafta me cilesine me te ulet ne Europe. E cila eshte nafte Ballshi ose nafte e cilesise se ulet nga Rusia me nje cmim rreth 30 USD/Fuci.

    Nejse akuzojne hajdutat e PD’s hajdutat e PS’s, hajdut!!!

  3. freemind says:

    :@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@ BASTAAAAAAAA!!!!
    na e shpifet me cmimin e karburantit!lerini makinat ne shpi edhe boll!!!c’jane keto krahasime idjote me shtetet e tjera!!!o zot si nuk i fusin ne levizje neuronet kta njerez!!!

  4. ismeti says:

    o rasssss mut rras ,po edhe gomari i vuqidollit e din se ketu kan gisht koncesionet e sales

  5. Tafut says:

    Moj Tabake po ne kohen e Saliut dhe te Lulit cmimi i naftes ishte 2000 lek dhe cilesia zero.

    Je ne vete ti apo ti ka hanger maca trute

    Shko bej naj pipa andej nga blloku

  6. raimond vlonjati says:

    Eshte Rilindje…lol

  7. astrit says:

    Vazhdo bjeri ti tabake se do te te beje Lulka kryetarke bashkie.

  8. Gerti says:

    Absolutisht qe duhet permendur dhe cilesia shume e keqe.

    Raporti cmim/cilesi e ben Shqiperine vendin me naften me te shtrenjte ne Evrope.

  9. johannes kristianson says:

    Ne kohen e Sali Burishs, Shqiperia kishte cmimin mesatarisht 36% nen vleren e cmimit biteror……

    ..

    Ne nje lajm te ngjashem. Ne kohen e Sali Burishs, Zvicerianet ishin ne rradhe per te mare karta jeshile shqipetare. Kurse tani po ikin nga syte kembet.

  10. labi says:

    behet krahasimi me gjermanine,francen apo austrine,etj.,kush ka udhetuar nga italia ne drejtim te atyre shteteve e di mire qe ato kane pasur gjithemon çemim me te ulet,kur kam per te shkuar ne ato shtete me autobus nisem me serbator gjysem dhe sa jam ne austri apo france e bej plote.Po ne shqiperi ka nje faj te madhe dhe medja qe nuk bejne ballafaqime me ç’ka thone politikanet(te majte e te djathte) por vetem japin dhe trasmetojne IDJOTLLEQET qe thone dhe bejne sharlatanet e politikes Shqipetare,ca me paret e ca me bukuri na dolen politikane te mirefillte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje