Kodheli-Thaçit: Bashkohuni në të mirë të shqiptarëve të Maqedonisë

23 Janar 2015, 14:03Politika TEMA

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli gjatë vizitës së saj në Maqedoni u ndal në Tetovë, ku takoi kreun e PDSH-së Menduh Thaçi.

Kodheli e njohu Thaçin me diskutimet që zhvilloi me krerët më të lartë maqedonas, me të cilët theksoi nevojën e implementimit të drejtë dhe të menjëhershëm të Marrëveshjes së Ohrit.

Kodheli dhe Thaçi diskutuan gjithashtu edhe lidhur me arsimimin e shqiptarëve në tërësi dhe pjesëmarrjen e angazhimin e femrës shqiptare në veçanti, në të gjithë aktivitetet dhe strukturat vendimmarrëse në vend.

Ministrja Kodheli kërkoi që shqiptarët e Maqedonisë të jenë më të bashkuar dhe të përkrahin njëri-tjetrin.

“Vetëm bashkimi real i faktorit shqiptar në Maqedoni do të rrisë forcën e përfaqësimit dhe do të garantojë më shumë qytetarët e thjeshtë në të drejtat dhe liritë e tyre kushtetuese”, theksoi ajo.

Ministrja e Mbrojtjes tha se duhet punuar më shumë në këtë drejtim, ashtu siç shpresoj-vijoi ajo -se përpjekjet tuaja edhe në nivel institucional do të jenë garante të barazisë së trajtimit të shqiptarëve.

Bashkëbiseduesit vlerësuan se integrimet euro-atlantike të vendit dhe rajonit janë me interes të veçantë për shqiptarët.
Ministrja e Mbrojtjes  Mimi Kodheli vizitoi në shtëpinë e tij edhe kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti. /gj.k/

1 komente në “Kodheli-Thaçit: Bashkohuni në të mirë të shqiptarëve të Maqedonisë”

  1. PA DASHUR ASPAK QE TE MBESHTES SI ATA/ATO QE E MBAJNE VETEN PER TE DJATHTE APO TE MAJTE, SEPSE KAM IKUR NGA TIRANA/SHQIPERIA QE NE KORRIK-1990, THEM SE MINISTRJA E MBROJTJES MIMI KODHELI ESHTE E ZONJA NE KOMUNIKIMIN NDERKOMBETARE E SIDOMOS ME BASHKEKOMBASIT TANE KUDO NDODHEN NE BALLKAN. E NDOQA NE TV TAKIMET DHE FJALET E SAJA ME LIDERET SHQIPTARE TE SHQIPTAREVE TE MAQEDONISE DHE NDJEVA RESPEKT PER KETE FEMER ME PERSONALITET, QE NDERON VETVETEN DHE TE GJITHE NE SHQIPETARET KUDO NDODHEMI. RESPEKTE ZONJA MINISTRE E MBROJTJES.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje